6 shtator

[no_toc]

6 shtator

«Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante» (Zanafilla 2:15).

Në kundërshtim me qëndrimin e disave, puna nuk është mallkim; ajo është bekim. Para se mëkati të hynte në botë, Perëndia e caktoi Adamin të kujdesej për Kopshtin e Edenit. Vetëm atëherë pasi njeriu kishte mëkatuar, e mallkoi Perëndia tokën -por jo punën vetë. Ai vendosi që njeriu do të kishte dhimbje, mërzitje dhe djersë në përpjekjen për të fituar bukën e gojës nga toka (Zanafilla 3:17-19).

Një plak i moçëm ka thënë: «Punë e bekuar! nëse ti mbart mallkimin e Perëndisë, cili duhet të jetë bekimi i Tij?» Por puna nuk mbart mallkimin e Perëndisë. Ajo është pjesë thelbësore e qenies sonë. Ajo është pjesë e nevojës që ne kemi për krijimtari dhe për vetëvlerësim. Por ku jepemi pas papunësisë, atëherë rreziku i mëkatimit është më i madh. Dhe ndodh shpesh që kur tërhiqemi së paturi një jetë aktive, ne fillojmë të biem.

Nuk duhet të harrojmë që Perëndia e urdhëroi popullin e Tij që të punonte («Do të punosh gjashtë ditë» Eksodi 20:9). Njerëzit kanë prirjen të mos e vënë re këtë dhe të theksojnë atë pjesë tjetër që i urdhëron të pushojnë në ditën e shtatë.

Dhiata e Re iu vë njerëzve dembelë etiketën «të çrregullt» ose «të parregullt» dhe shpall që nëse dikush nuk do të punojë, ai duhet të lihet pa ngrënë (2 Thes. 3:6-10).

Zoti Jezus është Shembulli suprem i një Punëtori të palodhur. «Çfarë ditësh rraskapitjeje ishin ditët e Tij! Çfarë netësh lutjeje të mundimshme! Tre vjet në shërbesë e plakën para kohe. “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç” thanë ata, duke hamendësuar me përafërsi moshën e Tij. Pesëdhjetë? Po Ai ishte vetëm tridhjetë vjeç! Nuk do ta mbaj fshehur këtë.» (Jan MacPherson).

Disa njerëz zhvillojnë njëfarë alergjie për punën, sepse puna e tyre ka disa veçori të papëlqyeshme. Ata duhet të kuptojnë që asnjë punë nuk është plotësisht ideale. Çdo profesion ka disa pengesa. Por i krishteri mund ta bëjë atë për lavdinë e Perëndisë, «dhe jo disi, por me fitore».

Besimtari punon jo vetëm për të siguruar nevojat e tij por edhe për të ndihmuar të tjerë që janë në nevojë (Efesianeve 4:28). Kjo i shton punës një motiv të ri, bujarinë.

Madje edhe në përjetësi ne do të punojmë sepse «shërbëtorët e tij do t’i shërbejnë» (Zbulesa 22:3).

Ndërkohë ne duhet të ndjekim këshillën e Spërxhënit: «Rraskapite veten me shumë punë dhe pastaj ringjalle atë përsëri me lutje».

[previous][next]