22 gusht

[no_toc]

22 gusht

«Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im» (Gjoni 20:17).

Një nga himnet më të dashura për fëmijët është thotë: «Mendoj kur lexoj atë historinë e ëmbël dhe të vjetër,/ kur Jezusi ishte këtu midis njerëzve,/ se si Ai i thirri fëmijët e vegjël si delet në vathë,/ do të doja të kisha qenë me Të atëherë». Ndoshta shumë prej nesh e kanë patur këtë dëshirë sentimentale dikur. Ne mendojmë se sa bukur do të kishte qenë të gëzoje shoqërinë personale të Birit të Perëndisë gjatë shërbesës së Tij në tokë.

Por ajo që duhet të kuptojmë është që sot është më mirë për ta njohur Atë, ndërsa Ai na është zbuluar nga Fryma përmes Fjalës. Duke mos qenë aspak në disavantazh, ne jemi me të vërtetë më të privilegjuar se dishepujt. Shikoje këtë kështu: Mateu e pa Jezusin përmes syve të Mateut, Marku përmes syve të Markut, Luka përmes syve të Lukës dhe Gjoni përmes syve të Gjonit. Ndërsa ne e shohim Atë përmes syve të të katër Ungjilltarëve. Dhe, për ta vazhduar këtë mendim pak më tutje, ne kemi një zbulim më të plotë të Zotit Jezus në të gjithë Dhiatën e Re se sa e kishin ndonjëherë dishepujt kur ata ishin mbi tokë.

Kemi edhe një arsye tjetër se përse ne jemi më të privilegjuar se bashkëkohësit e Jezusit. Kur Ai ishte në mes të turmave në Nazaret apo Kapernaum, Ai ishte detyrimisht më afër disave sesa të tjerëve. Në dhomën e sipërme Gjoni ishte mbështetur mbi kraharorin e Tij, ndërsa dishepujt e tjerë ishin shtrirë në largësi të ndryshme. Por e gjithë kjo ka ndryshuar tani. Shpëtimtari është afër me të gjithë besimtarët njëlloj. Ai jo vetëm që është me ne; Ai është në ne.

Kur Maria u takua me Zotin e ringjallur, ajo donte të ishte afër Tij në të njëjtën mënyrë që ajo e kishte njohur Atë më parë. Ajo nuk donte që ta humbiste praninë e tij trupore apo fizike. Por Jezusi i tha asaj: «Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im …» (Gjoni 20:17). Në fakt Ai ishte duke thënë: «Maria, mos u kap pas meje në një mënyrë fizike, tokësore. Kur të ngjitem tek Ati im, Fryma e Shenjtë do të dërgohet në tokë. Përmes shërbesës së Tij ti do të më njohësh në një mënyrë më të plotë, më të qartë dhe më të afërt, sesa më ke njohur ndonjëherë më parë».

Kështu që përfundimi është ky: në vend që shprehim dëshirën që të kishin qenë me Jezusin kur Ai ishte këtu mbi tokë, ne duhet të kuptojmë, dhe me gaz, që është më mirë që të jemi me Të tani.

[previous][next]