11 tetor

[no_toc]

11 tetor

«Në rast se ti fugon me këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë me kuajt? Në rast se e ndjen veten të sigurt vetëm në një vend paqësor, çfarë do të bësh kur Jordani do të fryhet» (Jer. 12:5).

Ky është një varg i mirë, i cili na sfidon kur tundohemi të dorëzohemi tepër shpejt dhe tepër lehtë. Nëse nuk mund të përballojmë vështirësi të vogla, si mund të shpresojmë të përballemi me ato më të mëdha? Nëse jepemi pas humbjeve të vogla të jetës, si do të mund t’i rezistojmë goditjeve dërrmuese?

Ne dëgjojmë për të krishterë që i varin buzët dhe i shtrembërojnë turinjtë, sepse dikush i ka ofenduar. Të tjerë shprehin pakënaqësi, sepse dikush i ka kritikuar. Ende disa të tjerëve iu bie hunda, sepse një ide e caktuar hidhet poshtë me vota.

Ka nga ata që edhe me një sëmundje fizike të lehtë ulërijnë si ndonjë ari i plagosur. Ndonjëri vret mendjen se çfarë do të bëjnë këta njerëz me një sëmundje katastrofike. Nëse një tregtar nuk mund t’i bëjë ballë problemeve të përditshme, vështirë se do të jetë në gjendje të përballojë probleme më të mëdha.

Ne të gjithë kemi nevojë për të patur një zemër të fortë. Me këtë nuk duam të themi që duhet të jemi të sertë ose të pandjeshëm. Por duam të themi që duhet të jemi në gjendje të shtrëngojmë grushtet. Neve na nevojitet elasticiteti që kthehet mbrapsht dhe ecën më tej.

Ndoshta je përballë një krize sot. Për momentin ajo duket tepër e rëndë. Tundimi është që të dorëzohesh. Por, megjithatë, pas një viti duke filluar që tani kriza nuk do të duket aspak e rëndësishme. Tani është koha që të bashkohesh me fjalët e psalmistit: «Sepse me Ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur» (Psa. 18:29).

Autori anonim i letrës drejtuar hebrenjve bën një vërejtje shumë interesante për ata të cilët po i sfidonte që të duronin. Ai thotë: «Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak» (Heb. 12:4). Me fjalë të tjera, ju nuk e keni paguar çmimin përfundimtar – martirizimin. Nëse të krishterët marrin fund për një enë të thyer ose një mace të humbur ose një lidhje dashurore të zhgënjyer, çfarë do të bënin ata nëse do të përballeshin me martirizimin?

Shumica prej nesh do të ishin dorëzuar shumë kohë më parë nëse do të shkonim pas ndjenjave. Por në betejën e krishterë nuk ka dorëzim. Ti i mbledh forcat, ngrihesh nga toka, shkund pluhurin dhe rend drejt luftës. Fitorja mbi përleshjet e lehta do të na ndihmojë të fitojmë beteja më të forta.

[previous][next]