Një fragment i historisë kishtare si asnjë tjetër.Weizacker
I. Vendi unik në Kanun
E para e Korintasve është “libri i problemeve” në kuptimin që Pali i trajton problemet (“tani përsa i përket…”) që ndesheshin në asamblenë e qytetit imoral të Korintit. Si e tillë ajo është mjaft e nevojshme në ditët e sotme në asambletë e dërrmuara nga problemet. Ndarjet, adhurimi i drejtuesve, imoraliteti, luftimet ligjore, problemet martesore, praktika të dyshimta, rregullimi i dhuntive, të gjitha këto janë trajtuar këtu.
Megjithatë, do të ishte gabim të mendohej se është vetëm me probleme. Kjo është letra që përmban esenë më të bukur të dashurisë (1 e Korintasve 13), jo vetëm në Bibël, por në gjithë literaturën. Mësimi që shquhet mbi ringjalljen – si për atë të Krishtit ashtu edhe për atë tonin (kapitulli 15), rregulli në Darkën e Zotit (kapitulli 11), urdhëresa për të marrë pjesë në ofertë (kapitulli 16), të gjitha janë këtu.
Ne do të ishim akoma të varfër pa këtë letër. Është një thesar i mësimit praktik të krishterë.
II. Autorësia
Të gjithë studentët e Biblës janë të një mendimi që ajo çfarë ne quajmë “E para e Korintasve” është një produkt autentik i penës së Palit. Disa shkrimtarë (kryesisht ata liberalë) mendojnë se shohin disa interpolime [një pjesë nga një autor tjetër] në letër, por këto janë supozime subjektive pa mbështetje faktesh në dorëshkrim. Vargu 9 nga kapitulli 5 (1 e Korintasve 5:9) në dukje përfshin një letër të mëparshme nga Pali që Korintasit e kishin keqkuptuar.
Dëshmia e jashtme për 1 Korintasve është mjaft e hershme, libri të cilit Klementi i Romës (95 e.s.) i është referuar si “letra e apostullit të bekuar Pal.” Shkrimtarë të tjerë të Kishës së hershme që citojnë librin janë Polikarpi, Justin Martyr, Athenagoras, Irenaeus, Klementi i Aleksandrisë dhe Tertulliani. Është e renditur në Kanunin Muratorian dhe vjen pas Galatasve në “kanunin” e heretikut Marcion (Apostolikani).
Dëshmia e brendshme është gjithashtu mjaft e fuqishme. Përkrah referencave ndaj vetes si tek 1 e Korintasve 1:1 dhe 1 e Korintasve 16:21 gjithashtu argumenti në 1 e Korintasve 1:12-17; 3:4,6,22 mbështetin autorësinë e Palit. Koençidensat me Veprat e apostujve dhe letrat e tjera të Palit, plus shijen e fuqishme të përkujdesjes së vërtetë apostolike, përjashtojnë mundësinë e falsifikimit dhe i bëjnë argumentet të panumërta për autentikitet.
III. Data
Pali na tregon ne se po shkruan nga Efesi (1 e Korintasve 16:8,9,19). Përderisa ai shërbeu atje për tre vjet, e para e Korintasve ka mundësi të jetë shkruar në gjysmën e fundit të asaj shërbese të gjerë ose rreth 55,56 e.s.. Disa studentë të Biblës e caktojnë datën madje edhe më herët.
IV. Sfondi dhe temat
Korinti i lashtë ishte (dhe është) në Greqinë e jugut, në perëndim të Athinës, i vendosur strategjikisht mbi rrugët tregtare në kohën e Palit. Ai u bë një qendër e madhe për tregun ndërkombëtar dhe një trafik vigan zbarkoi në këtë qytet. Për shkak të fesë së korruptuar të njerëzve, ai shpejt u bë gjithashtu qendra e formave më të mëdha të imoralitetit, kështu që emri i Korintit ishte domethënia për gjithçka që ishte e papastër dhe sensuale. Kaq i keq ishte reputacioni i qytetit saqë ishte edhe një folje e krijuar, korinthiazomai, që do të thotë të bësh një jetë të ulët.
Apostulli Pal e vizitoi për herë të parë Korintin në udhëtimin e tij të dytë misionar (Veprat e Apostujve 18). Në fillim ai punoi mes Judenjve, së bashku me Prishilën dhe Akuilën, miqtë e tij tendë bërës. Kur shumica e Judenjve e hodhi poshtë mesazhin e tij, ai u kthye tek Johebrenjtë në Korint. Shpirtrat shpëtoheshin nëpërmjet predikimit të Ungjillit dhe u formua një kishë.
Rreth tre vjet më vonë, kur Pali predikonte në Efes, ai mori një letër nga Korinti, e cila tregonte për vështirësi serioze në asamblenë aty dhe gjithashtu bënte pyetje të ndryshme mbi çështje të praktikës së krishtere. Letra e parë e korintasve u shkrua si përgjigje e kësaj letre.
Tema e letrës është si të rregullohet një kishë mishërore dhe tokësore që nuk vlerëson seriozisht pikëpamjet, gabimet dhe veprimet që apostulli Pal i rishikoi me aq alarm. Siç e ka përmbledhur Moffatt, “Kisha ishte në botë, ashtu si duhet të jetë, por bota ishte në Kishë, gjë që s’duhet të jetë.”
Përderisa një situatë e tillë është ende e përbashkët në shumë asamble, përkatësia e 1 Korintasve është e qëndrueshme.
PËRMBLEDHJE
- Parathënie (1:1-9)
A. Përshëndetje (1:1-3)
B. Falënderim (1:4-9) - Çrregullime në Kishë (1:10-6:20)
A. Përçarje mes besimtarëve (1:10-4:21)
B. Imoralitet mes besimtarëve (kap. 5)
C. Padi mes besimtarëve (6:1-11)
D. Shthurje morale mes besimtarëve (6:12-20) - Përgjigje apostolike ndaj pyetjeve të Kishës (kap. 7-14)
A. Në lidhje me martesën dhe beqarinë (kap. 7)
B. Në lidhje me ngrënien e mishrave ofruar idhujve (8:1-11:1)
C. Në lidhje me mbulimin e kokës së grave (11:2-16)
D. Në lidhje me Darkën e Zotit (11:17-34)
E. Në lidhje me dhuntitë e Frymës dhe përdorimin e tyre në Kishë (kap. 12-14) - Përgjigjja e Palit ndaj mohuesve të ringjalljes (kapitulli 15)
A. Siguria e ringjalljes (15:1-34)
B. Konsiderimi i kundërshtimeve ndaj ringjalljes (15:35-57)
C. Përfshihet thirrje në dritën e ringjalljes (15:58) - Këshilla përfundimtare të Palit (kapitulli 16)
A. Në lidhje me mbledhjet (16:1-4)
B. Në lidhje me planet e tij personale (16:5-9)
C. Përshëndetjet dhe nxitjet e mbylljes (16:10-24)