Jobi 25

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Fjalimi i tretë i Bildadit: njeriu nuk mund të justifikohet përpara Perëndisë

25:1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

25:2 “Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.

25:3 A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?

25:4 Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

25:5 Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

25:6 aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!”.

[previous][next]