Unë dua që të lihem mbrapa: Të gjesh rrëmbim [magjepsje] këtu mbi tokë [Fragment nga vlerësim i librit]
Shtëpia botuese komenton: «Në kujtimet e çuditshme të Brenda Petersonit, fondamentalizmi has ekologjinë e thellë. Fëmijëria e autorit në Sierran e lartë me vargmalet e saj me pyje e çuan të përqafonte tërë botën natyrore, ndërsa të afërmit e saj baptistë jugorë u përgatitën me padurim dhe me vrull për ta lënë këtë botë. Petersoni i mbijetoi pyetjeve të egra që kërkonin një kthim total te Shkrimet si edhe një drekë të pakëndshme me pyetje (A do t’i marrë Rrëmbimi macet, gjithashtu?) vetëm për të gjetur se mbrojtësit e mjedisit me profeci të shkatërrimit përfundimtar mund të jenë gjithashtu besimtarë të kohëve të fundit. Petersoni pikturon një portret aq të gëzueshëm, aq të dashur të çdo bote, që lexuesi, gjithashtu, mund të dojë që të lihet mbrapa».
[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: «Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç’do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai. Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, le ta pastrojë veten, siç është i pastër ai» (1 Gjonit 3:2-3)].Nga Publishers Weekly: Biseda e rrëmbimit – ngjitja në qiell e të krishterëve të vërtetë përpara fundit të botës – e mbërthen [Brenda] Petersonin (Duck dhe Cover) dhe ajo e trajton këtë bashkëbisedim me delikatesë, humor, mërzitje dhe, nganjëherë, me respekt zemërngushtë, në këtë kujtim që flet për rritjen e saj midis baptistëve jugorë dhe që nuk përshtatet mjaft. Historia e Petersonit tregohet përmes asaj që është në të vërtetë një seri skicash në libër, të lidhura bashkë me dy tema, besimi dhe mjedisi. Ajo e kthen shikimin mbrapa te fëmijëria e saj, te kolegji dhe më pas te mosha madhore, duke ndaluar këtu dhe atje, duke zgjedhur skena nga jeta e saj që tregojnë përse ajo e gjen jashtë Perëndinë dhe përse familja e mbërthyer nga tema e rrëmbimit dhe komuniteti i rinisë së saj e humbin shpejt tërheqjen e tyre. Dashuria e saj për këtë botë dhe gjithçka në të është shumë herë më e madhe se çdo premtim shpëtimi përveç tij dhe mbi të.
[THEB: «Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë» (1 Gjonit 2:15-17)].