Arkeologjia mbështet Biblën

Është një parim biblik që çështjet e dëshmisë duhet të vërtetohen nga goja e dy ose tre dëshmitarëve. Sipas ligjit hebre, asnjë njeri nuk mund të fajësohet për një shkelje pa dëshmi të vërtetuara plotësisht nga dëshmitarë, edhe pse ky ligj nuk u mor parasysh në gjykimin e Jezusit.

Për sa i përket Fjalës së Perëndisë jepet një parim i ngjashëm nga shkenca moderne e arkeologjisë. Na thuhet te Psalmi 85:11: «E vërteta do të mbijë nga toka» dhe te Psalmi 119:89: «Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë». Fjala e Perëndisë është e sigurt. Ajo i kalon brezat e njerëzve dhe në kohën e Tij Perëndia i jep të drejtë të vërtetës së saj. Kjo e vendos Fjalën e Perëndisë në një kategori unike: ajo është «ana tjetër» e modelit të komunikimit me dy kalime midis Perëndisë dhe njeriut. Të folurit e dallon njeriun më mënyrë unike nga të gjitha kafshët dhe Fjala e shkruar e Perëndisë e shquan komunikimin e Tij të veçantë për njeriun si më të lartë se të gjitha zbulimet e ashtuquajtura të tjera.

Ata njerëz të frymëzuar të kohëve të lashta shkruan mesazhin e Perëndisë, të zbatueshëm për ata në kohën e tyre dhe gjithashtu të zbatueshëm për burrat dhe gratë gjatë shekujve, madje deri në shekullin e tanishëm. Bibla është «ana tjetër» e studimit të krishterë për mrekullinë e gjuhës. Ajo është mënyra që ka zgjedhur Perëndia për të zbuluar mendimet e Tij – gjërat e thella që janë të pakuptueshme veç përmes zbulimit të Frymës së Shenjtë.

  • Clifford Wilson, (Arkeolog Australian)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *