Gjykimi i Edomit është shpagues (Abdia 15-16)

Dita e zemërimit të Perëndisë për tërë kombet është e afërt dhe Edomi do të ndëshkohej për trajtimin e tij ndaj Judës. Veprimet e tyre do të bien mbi kokën e tyre. G. Herbert Livingstoni e shpjegon ilustrimin e pirjes si vijon: Brenga që pret ndëshkimin paraqitet ndonjëherë nga profetët si e krahasueshme me pirjen e verës së fortë. Shikoni Jer. 25:15-28 për një zbatim të zgjeruar të kësaj analogjie. Perëndia nuk do ta marrë Edomin thjesht si një shembull, por do t’i gjykojë barazisht tërë kombet për mëkatet e tyre [3].