Transformimin që sjell mirëdashja

«Fryti i Frymës është […] mirëdashja…» (Gal. 5:22, NASB). Versioni i mbretit Xhejms ka fjalën «butësi» këtu, por pothuaj në të gjitha versionet bashkëkohore lexojmë «mirëdashje». «Fryti i Frymës është […] mirëdashja». Mirëdashja përshkruan gatishmërinë e butë, shpirtmirë dhe bujare që rezulton në bërjen e favoreve, shfaqjen e mëshirës dhe kalimin e bekimeve te të tjerët. Njeriu mirëdashës është shpirtmirë, …

Sa i fortë është durimi juaj?

«Fryti i Frymës është […] durimi…» (Gal. 5:22). Durimi është virtyti që u bën ballë me durim dhe madje me fitore shqetësimeve të jetës. Ndonëse mund t’i referohet reagimit të duruar ndaj rrethanave të pafavorshme, ajo i referohet zakonisht qëndresës së mëshirshme ndaj provokimeve të njerëzve. Perëndia është i durueshëm me njeriun. Mendo për një çast për ligësinë e madhe …

Rreziku i numrave të shumtë në shërbesë.

«Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe…» (Gjyqtaret 7:2). Gjithkush prej nesh ka një dëshirë të fshehtë për numra dhe një prirje për ta gjykuar suksesin me statistika. Ekziston njëfarë turpi për grupet e vogla, ndërsa grupet e mëdha fitojnë vëmendjen dhe respekt. Cili duhet të jetë qëndrimi ynë në këtë fushë? Numrat e mëdha nuk …

Kërkimi për akreditim njerëzor, godet fortë jetën e besimit

«Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia» (Gjoni 5:44). Me këto fjalë Zoti ynë tregon se ne nuk mund të kërkojmë në të njëjtën kohë aprovimin e njeriut dhe miratimin e Perëndisë. Gjithashtu ai pohon se kur i futemi kërkimit për akreditim njerëzor, ne i japim një …

Masa e fitoreve do të varet nga masa e besimit

«U bëftë sipas besimit tuaj» (Mt. 9:29) Kur Jezusi i pyeti dy të verbrit nëse besonin se Ai ishte në gjendje t’u kthente shikimin, ata iu përgjigjën se besonin. Kur i preku sytë e tyre, Ai tha: «U bëftë sipas besimit tuaj» dhe atyre iu hapën sytë. Do të ishte kollaj që të nxirrnim prej kësaj përfundimin se nëse kemi …

A jemi një shëmbull për tu ndjekur?

«Adami[t] […] i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij» (Zanafilla 5:3). Është një fakt bazë i jetës fizike që ne lindim fëmijë që na përngjajnë, sipas shëmbëlltyrës sonë. Adamit i lindi një bir që i përngjiste, dhe i vuri emrin Seth. Kur njerëzit e panë Sethin ka mundësi që ata thanë atë që njerëzit …