Realiteti i besëtytnive brenda kishës

Realiteti i besëtytnive brenda kishës

Dr. Peter Jones, profesor i Dhiatës së Re në “Seminari Uestminster” në Kaliforninë e Veriut, tregon panoramën e gjerë ndërsa analizon se si kishat tona janë shpërngulur drejt fesë të motivuar nga përvoja dhe drejt misticizmit lindor:

“Besimi se njerëzorja është hyjnore, dhe kështu në thelb i mirë, e shpjegon kërkimin në rritje për zbulim frymëror vetjak, në dëm të doktrinës dhe së vërtetës. Misticizmi ka zëvendësuar aspektin e vërtetë frymëror. Kompanitë në Perëndim, duke parë vlera tregtare në një optimizëm të tillë, janë duke i përdorur këto ide për të nxjerrë një personel shitjesh më të mirë. Bulevardi “Madison” dhe gurutë (këshilltar shpirtëror lindor) mund të jenë një aleancë e pandalshme, jo e shenjtë duke ushqyer makinerinë e korrektësisë politike. Si një shprehje e hyjnores, çdo vetvete është një burim i së vërtetës”.

Nëse dikush dyshon që kjo është një epokë e besëtytnive, pështjellimit dhe çmendurisë fetare, thjesht bëj një vizitë në një librari të krishterë. Atje do të gjeni:

  • Hannah Hurnard — Okultiste e Epokës së Re dhe lexuese e aureolës.
  • Madame Guyon — një heretike mistike.
  • Madeleine L’Engle — e cila thotë se Perëndia i Dhiatës së Vjetër është “derr mashkull shovinist”.
  • Shumë nga teoritë e fundit të dërdëllitjes psikologjike (psychobabble).
  • Interpretimi i ëndrrave dhe fjalët profetike për vitet 1990 nga profetët e [lëvizjes] “Vreshti” (Vineyard).
  • Mjekimi alternativ dhe kodet e Biblës.
  • Të ashtuquajtura histori të ripërtëritjeve ku njerëz sillen si torollakë të trashë apo si kafshë.
  • Udhëzime se si t’i heqësh qafe demonët dhe mallkimet e trashëguara dhe si të bësh fotografim frymëror (spiritual mapping).

Vërtet është si Athina dhe si epoka e herezisë e shekullit të dytë e përshkruar nga Philip Schaff, kur ai tha për atë kohë, “përzierje të çuditshme të elementëve të krishterë dhe jo të krishterë në një fermentim kaotik”.

Lini një koment