Letra e tretë e Gjonit

Marrë së bashku ky vështrim i fundit i jetës së krishterë në kohën apostolike është një ndër të cilët studiuesi mund të ndalet shumë. Gjendja e gjërave që është zbuluar nuk i afrohet një ideali, por dëshmon për lirinë dhe guximin e besimit që është në rritje.B. F. Westcott

I. Vendi unik në Kanun

Edhe e Treta e Gjonit, libri më i shkurtër në DhR (vetëm një rresht më pak se e Dyta e Gjonit në origjinal), ilustron të vërtetën hyjnore që “gjithë Shkrimi… është i dobishëm.”. Ashtu si e Dyta e Gjonit, fjalët e saj kyçe janë dashuria dhe e vërteta. Por në dallim nga e Dyta e Gjonit, që tregon qëndrueshmërinë e dashurisë për të mos pranuar të gjithë ata që mirëpresin ata që nuk mësojnë të vërtetën, e Treta e Gjonit tregon për butësinë e dashurisë në ndihmë ndaj atyre që kanë shkuar tej me të vërtetën.

II. Autorësia

Prova e jashtme e të Tretës së Gjonit është e ngjashme me të së dytës. Këto letra janë kaq të shkurtra dhe kaq vetjake saqë është e lehtë të shihet se pse u mungon shtrirja e madhe e provës që ka e Para e Gjonit.

Origen-i dhe Eusebius-i e rendiste të Tretën e Gjonit midis antilegomena-ve, ose te librat e kundërshtuar. Klement-i dhe Dionysius-i, të dy nga Aleksandria, e pranuan të Tretën e Gjonit, ashtu si Cyril-i nga Jeruzalemi. Prova e Kanunit Muratorian është e paqartë në këtë fushë.

Prova e jashtme e çifton këtë letër shumë ngushtë me të Dytën e Gjonit dhe gjithashtu qartë me të Parën e Gjonit. Të tri letrat së bashku mbështetin vërtetësinë e njëra-tjetrës.

Nuk ka asnjë arsye të fortë të dyshojmë për paraqitjen tradicionale se apostulli Gjon e shkroi letrën e tretë së bashku me dy letrat e tjera të tij.

III. Data

Ashtu si në rastin e të Parës dhe të së Dytës së Gjonit, janë propozuar dy data të përgjithshme. Nëse Gjoni po shkruante nga Jeruzalemi para shkatërrimit të këtij qyteti, ka mundësi të jetë rreth vitit 60. Më tepër studiuesit e shohin letrën si të një periudhe më të vonshme kur Gjoni jetoi dhe shërbeu në Efes. Prandaj është pranuar një datë rreth viteve 85-90.

IV. Sfondi dhe Tema

Sfondi historik i kësaj letre na jep një vështrim të gjallë të jetës së kishës në fund të gjysmës së dytë të shekullit të parë. Me disa goditje të sakta me penë apostulli skicon tre karaktere: Gaji, mikpritësin dhe frymërorin; Demetri, i lavdërueshmi dhe Diotrefi, egoisti dhe ai që s’ka dashuri. Diotrefi mund të ilustrojë personalitetin e fortë kryeneç që mund të ekzistojë në çdo strukturë kishe. Nga ana tjetër, ai mund të tregojë prirjen drejt një plaku duke fituar përparësi dhe drejtim mbi një pleqësi të mëparshme të barabartë. Kjo letër priret të përfshihet në “episkopatin monarkik” (rregulli i një mbikëqyrsi zotërues, apo peshkopi) të shekullit të dytë dhe në vazhdim.

Përmbledhje

I. PËRSHËNDETJE (V. 1-4)
II. GAJI I PERËNDISHËM (V. 5-8)
III. DIOTREFI DIKTATORIAL (V. 9-11)
IV. DEMETRI I ZELLSHËM (V. 12)
V. PLANI DHE BEKIMET E APOSTULLIT (V. 13-15)

[previous][next]