Idhulli I artë I Nebukadnetsarit dhe furra e zjarrtë (Danieli 3)

3:1-7Nebukadnetsarindërtoi një figurë idhujtare prej ari tridhjetë metra të lartë dhe e ngriti në fushën e Duras. Më pas urdhëroi që kur të dëgjonin zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloji vegle, tërë njerëzit duhej të binin përmbys për ta adhuruar figurën. Cilido që nuk do të pranonte, do të hidhej menjëherë në mes të një furre zjarri përvëlues. 3:8-12Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, si judenj besnikë, nuk pranuan të adhuronin idhullin dhe mbretit iu çua lajmi nga disa kaldeas. 3:13-21 Ai u dha mundësinë të ndryshonin mendjet e tyre, por ata nuk ia vunë veshin. Besimi i tyre në çlirimin e mundshëm ishte madhështor. Por edhe sikur të mos ndodhte një gjë e tillë, ata përsëri do t’i qëndronin besnikë Zotit. Kështu mbreti urdhëroi që furra e zjarrtë të nxehej shtatë herë më shumëse zakonisht dhe urdhëroi që të tre judenjtë të hidheshin të siç ishin, të veshur. 3:22-25Furra ishte aq e mbingrohur, saqë njerëzit që i hodhën ata në të u vranë. Por kur Nebukadnetsari i habitur pa në furrë, dalloi katër burra: tre judenjtë dhe të katërtin i përngjante një biri të Perëndisë (versioni NKJ) apo një biri të perëndive (shënimet anësore të versioni NKJ). Besojmë se ishte në të vërtetë Biri i Perëndisë, pavarësisht se si e pa mbreti. Zoti ose na shpëton nga problemet ose është me ne në to. 3:26-30 Judenjtë nuk u dëmtuan aspak. Zjarri kishte djegur vetëm litarët që i kishin lidhur. Pikëllimet ia dalin mbanë të përmbushin qëllimet e Perëndisë dhe të na çlirojnë nga gjërat që na lidhin. Mbreti u prek aq shumë, saqë ndaloi gjithkënd të fliste keq për Perëndinë e judenjve dhe bëri që tre të rinjtë të kenë mbarësi në krahinën e Babilonisë. E tërë kjo pavarësisht nga fakti se ata kishin shkelur urdhrin e tij!