Mbrojtja e shpëtimit vetëm përmes Krishtit

Mbrojtja e shpëtimit vetëm përmes Krishtit [Fragment]

A nuk të çojnë të gjitha fetë te Perëndia? A nuk ëshë një besim më i mirë se tjetri? A nuk është arrogante të thuash se vetëm një fe çon në shpëtim? Ka disa pyetje të përbashkëta me të cilat përballen sot njerëzit në botën tonë pluraliste. Në një botë plot me alternativa fetare, shumë njerëz mirëdashës, duke përfshirë të krishterë ungjillorë, shohin vështirësi tek ideja që duhet të ketë vetëm një rrugë për të hyrë në një marrëdhënie shpëtuese me Perëndinë. Megjithëkëtë, kjo është saktësisht ajo që na tregon fjala e Perëndisë; shpëtimi gjendet vetëm në një marrëdhënie me Jezus Krishtin (Veprat e Apostujve 4:12; Gjoni 14:6).

Problemi me të cilin përballen shumë të krishterë kur komunikojnë këtë të vërtetë biblike, është se shumë jo të krishterë do të përgjigjen thjesht, «por unë nuk e besoj Biblën». Pra, si mund ta përçojmë ne si të krishterë këtë të vërtetë biblike kritike te njerëzit që nuk e pranojnë me patjetër shkrimin si fjalën e Perëndisë? Në këtë rast mund të jetë një ndihmë shumë e madhe një argument i thjeshtë filozofik; ai quhet «Ligji i moskundërshtimit».

Kur bëhet fjalë për pyetjet e pluralizmit fetar dhe përhahpjes së pretendimit të krishterë të eksluzivitetit (shpëtimi gjendet vetëm në Jezus Krishtin), ligji i moskundërshtimit mund të shërbejë si një burim i vlefshëm në kutinë e veglave të apologjisë së krishterë. Ja se si funksionon:

Secila nga fetë e botës pretendon se përhap rrugën e vërtetë drejt shpëtimit, por secila prej këtyre feve jep një rrugë të ndryshme dhe të kundërt nga të gjitha të tjerat. Si rrjedhim, njëra nga këto rrugë të shpëtimit është e vërtetë, ose asnjë prej tyre nuk është e vërtetë, por ato nuk mund të jenë të gjitha të vërteta në të njëjtën kohë; kjo do të ishte shkelje e ligjit të moskundërshtimit.

[Megjithëkëtë] Për të treguar se Jezus Krishti është e vetmja rrugë e shpëtimit, të krishterët duhet të jenë gati (1 Pjetrit 3:15) me mjete të tjera mbrojtëse: argumente për vërtetësinë historike të Jezus Krishtit, besueshmërinë e ungjijve dhe ringjalljen e Jezus Krishtit etj.

http://www.awakengeneration.com/thoughts/befueled/198

[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Konsideroni edhe metodën e Palit në Aeropag: «Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zoti i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë; dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha kombet e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre, që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh. Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: «Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij» (Veprat e Apostujve 17:24-28).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *