Ejani tek Unë dhe gjeni prehje

Çdo mëkatari të rënduar dhe të munduar Jezusi i thotë: “Ejani tek Unë dhe gjeni prehje”. Por ka edhe shumë besimtarë të rënduar dhe të munduar, gjithashtu. Për ata është synuar po kjo ftesë. Vini re mirë fjalët e Jezusit, nëse jeni të rënduar me shërbesën tuaj dhe mos gabo. Nuk është: “Shko, vazhdo punën”, siç mund ta përfytyrosh. Përkundrazi, …

Një vizion i shtrembëruar është një jetë e dështuar

«Ne ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit [shikimit]» (2 e Korintasve 5:7). A ke ndaluar ndonjëherë të mendosh përse një lojë futbolli është më emocionuese për shumë njerëz se një takim lutjeje? Dhe, megjithatë, të dhënat e pjesëmarrjes vërtetojnë se është kështu. Ose mund të pyesim: «Përse është roli i presidentit të Shqipërisë më tërheqës se mbikëqyrja në një …

Zhgënjimet e përpjekjeve në mish

«Në fakt unë e di se në mua (domethënë në mishin tim) nuk banon asgjë e mirë» (Romakëve 7:18). Nëse një besimtar i ri e mëson herët këtë mësim në jetën e tij të krishterë, ai do ta ruajë veten nga një botë problemesh më vonë. Bibla mëson se nuk ka ASGJË TË MIRË në natyrën tonë të vjetër, të …

Të kënaqësh syrin e Perëndisë

«Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe…» (Gjyqtaret 7:2). Gjithkush prej nesh ka një dëshirë të fshehtë për numra dhe një prirje për ta gjykuar suksesin me statistika. Ekziston njëfarë turpi për grupet e vogla, ndërsa grupet e mëdha fitojnë vëmendjen dhe respekt. Cili duhet të jetë qëndrimi ynë në këtë fushë? Numrat e mëdha nuk …

Puna e Zotit përmbushet me forcën e Tij

«Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time, thotë Zoti» (Zakaria 4:6). Ky varg ruan të vërtetën e rëndësishme se puna e Zotit nuk kryhet nga zgjuarsia dhe forca njerëzore, por nga Fryma e Shenjtë. Këtë e shohim në pushtimin e Jerikos. Nuk ishte forca e armatosur e Izraelit ajo që i bëri muret të rrëzoheshin. Ishte …

Të shohësh përtej së jashtmes

«Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!» (Gjoni 7:24). Një nga brishtësitë [mëkatet] më të rrënjosura të njerëzimit të rënë [në mëkat] është prirja e vazhdueshme për të gjykuar sipas pamjes. Ne e gjykojmë dikë sipas pamjes së tij. Ne e gjykojmë një makinë të përdorur nga trupi i saj. Ne e gjykojmë një libër nga kapaku …