Rri ulur vetëm, duke mos patur askënd me të cilën të flas. S’kam asnjë me të cilën të ndaj problemet e mia, asnjë që të interesohet për mua. Jam e humbur. Nuk e di se ku po shkoj. Kam marrë tatëpjetën, bota ime do të shembet së shpejti. Vetmia është miku im, miku im i vetëm. S’ka asnjë dritë në fund të tunelit – vetëm rrugë qorre. Varri është opsioni më i mundshëm. Nuk mund t’i arratisem vetmisë.
A është shkruar kjo pjesë poezie nga një plak i zhgënjyer në fund të një jetë plot zhgënjime dhe dhimbje? Jo! Kjo ishte botuar në gazetën e një shkolle të mesme dhe ishte shkruar nga një maturante, e cili dukej se po e gëzonte tërë popullaritetin, kënaqësitë dhe të ashtuquajturat liri që ofron rinia moderne.
Kjo britmë vetmie erdhi nga një vajzë, bota e së cilës është e mbushur me njerëz, zhurmë dhe aktivitet. Ajo nuk është e vetme në zhgënimin që ka për jetën. Numri dëshpërues i vetëvrasjeve midis të rinjve dhe përdorimi i shfrenuar i drogave psikoaktive për t’iu arratisur zbrazëtisë së jetëve të tyre është alarmues.
Por është Dikush që kujdeset! Si mund të rrimë pa ju prezantuar me këtë Mik i cili ka premtuar “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis” (Hebrenjve 13:5)?
Emri i Tij është Zoti Jezus Krisht. Ndonëse jetonte në Qiell në harmoni të përsosur me Perëndinë, Atin e Tij, ne lexojmë se Ai “gjente ëndje … me bijtë e njerëzve” (Fjalët e Urta 8:31). Ai u bë një njeri, që të mund të bëhej një Mik që na kupton, na do dhe që kujdeset për ne. Ai jo vetëm që jetoi për ne, por Ai vdiq për mëkatin tonë, që të mund të gëzojmë ndjenjën e pranisë së Tij çdo ditë mbi tokë dhe që të jemi përjetësisht me Të në të ardhmen.
Pse të mos pranosh nevojën që ke për Të dhe t’i besosh Atij për të të dhënë këtë jetë të re me Perëndinë? Dhe atëherë çfarë ngushëllimi do të sjellin në zemrën tënde fjalët e Apostullit Pal: “Dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju” (1 Pjetrit 5:7).