Jobi 26

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Përgjigja e tetë e Jobit, që qorton Bildadin dhe ngre në qiell madhështinë e Perëndisë

26:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: “Si e ke ndihmuar të dobëtin,

26:2 ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?

26:3 Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?

26:4 Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?

26:5 Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.

26:6 Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.

26:7 Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

26:8 I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

26:9 E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

26:10 Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

26:11 Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.

26:12 Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

26:13 Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

26:14 Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç`murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?