15 qershor

[no_toc]

15 qershor | çdo ditë me radhë

«Dhembshuritë e tij nuk mbarojnë, ato janë të reja çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote» (Vaj. 3:22, 23, AV)

Perëndia është besnik dhe i vërtetë. Ai nuk mund të gënjejë apo të mashtrojë. Ai nuk e shkel fjalën e Tij. Ai është absolutisht i besueshëm. Asnjë premtim i Tij nuk mund të dështojë ndonjëherë.

«Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?» (Num. 23:19). «Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik» (Ligji i Perterire 7:9). «Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi» (Psa. 119:90).

Besnikëria e Perëndisë shihet në thirrjen e Tij në bashkësinë e Birit të Tij (1 e Korintasve 1:9). Ajo shihet në atë që Ai nuk e lejon që ne të tundohemi përtej asaj që mund ta përballojmë (1 e Korintasve 10:13). Ajo shihet në mënyrën se si Ai na forcon dhe na ruan nga i ligu (2 Thes. 3:3). Edhe pse disa nuk besojnë, prapëseprapë Ai ngelet besnik, sepse Ai nuk mund të mohojë Vetveten (2 Tim. 2:13).

Zoti Jezus është e vërtetë e mishëruar (Gjoni 14:6). Fjala e Perëndisë është e vërtetë shenjtëruese (Gjoni 17:17). «Qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar» (Rom. 3:4).

Njohja që Perëndia është besnik dhe i vërtetë i mbush zemrat tona me siguri. Ne e dimë që Fjala e Tij nuk mund të dështojë, që Ai do të veprojë ashtu siç ka premtuar (Heb. 10:23). Ne e dimë, për shembull, që jemi përjetësisht të sigurt, pasi Ai ka thënë se asnjë dele e Tij nuk mund të humbas ndonjëherë (Gjoni 10:28). Ne e dimë që nuk do të ngelemi kurrë pa hiç, pasi Ai ka premtuar që do të plotësojë të gjitha nevojat tona (Filipianeve 4:19).

Perëndia dëshiron që njerëzit e tij të jenë besnik dhe të vërtetë. Ai dëshiron që ne të jemi besnik ndaj fjalës sonë. Ai dëshiron që ne të jemi të besueshëm në mbajtjen e takimeve/punëve. Ne nuk duhet t’i dorëzohemi gënjeshtrave, zmadhimeve ose gjysmë të vërtetave. Ne duhet të jemi besnik në mbajtjen e premtimeve tona. Të krishterët, mbi të gjithë njerëzit, duhet të jenë besnik në premtimet martesore të tyre. Ata duhet të jenë besnik në derdhjen e përkushtimit të tyre në asamble, në punë dhe në shtëpi.

Sa duhet që ta lavdërojmë dhe falënderojmë Zotin për besnikërinë e Tij. Ai është Perëndia që nuk mund të dështojë.

Ai nuk mund të dështojë – sepse Ai është Perëndi.
Ai nuk mund të dështojë – Ai dha Fjalën e Tij.
Ai nuk mund të dështojë – Ai do të kujdeset deri në fund për ty.
Ai nuk mund të dështojë – Ai do të të përgjigjet.

C. E. Mason, Jr.