Siguria e shpëtimit

Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 12

Dikush ka thënë: «Askush nuk mund ta dijë me siguri n.q.s. do të shkojë në qiell». Ky pohim gjen mbështetjen e shumë kundërshtimeve. Shpesh thuhet që disa gjëra që ne bëjmë në jetë mund të na bëjnë që të humbim shpëtimin. Mbi çfarë baze mund të dimë që zotërojmë jetën e përjetshme? Kjo pyetje mund të gjejë përgjigje vetëm në pohimet e Shkrimit të Shenjtë.

Mundësi për siguri

«Unë ju shkrova këto gjëra që ta dini se keni jetën e përjetshme, ju që besoni në emrin e Birit të Perëndisë» (1 Gjonit 5:13). Shikohet që vargu nuk thotë që ju mund ta ndjeni – të shpresoni – ta mendoni – ose ta imagjinoni. Në fakt thotë «ta dini që keni jetën e përjetshme». Më shumë se 30 herë në letrën e tij të parë, Gjoni përdor foljen «të dish» në format e ndryshme të saj. Të shikojmë këto shprehje: «dimë që e kemi njohur» (2:3), «e dimë që kemi kaluar nga vdekja në jetë» (3:14), «e dimë që Ai banon tek ne» (3:24), «do të dimë që jemi në të vërtetën» (3:19), «e dimë që banojmë tek Ai» (4:13).

Është padyshim e vërtetë që «jo kushdo që më thotë: Zot, Zot, do të hyjë në mbretërinë e qiejve» (Mt. 7:21). Nga ana tjetër, disa që thonë se janë të krishterë dhe që i janë bashkuar disa të krishterëve Zoti do t’i përzërë (Luka 13:25-27). «Ju do t’i njihni nga frytet e tyre», thotë Shpëtimtari (Mt. 7:20). N.q.s. ka ndodhur një rilindje shpirtërore e vulosur nga Fryma e Shenjtë (Efesianeve 1:13), dhe e nxjerrë në pah nga jeta e personit (1 Gjonit 2:6), një besimtar, që tani mund të jetë i sigurt për jetën e përjetshme (2 Tim. 1:12; Rom. 8:38-39).

Përkufizimi i sigurisë është «besim» ose «bindje e qëndrueshme». Siguria e shpëtimit është besimi ose bindja e qëndrueshme që një besimtar ka rreth shpëtimit të tij (jetës së përjetshme). Shkrimet tregojnë me qartësi që Perëndia dëshiron që besimtari ta dijë që do të shkojë në qiell. Siguria e shpëtimit nuk është thjeshtë optimizëm njerëzor ose paragjykim. Është një fakt i bazuar mbi dëshmi të drejtë (hyjnore), e cila shpall që jemi në një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë.

Tre dëshmi për sigurinë e besimtarit

Perëndia i ka dhënë të krishterit tre dëshmi që provojnë marrëdhënien e tij me Perëndinë dhe mbi të cilat ai duhet të bazojë sigurinë e tij:

1. FJALA E PERËNDISË. Kjo është dëshmia jonë më e fortë. Pikërisht sepse shpëtimi ynë bazohet mbi besimin tonë në Fjalën e Perëndisë (Zanafilla 15:6; Rom. 10:9-10), kështu edhe siguria jonë bazohet mbi të. Kush beson tek Biri ka jetë të përjetshme (Gjoni 3:16,36; 5:24). Shpëtimi ynë bazohet mbi faktin që ne kemi Birin e Perëndisë dhe jo mbi disa ndjenja (1 Gjonit 5:12). Në asnjë pjesë të Shkrimit nuk flitet që «të ndjehesh» i shpëtuar. N.q.s. shkojmë tek Jezusi, kemi fjalën e Tij që Ai nuk do të na përzërë (Gjoni 6:37).

2. PROVAT OBJEKTIVE TË REALITETIT. Një dëshmi tjetër e rëndësishme është realiteti i një jete të ndryshuar. Keqbërësi mbi kryq pati një mundësi të kufizuar për të dëshmuar për Krishtin, por rrëfeu publikisht besimin e tij dhe qortoi edhe keqbërësin tjetër (Luka 23:40-43). Megjithëse ka besimtarë që jetojnë një jetë mishore (1 e Korintasve 3:1-4), ku Loti është shembulli tipik (2 Pjetrit 2:7-8); kjo nuk do të thotë që jetët e tyre nuk tregojnë asnjë provë të jetës shpirtërore. Rënia njerëzore ka një zgjidhje në Shkrim (1 Gjonit 1:9; 2:1-2), por kjo nuk jep lejen të mëkatosh. Këto që pasojnë janë provat e shkruara të jetës hyjnore të individit:

  • Rrëfimi i Krishtit (Rom. 10:9-10)
  • Veprat e mira (Jakobit 2:14-26; Efesianeve 2:10)
  • Bindje ndaj Fjalës së Perëndisë (1 Gjonit 2:4-5; 5:2-3)
  • Që të mos ta duash botën (1 Gjonit 2:15)
  • Të praktikosh drejtësinë (1 Gjonit 3:7,10)
  • Të mos praktikosh mëkatin (1 Gjonit 3:9-10; Gal. 5:21)
  • Dashuri për vëllezërit (1 Gjonit 3:14)
  • Pohimi i hyjnisë së Krishtit (2 Gjonit 1:9)
  • Vullneti për ta pranuar dhe rrëfyer mëkatin, si besimtar (1 Gjonit 1:8-9)

3. DËSHMIA E BRENDSHME. Dëshmia e tretë ka të bëjë me ndjenjat tona. Është më e dobëta nga të treja për atë që është subjektive dhe për këtë shpesh mund të na gënjejë. Megjithatë, duke u bashkuar me dy të tjerat është një dëshmi domethënëse. Këto që pasojnë janë provat subjektive e realitetit të jetës hyjnore:

  1. Dëshmia e Frymës me frymën tonë (Rom. 8:16)
  2. Nuk mbahet më mëkati si një borxh i pa paguar (Heb. 10:2)
  3. Provojmë ngashërim kur mëkatojmë (Psalmi 32:3-5)
  4. Mënyra e të jetuarit tonë ka ndryshuar (shiko provat objektive); kuptojmë realitetin e lutjes; kemi interesim për ata që humbasin; kemi dëshirën që të studiojmë Fjalën e Perëndisë etj.

Besimtarë të pasigurt dhe jobesimtarë që shesin mend përballë tyre

Megjithëse dyshimet që kanë të bëjnë me shpëtimin tonë janë disa herë serioze (dhe të mëkatshme), pjesa më e madhe e besimtarëve, herët ose vonë, pushtohet nga tmerri i këtyre dyshimeve gjatë eksperiencës së tyre të krishterë. Këto shënime që vijojnë mund të jenë një ndihmë e vlefshme për ata që kanë dyshime mbi shpëtimin e tyre:

Besimtarë të pasigurt

1. Janë të preokupuar për raportin e tyre me Perëndinë.

2. Tregojnë shpesh që janë vazhdimisht të preokupuar për shpëtimin e tyre.




3. Identifikohen me besimtarët, megjithëse shpesh nuk ndjehen të denjë të jenë një me ta.


4. Kanë dyshime mbi shpëtimin e tyre gjatë periudhave mendore, fizike dhe shpirtërore «bazë», d.m.th., në periudhat e vështira të jetës së tij.
Jobesimtarë që shesin mend

1. Janë të sigurt, megjithëse nuk kujdesen dhe s’kanë shumë realitet.

2. Pohojnë me forcë shpëtimin e tyre, megjithëse jeta e tyre tregon të kundërtën. Janë mos-përfillës dhe me mangësi në çdo pyetje për sa i përket këtij argumenti.

3. Kritikojnë shpesh kishën dhe besimtarët, i tallin për gjëra të ndryshme, shpesh duke përdorur një gjuhë të ashpër.

4. Tregojnë që nuk pranojnë se kanë nevojë për ndihmë në periudha të tilla kritike.

Të kesh të bësh me dyshimet

  1. TË NJOHËSH DYSHIMET. Mund të kesh pasur dyshime të njëjta si këto: «Kur e kam pranuar Krishtin nuk ka ndodhur asgjë – nuk e kam ndjerë veten ndryshe». «Nuk e di se kam besuar në mënyrë të drejtë». «Nuk kam dëshminë e Frymës». «Besoj se kam bërë mëkatin e pafalshëm». «Jeta ime nuk demonstron që unë jam një besimtar. Kam falimentuar në mënyrë të mjerë».
  2. EKZAMINO VETEN TËNDE. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë, të përcaktojnë gjendjen tënde të vërtetë shpirtërore: «Ke qenë ndonjëherë i bindur për mëkatin në jetën tënde?» «Mbi çfarë gjëje po i mbështet shpresat e tua për të shkuar në qiell?» «Kur dhe në çfarë rrethanash e ke pranuar Krishtin?» Një besimtarë i vërtetë është bindur për mëkatin dhe ka provuar pendimin, dhe po e bazon shpresën e tij vetëm mbi Krishtin dhe mbi veprën e tij. Në përgjithësi, është në gjendje të përcaktojë momentin e saktë në të cilin i është besuar Jezu Krishtit si Zotit dhe Shpëtimtarit të tij; n.q.s. pastaj nuk di kohën e saktë, të paktën duhet të dijë që ky dorëzim ka ndodhur.
  3. PËRFORCIMI I LUTJES. N.q.s. ke dyshime, bëj një lutje në të cilën i dorëzohesh Jezu Krishtit, duke e njohur si Zot dhe Shpëtimtar. Përsërite këtë lloj lutjeje, megjithatë, nuk duhet të zëvendësojë pikën thelbësore që është besimi në Fjalën e Perëndisë dhe mbështetje me besim tek ajo, të jetë më shumë një dorëzim i ndjenjave.

Vlera e vetëvlerësimit

Jezusi vinte në ruajtje kundër vetëmashtrimit për sa i përket shpëtimit. Shumë do të deklarojnë që e kanë njohur, që kanë bërë shumë për Të duke i shërbyer, e megjithatë do të hidhen në errësirë sepse nuk kanë besuar tek Ai (Mt. 7:21-23; Luka 13:23-28). Kështu, n.q.s. do të kemi ndonjëherë ndonjë dyshim, duhet të kontrollojmë veten tonë për të shikuar n.q.s. jemi apo jo në besim (2 e Korintasve 13:5), duke përdorur provat objektive të realitetit që janë dhënë më lart. N.q.s. mbas kësaj do të jesh akoma në dyshime, atëherë do të jetë momenti i duhur që të deklarosh përsëri në lutje që i dorëzohesh Krishtit duke e pranuar si Zot dhe Shpëtimtar.

Pyetje – Mësimi 12

Siguria e shpëtimit

TABELA E PËRMBAJTJES

  1. FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
  2. PERSONI I PERËNDISË
  3. PËRNGJASIMI I PERËNDISË
  4. TË KUPTOSH NJERIUN
  5. PROBLEMI I MËKATIT
  6. SHQYRTOJMË PËRJETËSINË
  7. JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
  8. DOMETHËNIA E KRYQIT
  9. LINDJA E RE
  10. SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT
  11. TË BESOSH TE JEZUS KRISHTI
  12. SIGURIA E SHPËTIMIT
  13. TË JETOSH JETËN E RE
[wpfilebase tag=file id=19/]