THEB: Një libër i botuar kohët e fundit ka theksuar ndoshta padashur apostazinë e disave që e quajnë veten «ungjillorë». «Guximi i Besimit: Drejtuesit e krishterë pasqyrojnë mbi zgjedhjen e Barak Obamas» është promovuar me të madhe si një «libër [që] guxon të përcjellë linjën fine të festimit të momentit historik të zgjedhjes së Obamas, duke mbajtur njëkohësisht bindjen më të thellë të krishterë se ‘shpresa [jonë] qëndron veçse mbi gjakun dhe drejtësinë e Krishtit’.
Sikur të ishte kështu. Përkundrazi, megjithatë, del se kjo «shpresë» e kontribuesve «dinamikë […] të vlerësuar […] të respektuar […] popullorë» bazohet mbi asgjë tjetër se një «shpresë» e mjegullt e vendosur në njeriun. Veç kësaj, pozita e dyshimtë e këtij trusti është kuptuar disi nga një recensues që vëren: «Tani, katër vjet që sot e tutje mund të shkruhet një libër tjetër. Ne duhet të jem më profetikë, duke e konsideruar një president ku i vendosëm shpresat e mëdha në një standard më të lartë. Por për tani, kjo seri esesh dhe predikimesh na vendos në shtegun e duhur» (Bob Cornwall, pastor, Central Woodward Christian Church, Troy, Miçigian dhe redaktor për «Sharing the Practice – Academy of Parish Clergy»).
A nuk duhet t’i konsiderojmë menjëherë të gjithë zyrtarët e zgjedhur në një «standard më të lartë», për aq kohë që vendimi që ata bëjnë ndikon «nga më të voglin deri te më i madhi».
Kontribuesit përfshijnë Toni Kampolo (Tony Campolo), për të cilin THEB ka folur në numrat e kaluar të buletinit (Jan. 1991 etj.). Kampolo ka promovuar praktika të lutjes medituese: «Në rastin tim intimiteti me Krishtin është zhvilluar gradualisht gjatë viteve, kryesisht përmes asaj që mistikët katolikë e quajnë ‘lutje e qendërzuar’. …Jezusi është mantra ime, siç do të shpreheshin disa» (Shtat. 2007, THEB Shtesë).
Kontribues të tjerë janë Leonard Sweet i cili ka thënë: «Misticizmi, me t’u hedhur në vijat anësore të traditës së krishterë, është vendosur tani në kulturën postmoderniste afër qendrës…. Me fjalët e një prej teologëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, filozof jezuit i fesë/dogmatisti Karl Rahner: ‘I krishteri i së nesërmes do të jetë një mistik, dikush që ka përjetuar diçka ose ai nuk do të jetë asgjë’. [Misticizmi] është të arrish në metafizikë përmes përvojave të mendjes dhe trupit. Misticizmi fillon me përvojë; ai mbaron me teologji» (Yungen, «Një kohë largimi», fq. 160).
Së fundi, një kontribues tjetër është Duajt Hopkinsi (Dwight Hopkins), i cili ka komentuar mbi, dhe që është përmendur si një burim frymëzimi për teologjinë e çlirimit të zezakëve për Pastor Jeremiah Wright. Teologjia e çlirimit ka treguar se nuk ofron aspak çlirim. As nuk mund ta ofrojnë këtë rrënjët marksiste të «Teologjisë së Çlirimit», që thuhet se janë ndërtuar mbi bindjen se «shpresa [jonë] qëndron veçse mbi gjakun dhe drejtësinë e Krishtit». Por, siç nxjerr në pah 2 Pjetrit 2:19: «Ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë skllevër të prishjes, sepse një bëhet skllav i atij që e mundi».