Bekimi i Torontos – Vazhdim

[THIRRJA E BEREASVE: Ne e kemi trajtuar gabimin e «Bekimit të Torontos» në numrat e kaluar të buletinit tonë. Është mësimdhënëse të dëgjosh një pjesëmarrës të kthejë kokën pas mbas nëntë vjetësh].

Kjo është dëshmia e një ish-pastori të [kishës] «Toronto Vineyard», Paul Gowdy [Fragment]

Mua më janë dashur plot nëntë vjet për të arritur vërtet në gjendjen ku mund të shkruaj këtë histori. Pjesë a arsyes ka qenë sepse nuk isha plotësisht i bindur se është e përshtatshme për të folur publikisht kundër dobësisë në trupin e Krishtit. Një arsye tjetër është sepse më janë dashur vite të tëra kërkimi në shpirt për t’u bindur se ajo që ndodhi në «Kisha e Aeroportit të Torontos» ishte, në fakt, e tëra e keqe, ose të paktën më shumë e keqe se e mirë!

Sot do ta quaj atë një mallkim të përzierë, duke përfunduar se çdo e mirë individuale që erdhi nga kjo përvojë është ishte shumë herë më e vogël se shumë më tepër dëm dhe mashtrim satanik. Unë mendoj se kjo ka qenë edhe dilema ime. Unë jam përpjekur ta jetoj jetën time në druajtjen e Zotit dhe Jezusi na tha se mëkati i pafalshëm ishte blasfemia kundër Frymës së Shenjtë, duke ia atribuar Satanit atë që, në fakt, ishte vepër e Perëndisë. Po qe se më duhet të them nëse bekimi i Torontos është i gjithi nga Perëndia apo i gjithi nga Djalli, do të vazhdoj të jem i kufizuar, por jam i bindur se Satani e ka përdorur këtë përvojë që t’i verbojë njerëzit për të kuptuar doktrinën historike të Perëndisë, që të mos prodhojnë fryte të denja pendimi, që të mos arrijnë të provojnë dhe të dallojnë frymërat dhe që të dështojnë për të provuar profecinë.

Unë mund të vazhdoj dhe të dokumentoj shumë teprime, marrëzi dhe mëkat si dhe mësime mbi shiun e ditëve të fundit që rrjedhin nga qëllimi profetik i këtij Bekimi, por që të tjerët tashmë e kanë bërë. Ne kënduam për ushtrinë e Joelit dhe për rizgjimin e një miliard shpirtrave sikur kjo të ishte një nga Dhjetë Urdhërimet dhe, si gjithmonë, ajo ishte gjithnjë e më afër. Muajin tjetër, vitin tjetër etj. Jezusi tha se kur biri i njeriut të kthehet, a do të gjejë besim në tokë? Dhe se nëse ai nuk kthehet në kohën e caktuar, asnjë mish nuk do të shpëtohet, por ai vjen për hir të të zgjedhurve. Kjo është tepër larg nga sundimi që mësohet kudo në lëvizjen e betejës frymërore/ profetike «vineyard». Unë mendoj ndershmërisht se ata mendojnë se do të marrin në kontroll të gjithë botën! Kur isha në «Vineyard» përqafova një varg të jetës nga Apostulli Pal, shprehjen «mos shko përtej asaj që është shkruar»!

Dua vërtet që të kërkoj falje për dëmin që unë personalisht ka shkaktuar duke mësuar gjëra që nuk janë të sakta biblikisht. Unë pendohem para njerëzve, sikurse tashmë kam bërë para Perëndisë. Nuk do ta justifikoj dështimin tim që u mashtrova. Nuk e vrava mendjen për t’i provuar gjërat kur shkrimet nga urdhërojnë ta bëjmë një gjë të tillë.

Unë do ta studioj fjalën për që të dal përpara Perëndisë i sprovuar! U bëj thirrje të gjithë atyre që e lexojnë [dëgjojnë] këtë t’i luten Zotit që t’u hapë sytë të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë mashtrim. Nëse je drejtues apo ndjekës, Zoti na do dhe Ai është një Perëndi që fal. Ai thotë se nëse i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na i falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. Unë besoj se jemi si kisha në Laodice, ne mendojmë se jemi të pasur, se jemi pasuruar dhe se nuk kemi nevojë për asgjë, ne nuk kuptojmë se jemi qyqar dhe mjeran, të varfër, të verbër dhe të zhveshur. Ne duhet t’i vëmë veshin këshillës së Jezusit dhe të blejmë ar të kulluar në zjarr (që flet për vuajtjet e tij dhe jo një frymë të rremë!), [të blejmë] petka të bardha që të vishemi dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sonë si dhe t’i vajosim sytë tanë me kolir, që të shohim. Jezusi po na bën thirrje të pendohemi dhe e falënderoj Zotin që ai po e bën këtë, pasi kjo do të na çojë në një kthim të vërtetë me Atin tonë! Nëse Perëndia më ka falur dhe më ka hapur sytë mua, atëherë këtë ai mund ta bëjë me të gjithë ata që janë mashtruar. Do ta mbyll me një paralajmërim nga Pali, ai thotë nëse ju mendoni se po qëndroni të fortë, kujdes se mos rrëzoheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *