5 prill

[no_toc]

5 prill | çdo ditë me radhë

«Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin» (Efesianeve 4:32).

Kemi një rend të përcaktuar që duhet të ndjekim në lidhje me faljen sipas Shkrimit. Nëse e ndjekim këtë rend do t’i kursenin vetes shumë dhimbje të kokës dhe të zemrës.

Gjëja e parë për t’u bërë kur është vepruar keq ndaj jush është që ta falni atë person në zemrën tuaj. Ju nuk i thoni akoma që e keni falur, por duke e falur atë në zemrën tuaj, ju e lini çështjen midis Zotit dhe atij. Kjo shmang shndërrimin e lëngjeve gastrike në acid sulfurik dhe të ruan nga çrregullime të tjera të tmerrshme fizike dhe emocionale.

Më pas ju shkoni te vëllai juaj dhe e qortoni (Luka 17:3). Në vend që të flisni lart e poshtë me të tjerët për të keqen që të kanë bërë, «shko dhe qortoje vetëm për vetëm» (Mt. 18:15). Përpiqu ta përmbash problemin sa më shumë që të jetë e mundur, pra, përpiqu ta mbash atë sa më private që mundesh.

Nëse ai nuk rrëfehet dhe nuk kërkon falje, atëherë shko tek ai me një ose dy dëshmitarë (Mt. 18:16). Kjo siguron dëshmi të mjaftueshme sipas Shkrimit për sa i përket qëndrimit të ofenduesit.

Nëse ai është akoma i papërkulshëm, atëherë ju e çoni këtë çështje përpara asamblesë, i shoqëruar nga dëshmitarët. Nëse ai refuzon që të dëgjojë gjykimin e asamblesë, atëherë, sigurisht, ai hiqet nga përbashkësia (Mt. 18:17).

Por nëse në çdo pikë gjatë këtij procesi, ai pendohet, atëherë ju e falni atë (Luka 17:3). Tashmë ju e keni falur atë në zemrën tuaj, por tani e administroni këtë falje tek ai. Është e rëndësishme këtu që të mos e lustroni çështjen. Mos thoni: «Oh, nuk prish punë. Ju nuk bëtë diçka vërtet të gabuar». Për më tepër thoni: «Të fal me shumë kënaqësi. Tani e tërë çështja është mbyllur. Le të ulemi dhe të lutemi bashkë».

Turpi i rrëfimit dhe i pendimit mund ta pengojë atë nga përsëritja e ofendimit ndaj teje. Por edhe nëse ai e përsërit mëkatin e tij dhe më pas pendohet, ju duhet ta falni. Edhe nëse këtë e bën shtatë herë brenda një dite dhe pendohet shtatë herë, ju duhet ta falni – pavarësisht nëse ju mendoni në është i sinqertë apo jo (Luka 17:4).

Ne nuk duhet të harrojmë që na janë falur miliona. Ne nuk duhet të ngurrojmë që t’i falim të tjerët për çka arrin në vetëm disa dollarë, po të flasim në kuptim të figurshëm (Mt. 18:23-25).