Shpresa e bekuar

[Nëse] kjo mbretëri e mijëvjeçarit do të ndërhynte midis neve dhe shpresës sonë të bekuar, ardhjes së Zotit tonë, është e pamundur të përdorim shpresën e kësaj ardhje, siç e përdor Shkrimi, si stimulin më të madh të tanishëm të çdo hiri – të vigjilencës, të kthjelltësisë, të besnikërisë, të guximit, të largimit nga bota, të përkores, të durimit, të vdekjes së lakmive të mishit, të çiltërsisë, të shenjtërimit të plotë, të besnikërisë baritore, të bindjes ndaj porosive apostolike, të zellit, të pastërtisë, të qëndrueshmërisë ndaj tundimeve, të sprovave, përndjekjes dhe vuajtjeve, të të folurit të shenjtë dhe perëndishmërisë, të dashurisë vëllazërore dhe të ndarjes nga bota. Mendimi i ardhjes së Zotit është përdorur në Dhiatën e Re për të forcuar çdo nxitje, për të fuqizuar çdo thirrje […] për të konfirmuar çdo argument; dhe është e dukshme që Kisha është synuar që të jetë në një gjendje të vigjilencës dhe pritjes së vazhdueshme për të shfaqurit e Tij. Por nëse një mijë vjet, madje edhe nëse një gjendje e bekuar prej një mijë vjetësh, është zbuluar qartë për të ndërhyrë midis nesh dhe shpresës sonë, atëherë fuqia e saj praktike shkatërrohet.

–H. Grattan Guinness, “Dritë për ditët e fundit: E ardhmja para nesh”, Evidencë për ardhjen e Krishtit para një mijë vjetërve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *