Ejani tek Unë dhe gjeni prehje

Çdo mëkatari të rënduar dhe të munduar Jezusi i thotë: “Ejani tek Unë dhe gjeni prehje”. Por ka edhe shumë besimtarë të rënduar dhe të munduar, gjithashtu. Për ata është synuar po kjo ftesë. Vini re mirë fjalët e Jezusit, nëse jeni të rënduar me shërbesën tuaj dhe mos gabo. Nuk është: “Shko, vazhdo punën”, siç mund ta përfytyrosh. Përkundrazi, është ndalo, kthehu: “Ejani tek Unë dhe gjeni çlodhje”. Asnjëherë, asnjëherë nuk dërgoi Krishti një të rënduar për të punuar; asnjëherë, asnjëherë nuk dërgoi Ai një të uritur, të lodhur, të sëmurë apo vajtues në ndonjë shërbesë. Për të tillë Bibla vetëm thotë: “Ejani, ejani, ejani”.

–Hudson Taylor (J. Hudson Taylor (1832-1905) ishte një misionar anglez në Kinë. Themeloi Misionin në Kinën e Brendshme që në vdekjen e tij përfshinte 205 stacione misionarësh me mbi 800 misionarë dhe 125 të krishterë kinezë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *