PARASHIKIME TË SUKSESSHME nga shkencëtarët e krijimit

PARASHIKIMI // Forca e fushave magnetike të planetëve
Ka prova se çdo planet dhe hënë e madhe në sistemin tonë diellor, duke përfshirë tokën, ka – ose kishte dikur – një fushë magnetike përreth. Dhe që nga krijimi i tokës, fusha e saj ka qenë duke u dobësuar vazhdimisht (duke e humbur forcën), për të cilën Horejs Lem (Horace Lamb) krijoi një model mbi 100 vjet më parë. Kohët më të fundit (1984), fizikani krijimbesues Dr. Rasëll Hamfrejs (Russell Humphreys), zhvilloi një teori për të shpjeguar forcën e fushave magnetike të tokës dhe të planetëve të tjerë.

REZULTATET E TESTIT // Matjet e anijes Lundërtari 2
Nëse toka do të ishte qoftë 20.000 vjet e lashtë, fusha e saj magnetike do të ishte forcuar aq shumë, sa për ta bërë jetën të pamundur, kjo e bazuar në normën e tashme të dobësimit të fushës magnetike të një objekti astronomik mbas 6.000 vjetësh sipas normës aktuale të dobësimit. Shifrat që rezultuan nga teoria e Hamfrejsit jo vetëm që përshtateshin me forcën magnetike të kohës, por edhe pritën me sukses matjet e fushës magnetike të Uranit dhe të Neptunit (më 1990) nga anija Lundërtari 2. Këto rezultate jo vetëm që konfirmuan teorinë e një krijimbesuesi, por ndihmuan edhe për të konfirmuar se sistemi diellor është vërtet po aq i ri në moshë, sa pohon edhe Bibla.

PARASHIKIMI // Prishja dhe çlirimi i heliumit
Kur elemente radioaktive, si uraniumi, prishen, çlirohen grimca. Këto grimca përfshijnë atome heliumi, që janë “rrëshqitëse” dhe dalin nga kristalet ku janë formuar. Nëse uraniumi ka qenë duke u prishur sipas ritmit të tanishëm të ngadaltë gjatë miliona dhe miliarda vjetësh, shumica e heliumit duhet të kishte dalë kristalet shkëmbore. Nëse, nga ana tjetër, toka është e re dhe prishja radioaktive ishte më e shpejtë në të kaluarën, atëherë duhet të presim të gjejmë shumë helium në shkëmbinjtë e tokës.

REZULTATET E TESTIT // Vendndodhja e shpimit në Meksikën e Re
Kur gurët e një vendndodhjeje shpimi në Fenton Hill, në Meksikën e Re u testuan, u gjetën sasi të mëdha heliumi në kristale. Kjo sugjeron jo vetëm se këto kristale janë veçse mijëra vjet në moshë, por edhe se shumë prishje radioaktive (që do të kërkonte më shumë se një miliard vjet sipas ritmit të sotëm) duhet të ndodhte brenda vetëm mijëra vjetëve. Kjo nga ana tjetër sugjeron se asgjë në tokë nuk mund të datohet më e vjetër, sesa tregohet nga Bibla.

PARASHIKIMI // Radioaureola në gurët ranorë
Radioaureolat janë provë e dëmtimit të shkaktuar kur elemente radioaktive brenda gurëve shkatërrohen. Shkatërrimi i uraniumit krijon gjithashtu elementin radioaktiv që prishet shpejt, poloniumin. Gjeologu Endrju Snelling (Andrew Snelling) sugjeroi se nëse uji rridhte shpejt nëpër një gur në kohën që uraniumi po prishej shpejt, poloniumi mund të përqendrohej në një vend të veçantë nga uraniumi. Nëse teoria e Snelling ishte e saktë, gjeologët prisnin të gjenin më shumë aureoloa poloniumi kudo ku kalonte ujë shtesë përmes gurit.

REZULTATET E TESTIT // Malet Tymues
Kur Snelling shqyrtoi gurë ranorë që kishin pësuar metamorfozë në Malet Tymues, ai zbuloi saktësisht atë që kishte parashikuar. Këto aureola poloniumi jo vetëm konfirmojnë teorinë e këtij krijimbesuesi, por edhe sugjerojnë se shumë procese ishin më të shpejtë në të kaluarën. Prishja radioaktive, metamorfoza dhe ftohja e gurëve duhet të ketë qenë më e shpejtë në të kaluarën për t’u përputhur me mendimin biblik të historisë së tokës.

PARASHIKIMI // Lëndë e ftohtë afër bërthamës së tokës
Herët në vitet 1980, fizikani Xhon Baumgardneri (John Baumgardner) zhvilloi teorinë e një krijimbesuesi për lëvizjen e shpejtë të kores së tokës gjatë Përmbytjes. Teoria e tij sugjeroi se korja “e vjetër”, e ndodhur nën oqeanet para-Përmbytjes, duhet t’i ketë fundosur të 1800 miljet (2900 km) në bazën e shtresës së nxehtë të tokës, ku temperaturat janë deri në 7232°F (4000°C). Kjo kore do të kishte shkrirë nëse i duheshin miliona vjet për të arritur bazën e kësaj shtrese, po të ishte fundosur aq ngadalë sa ritimi i sotëm. Nga ana tjetër, nëse u fundos shpejt 4350 vjet më parë, siç sugjeroi teoria e Baumgardnerit, atëherë në bazën e kësaj shtrese duhet të gjenden ende pirgje të atyre pllakave, më të ftohta se shtresa rreth tyre.

REZULTATET E TESTIT // Zbulimi i shtresës
Duhet të kalonin dhjetë vjet më shumë para se shkencëtarët të zhvillonin teknologjinë që do të ishte në gjendje të “shikonte” diçka të tillë në bazën e kësaj shtrese. Kur kjo teknologji u zhvillua, u gjet lëndë e ftohtë, siç kishte pritur modeli i Baumgardnerit. Ky parashikim i suksesshëm se modeli i Baumergardnerit është i saktë. Gjithashtu kjo sugjeron se kontinentet lëvizën më shpejt gjatë Përmbytjes dhe se Përmbytja ndodhi vetëm para disa mijëra vjetësh, siç sugjeron edhe Bibla.

PARASHIKIMI // Këmbimi i fushës magnetike të tokës
Të gjitha fushat magnetike kanë dy pole të dallueshme, një veri dhe një jug, dhe kështu është edhe me fushën magnetike të tokës. Megjithëkëtë, në kohë të ndryshme në të kaluarën fusha magnetike e tokës ka ndryshuar, në fakt, drejtimet. Në secilin rast, Poli i Veriut u ndryshua me Polin e Jugut. Duke qenë se llava vullkanike, ndërsa ftohet, shënon drejtimin e fushës magnetike në kohën e ftohjes, shkëmbinjtë e tokës kanë shënuar këto rrokullisje të fushës magnetike. Megjithëkëtë, më 1986, Dr. Rasëll Hamfrejs (Russell Humphreys) sugjeroi se çrregullimi i Përmbytjes bëri që fusha magnetike e tokës të rrokullisej shpejt gjatë Përmbytjes. Nëse është kështu, fusha duhet të jetë rrokullisur pak a shumë çdo disa javë.

REZULTATET E TESTIT // Të dhënat e Malit Steens
Më 1988, u gjet një rrjedhë basalti [një lloj llave] në Malin Steens në Oregonin jugor që vërtet shënonte një rrokullisje të fushës magnetike të tokës. Deri tani, e vetmja mënyrë për të shpjeguar një këmbim të tillë të shpejtë është përmes përçarjes së fushës magnetike të një toke të re gjatë një Përmbytjeje globale – pikërisht siç pohon Bibla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *