Ëndrra e Danielit e katër bishave që përshkruanin katër perandoritë botërore (Danieli 7)

Gjashtë kapitujt e parë të Danielit janë kryesisht historikë; gjashtë të fundit janë profetikë. Ëndrra dhe vegimet e Danielit në kapitujt 7 e 8 ndodhën gjatë mbretërimit të Belshatsarit, mbretit të Babilonisë, para se të merrnin pushtetin medët dhe persët. 7:1-4 Në kapitullin 7 kemi vegimin e Danielit të katër kafshëve të mëdha dilnin nga deti (Deti i Madh është Mesdheu). Këto përfaqësojnë katër perandoritë botërore. Luani përfaqëson Babiloninë. Krahët e shqiponjës hedhin idenë e shpejtësisë së pushtimit [8]. Shkulja e krahëve mund t’i referohet çmendurisë së Nebukadnetsarit dhe pjesa tjetër e vargut 4 shërimit dhe kthimit të tij. 7:5Ariu paraqet Medo-Persinë. Pjesa e Persisë mori një rëndësi më të madhe sesa ajo Mede. Tri brinjët që mbante në gojë mbase përfaqësojnë tri pjesët e perandorisë babilonase, që u plaçkitën nga medët dhe persët nën Kirin: Babiloninë në lindje, Egjiptin në jug dhe mbretërinë e Lidias në Azinë e Vogël [pjesa e perëndimit të Turqisë së sotme]. 7:6Leopardi është një figurë e Greqisë. Katër fletët e tij prej shpendi flasin për shtrirjen e menjëhershme të perandorisë greke. Katër është numri i botës. Krahët flasin për shpejtësi. Brenda trembëdhjetë vjetësh Aleksandri pushtoi botën, marshoi në lindje deri në Indi. Më pas vdiq tridhjetë e tre vjet, duarzbrazët. Katër kokat e leopardit në pamje të parë bëjnë ndarjen e perandorisë në katër pjesë nga gjeneralët e Aleksandrit pas vdekjes së tij. 7:7,8Kafsha e katërt, e fuqishme dhe shkatërrimtare, ishte ndryshe nga të tjerat, por kishte disa nga karakteristikat e tyre kafshërore. Ajo përshkruhet si e llahtarshme, e tmerrshme, jashtëzakonisht e fuqishme, me dhëmbë të mëdha prej hekuri. Ajo flet për Perandorinë Romake që do të pasonte atë greke, do të reshtte dhe më pas, pas një hapësire të konsiderueshme kohe, do të gjallërohej. Në këtë formë të gjallëruar do të ketë dhjetë brirë, pra, dhjetë mbretër dhe një bri vogël, pra, koka e ardhshme e Perandorisë së Gjallëruar Romake, Antikrishti. 7:9-14 Në vargun 9 Danieli paraqet perandorinë e pestë dhe të fundit botërore, mbretërinë e lavdishme të Zotit Jezus Krisht; Atij do t’i jepet sundimi universal. Përshkrimi i të Lashtit të ditëve këtu ngjan me atë të Krishtit te Zbulesa 1. Por ky identifikim deri diku errësohet në vargun 13 nga një Bir njeriuarriti para të Lashtit të ditëve. Atëherë do të kuptohet sikur Krishti po arrinte para Vetes. Mbase është më mirë të mendojmë për të Lashtin e ditëve këtu si për Perëndinë Atë. Ai që i ngjante një Biri njeriu është atëherë Zoti Jezus, që do të vijë para se Ati t’i japë mbretërinë. I Lashti i Ditëve ulet si një Gjykatës në gjyq (v. 10,26). Briri i vogël dhe perandoria e tij janë shkatërruar (v. 11). Perandoritë e tjera botërore do të reshtin gjithashtu, por kombet dhe populli do të vazhdojë (v. 12). Zotit Jezus i është dhënë sundimi dhe një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë (v. 14). 7:15-18 Kur Danieli shprehu mëdyshje të ankthshme, një interpretues i paidentifikuar shpjegoi se katër kafshët e mëdha përfaqësonin katër sunduesit botërorë që do të dalin nga toka, por që do të pasohen nga mbretëriae Shumë të Lartit dhe e shenjtorëve të Tij. Ndërsa këto mbretëri botërore do të kalojnë, shenjtorët e Shumë të Lartit do të kenë një mbretëri të përjetshme. Te vargu 3 kafshët dalin nga deti, që zakonisht simbolizojnë kombet pagane. Këtu në vargun 17 ato dalin nga toka; kjo i referohet paraqitjes së tyre morale si të rëndomtë dhe karakterit të tyre jofrymëror. 7:19-22 Danieli bëri pyetje të veçanta rreth kafshës së katërt, që ua kalonte të tjerave në mizori dhe egërsi. Ai gjithashtu donte të mësonte rreth dhjetë brirëve dhe bririt tjetër që i dilte dhe para të cilit kishin rënë tre brirë. Ai pa bririn e vogël që bënte luftë kundër shenjtorëve të Periudhës së Mundimit të Madh, derisa arriti i Lashti i ditëve, që u dha fund vuajtjeve të tyre dhe u dha tyre mbretërinë. 7:23-28 Interpretuesi i panjohur shpjegoi kafshën e katërt, dhjetë brirët dhe bririn e vogël pompoz. Ky i fundit do të blasfemojë Shumë të Lartin, do të përndjekë shenjtorët dhe do të mendojë të ndryshojë kalendarin judaik për tre vjet e gjysmë (ky është Mundimi i Madh që përmendet nga Jezusi te Mateu 24:21). Por atij do t’i merret fuqia dhe mbretëria e përjetshme dhe e lavdishme e Zotit tonë do të fillojë. Danieli u përgjigj me çuditje dhe mrekullim.