11 shtator

[no_toc]

11 shtator

«Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd […] pasi të rriten tërë të mirat e tua» (Ligji i Perterire 8:11, 13).

Si një rregull i përgjithshëm, populli i Perëndisë nuk mund t’i bëjë ballë begatisë materiale. Ata lulëzojnë shumë herë më mirë në mundime. Në këngën e tij të lamtumirës, Moisiu parashikoi që Izraeli do të shkatërrohej frymërisht nga vetë mirëqenia e tij: «Por Jeshuruni u majm dhe kundërshtoi (je bërë i majmë, i trashë dhe i dhjamur); braktisi Perëndinë që e ka bërë dhe përçmoi Shkëmbin e shpëtimit të tij» (Ligji i Perterire. 32:15).

Kjo profeci u përmbush në ditët e Jeremias, kur Zoti shfaqi pakënaqësi: «…Unë i kam ngopur, por ata kanë shkelur kurorën dhe mbushin shtëpitë e kurvërimit» (Jer. 5:7).

Dhe prapë lexojmë tek Osea 13:6: «Kur kishin kullotë, ngopeshin; kur ngopeshin, zemra e tyre krenohej; prandaj më kanë harruar» (Osea 13:6).

Pas kthimit nga mërgimi, levitët (priftërinjtë) rrëfyen që Izraeli nuk i ishte përgjigjur siç duhej Zotit pas gjithë asaj që Ai kishte bërë për ta: «…ata hëngrën, u ngopën, u majmën dhe jetuan në gëzim për shkak të mirësisë sate të madhe. Megjithatë ata u treguan të pabindur, u rebeluan kundër teje, e hodhën ligjin tënd prapa krahëve, vranë profetët e tu që u bënin thirrje të riktheheshin te ti dhe kryen gjëra blasfeme» (Neh. 9:25b, 26).

Ne kemi prirjen ta shohim mirëqenien materiale si një provë të pamohueshme të miratimit të Zotit për atë që jemi dhe bëjmë. Kur të ardhurat e biznesit ngrihen, ne themi: «Zoti po më bekon me të vërtetë». Do të ishte më mirë që këto të ardhura t’i shihnim si një provë. Zoti pret për të parë se çfarë do të bëjmë me to. A do t’i shpenzojmë për të kënaqur sa më shumë veten? Apo do të veprojmë si administrues besnikë, duke i përdorur ato për ta çuar lajmin e mirë deri në skajin e dheut? A do t’i grumbullojmë ato në një përpjekje për të bërë një pirg me pasuri? Apo do t’i investojmë për Krishtin dhe kauzën e tij?

F. B. Mejëri ka thënë: «Po do të debatohej nëse koha me diell apo stuhia, nëse suksesi apo sprovat, pra, se kush nga këto është prova më e vështirë për karakterin, vëzhguesi më mendjemprehtë i natyrës njerëzore ndoshta do të përgjigjej që asnjë gjë tjetër nuk e tregon më qartë të vërtetën se si jemi ne, sa mirëqenia, sepse kjo është sprova më e vështirë nga çdo sprovë tjetër».

Jozefi do të kishte rënë dakord. Ai tha: «Perëndia më ka bërë frytdhënës në vendin e pikëllimit tim» (Zanafilla 41:52). Ai përfitoi më tepër nga mundimet sesa nga begatia, edhe pse ai u soll mirë nën të dyja këto rrethana.

[previous][next]