Njerëz të rrezikshëm

A është Brajën Meklareni (Brian McLaren), udhëheqës i kishës emergjente, duke i kthyer shpinën kryqit?

20 mars, 2005

A po bëhet Brajën Meklareni një armik i kryqit të Jezus Krishtit? Ndërkohë që firma dhe miratimi i tij mbrapa librave të tillë si “Shprehja e mendjes sime” nga Toni Kampolo (Tony Campolo) dhe “Rruga e kërkuesit” nga Dejv Flemingu (Dave Fleming) ishte mjaft tronditës, kjo ishte e butë në krahasim më atë që ai ka bërë tani. Në mes të manisë “së motivuar nga qëllimi” (ang. Purpose Driven) dhe siç duket një gjumi të kishës, Brajën Meklarëni ka miratuar një libër që e quan doktrinën e kryqit një doktrinë të keqe [të ulët]. Atë libër? Askush tjetër veçse libri i ri i Alan Xhounsit (Alan Jones), “Riimagjinimi i krishterimit” (ang. Reimagining Christianity). Alan Xhounsi është një ndërspiritualist dhe mistik në çdo kuptim të fjalës. Mjafton t’i hidhni një sy [projektit] “Projekti i mësuesve frymërorë të gjallë”, ku është i përfshirë Xhounsi. Ky grup i përbërë nga rreth njëzet e pesë [veta] përfshin murgj zen dhe budistë, ithtarë të epokës së re (ang. New Age) dhe madje Mariana Uilliamsonin (Marianne Williamson) dhe [librin/studimin] e saj “Kurs mbi mrekullitë”. Qëllimi i këtij grupi është që të shkatërrojë besimin se Jezus Krishti është e vetmja rrugë për shpengimin dhe të integrojë në krishterim besime të tjera nga fetë e botës. Alan Xhounsi beson jo vetëm që kryqi është i keq [i turpshëm], por thotë edhe që praktika frymërore e lutjes soditëse [ang. contemplative prayer] do t’i tërheqë të krishterët në sferën e të gjitha feve të tjera botërore. Tani në lidhje me këtë pikë, duhet të biem dakord me z. Xhouns. A s’mund të jetë më i saktë se kaq. Pikërisht në këto momente janë dy grupe njerëzish që po i vërsulen ndërspiritualitetit dhe lutjes soditëse në mes të botës. Grupi i parë përbëhet nga ata që nuk kanë frikë, as nuk i mbajnë të fshehta besimet që kanë. Ky grup përfshin [njerëz] si Thomas Merton, Thomas Keating, Wayne Teasdale, Bede Griffiths, Robert Schuller, Tilden Edwards, Alan Jones, Marcus Borg dhe lista vazhdon. Grupi i dytë, dhe në njëfarë kuptimi një grup më i rrezikshëm, pasi në anën e jashtme ata vishen si dele, nuk janë tjetërkush veçse dishepuj të grupit të parë. Ky grup përfshin, për të përmendur disa: Richard Foster, Brennan Manning, Bruce Wilkinson, Eugene Peterson, John Ortberg, John Eldredge, Bill Hybels dhe, po, Rick Warren dhe Brian McLaren. Me kalimin e kohës, ne besojmë se ky grup i dytë do të shkrihet me grupin e parë, me krenari dhe haptas. Me ndihmën e Brajan Meklarenit kjo punë do të arrihet më shpejt, sesa pritet nga disa.

[THEB: Kontaktoni me ne për një kopje të kritikës sonë për [librin] “Jeta e motivuar nga qëllimi” (Purpose Driven Life) ose mund ta lexoni në internet në adresën tonë: www.thebereancall.org].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *