I besojmë Perëndisë apo ngutemi ???

«Ai që i beson atij, nuk do të ngutet» (Isa. 28:16).

Në një epokë të udhëtimit supersonik dhe komunikimit shumë të shpejtë, në një kulturë ku nxitimi është parullë, na vjen si befasi kur mësojmë se nxitimi është përdorur rrallë nga Perëndia në një kuptim të mirë në Bibël. Them rrallë, sepse kemi rastin kur babai vrapon për të takuar plëngprishësin e kthyer, duke sugjeruar që Perëndia nxiton për të falur. Por në përgjithësi, Perëndia nuk e ka me ngut. Kur Davidi tha: «Detyra e ngarkuar nga mbreti ishte urgjente» (1 Sam. 21:8), ai ishte fajtor për hile dhe ne nuk duhet t’i përdorim kurrë fjalët e tij për të justifikuar nxitimet tona të harbuara. E vërteta e qartë është, siç pohon teksti ynë, se nëse jemi duke i besuar vërtet Zotit, nuk kemi pse ta kemi me ngut. Urgjenca e punës sonë mund të shërbehet më mirë nga një ecje e qetë në Frymën, sesa përmes një furie aktivitetesh mishore. Ja ku kemi një të ri që e ka me ngut për t’u martuar. Ai arsyeton se nëse nuk vepron shpejt, dikush tjetër mund ta zërë vajzën. E vërteta është se nëse Perëndia do që t’ia jap atij atë vajzë, askush tjetër nuk mund ta marrë atë. Nëse ajo nuk është zgjedhja e Perëndisë, atëherë atij i duhet ta mësojë përmes rrugës së vështirë: «Martohu me ngut, pendohu me nge». Një tjetër e ka me ngut për t’u futur në të ashtuquajturën punë me kohë të plotë. Ai argumenton se bota është duke humbur dhe se ai nuk mund të pres. Jezusi nuk argumentoi në këtë mënyrë gjatë viteve në Nazaret. Ai priti, derisa Perëndia e thirri për shërbesë publike. Shumë shpesh ne e kemi me ngut në ungjillëzimin tonë personal. Ne jemi kaq të merakosur për të patur rrëfime besimi, që e mbledhim frytin përpara se të jetë pjekur. Ne dështojmë që ta lejojmë Frymën e Shenjtë për ta bindur plotësisht personin për mëkatin. Rezultati i një metode të tillë është një gjurmë rrëfimesh të rreme dhe mbetjesh njerëzore. Ne duhet të lëmë «qëndrueshmërinë [durimin] të kryejë një vepër të përsosur» (Jakobit 1:4). Efikasiteti i vërtetë i jetëve tona nuk gjendet në nxitimin e çmendur pas misioneve të caktuara nga vetë ne, por në aktivitetin e drejtuar nga Fryma që gjendet duke pritur me durim në Zotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *