«Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën» — Psa. 119:97
«Ju hetoni (ose hetoni ju) Shkrimet: dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua» — Gjoni 5:39
«Fjala nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan» — Heb. 4:2
[Ka] më tepër se një pjesë mbi përdorimin e fjalës së Perëndisë në jetën e hirit […] Do të doja shumë që t’i kthehesha edhe një herë kësaj pike shumë të rëndësishme. Nuk mund ta adresoj këtë thirrje me zell dhe urgjencë të tepruar, o vëllezërit dhe motrat e mia shumë të dashura: Jeta juaj frymërore varet në masë të madhe mbi përdorimin që i bëni fjalës së Perëndisë. Njeriu jeton nga fjala që del nga goja e Perëndisë. Prandaj kërkoni me gjithë zemrën tuaj që të mësoni si ta përdorni drejt fjalën e Perëndisë. Për këtë qëllim, pranoni këto ndihma. Lexojeni fjalën më tepër me zemrën se me të kuptuarit; me të kuptuarit do të di dhe kuptoj; më zemrën dëshiroj dhe dua dhe qëndroj. Le të jetë të kuptuarit shërbëtor i zemrës. Druaje shumë të kuptuarit e natyrës mishore, që nuk mund t’i pranojë gjërat frymërore (1 e Korintasve 1:12, 27; 2:6, 12; Kolosianeve 2:18).Lexojeni fjalën gjithnjë në përbashkësi me Perëndinë e gjallë. Fuqia e një fjale varet mbi bindjen time për njeriun se nga vjen ajo fjalë.
Së pari fute veten në përbashkësi të dashur me Perëndinë e gjallë sipas përshtypjes së afërsisë dhe dashurisë së Tij: trajtoje fjalën nën bindjen e plotë se Ai, Perëndia i përjetshëm, po të flet ty; dhe lejoje zemrën të qëndrojë në heshtje për të dëgjuar Perëndinë, vetë Perëndinë (Zanafilla 17:3 dhe 1 i Samuelit 3:9, 10; Isa. 50:4; 52:6; Jer. 1:2).
(Andrew Murray, fragment nga «Jeta e re, Fjalë të Perëndisë për dishepuj të rinj të Krishtit», Kapitulli 51).