8 prill

[no_toc]

8 prill | çdo ditë me radhë

«Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese dhe më e mprehtë se çdo shpatë me ty tehe» (Heb. 4:12a, NASB).

Një student nga një universitet i krishterë po i dëshmonte një studenti tjetër që ishte nga një seminar liberal. Kur besimtari i citoi një varg, seminaristi i tha: «Unë nuk e besoj Biblën». I krishteri i citoi një varg tjetër, vetëm për marrë një [tjetër]: «Të thashë që nuk e besoj Biblën». Herën e tretë që i krishteri i citoi një varg, seminaristi u acarua dhe shpërtheu [me fjalët]: «Mos më cito mua Biblën. Tashmë të kam thënë që nuk e besoj atë». Atëherë besimtari u ndje krejtësisht i dështuar dhe i mundur. Ai mendoi se ishte një dështak i plotë si një fitues i shpirtrave.

Ndodhi që Dr. H. A. Ajrënsajdi (Ironside) ishte ftuar në shtëpinë e tij atë natë. Gjatë darkës, studenti i krishterë ndau përvojën zhgënjyese rreth seminaristit. Më pas e pyeti Dr. Ajrënsajdin: «Kur përpiqesh t’i dëshmosh dikujt dhe ai të thotë: «Unë nuk e besoj Biblën», çfarë bëni ju?» Dr. Ajrënsajdi iu përgjigj me një buzëqeshje të ëmbël: «Unë thjesht i citoj më shumë nga ajo».

Kjo është një këshillë e shkëlqyer për çdo njeri që aspiron të jetë një fitues i shpirtrave. Kur njerëzit të thonë se nuk e besojnë Biblën, thjesht cito më shumë nga ajo. Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe e fuqishme. Ajo i ndikon njerëzit edhe kur ata nuk e besojnë atë.

Supozoni se dy burra janë në një dyluftim. Njëri i thotë tjetrit: «Unë nuk besoj se shpata jote është çelik i vërtetë». Çfarë ndodh? A e ul shpatën burri i dytë dhe pranon disfatën? Apo i jep një ligjëratë shkencore mbi përqindjen e karbonit dhe farkëtimin e metalit? Qesharake! Ai i lëshon kundërshtarit një goditje goxha të mprehtë dhe e bën të ndiejë se çfarë do të thotë shpatë reale. Kështu është edhe me Biblën. Fjala e Perëndisë është shpata e Frymës. Ajo duhet më shumë të përdoret, sesa duhet që të mbrohet. Ajo është goxha në gjendje që të mbrojë veten e saj.

Nuk e mohoj se ka vend për prova mbi frymëzimin e Shkrimit. Prova të tilla kanë një qëllim të vlefshëm për të konfirmuar besimin e atyre që tashmë janë të shpëtuar. Në disa raste ato i ndihmojnë njerëzit drejt besimit shpëtues. Por, në përgjithësi, njerëzit nuk binden nga arsyetimet apo argumentet njerëzore. «Njeriu i bindur kundër vullnetit të tij, ka të njëjtin mendim përsëri». Njerëzit duhet të përballen me Fjalën e fuqishme të Perëndisë. Një varg i vetëm nga Shkrimi vlen sa një mijë argumente.

Kjo thekson rëndësinë e mësimit përmendësh të Shkrimit. Nëse nuk i kam futur vargjet në kujtesë, Fryma nuk do të jetë në gjendje që t’i nxjerrë ato në kohën e duhur. Por pika kryesore është se Perëndia nuk ka premtuar që të nderojë fjalët e mia, por Ai ka premtuar që të nderojë fjalët e Tij. Pra, kur kemi të bëjmë me të pashpëtuarit, unë duhet të përdor në mënyrë të bollshme shpatën e Frymës dhe të shoh atë duke sjellë bindje dhe konvertim përmes një mrekullie të hirit.