Lartësimi i Mardokeut (Esteri 10)

10:1,2 Libri i Esterit mbyllet me lartësimin e Mardokeut. Përparimet e tij ruhen të shkruajtura bashkë me arritjet e Asueros në librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë. Karl Armerdingu (Carl Armerding) e mbyll librin e tij rreth Esterit me këto fjalë:

Fakti që nuk na thuhet gjë për vdekjen e tij spikat shumë, sepse historia e shumë njerëzve përfundon me një farë nekrologjie. Por ky nuk ishte rasti i Mardokeut. Kështu në mendjet tona mbetet përshtypja e atij që jeton në vazhdimësi. “Ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë” (1 Gjonit 2:17) [13].

10:3Mardokeu kërkoi të mirën e popullit të tij. Spërxhëni (Spurgeon) e zbaton këtë shërbesë ndaj të krishterëve:

Mardokeu qe një patriot i vërtetë dhe, për këtë arsye, duke u ngritur në një detyrë të rëndësishme nga Asueroja, ai e përdori pozitën e tij për të begatuar Izraelin. Në këtë mënyrë ai është një simbol i Jezusit, i cili, nga froni i Tij i lavdisë, nuk kërkon interesat e Tij, por përdor fuqinë e Tij për popullin e Vet. Do të ishte gjë e mirë sikur çdo i krishterë të ishte një Mardoke për kishën, duke përdorur aftësitë e tij për begatinë e saj. Disa ndodhen në begati dhe janë edhe njerëz me rëndësi; duhet, pra, të nderojnë Zotin e tyre në vendet e rëndësishme të botës dhe duhet të dëshmojnë për Jezusin para njerëzve të mëdhenj. Të tjerë kanë atë që është shumë më e mirë, shumë më e mirë, pra, përbashkësinë me Mbretin e mbretërve dhe le të jenë gati të luten çdo ditë për bijtë e Perëndisë që janë të dobët, për ata që dyshojnë, për ata që tundohen dhe për që janë zemërlëshuar [14].

SHËNIME
[[1]](Hyrje) Një jude jopraktikues është dikush që është pjesë e bashkësisë etnike judaike, por që nuk e praktikon fenë e tij, apo nuk përpiqet të zbatojë Ligjin e Moisiut që ka të bëjë me rregullat dhe traditat e dietetikës.[[1]] [[2]](Hyrje) Sot Persia quhet Iran. Gjuha e tyre, farsi (= persishtja), nuk lidhet me arabishten, por përdor një shkrim të ndryshuar arab dhe shumë fjalë arabe nga feja dhe kultura myslimane.[[2]] [[3]](Hyrje) Duke menduar ta “zgjidhnin” këtë situatë, disa judenj kanë shtuar shumë pjesë (në greqisht) në tekstet e kronikave të Esterit. Ata nuk e kanë kuptuar se në fakt po shkatërronin mesazhin e librit – veprën në hije të Perëndisë për popullin e Tij, madje edhe për ata që vendosin të jetojnë larg tempullit të Tij në Jerusalem. Këto shtesa mund të gjenden te librat apokrifë dhe kanë një karakter krejt të ndryshëm nga origjinali në hebraisht. Ata shtojnë shumë veprimtari fetare bashkë me disa motive telenovelash. Judenjtë dhe protestantët kanë mohuar me të drejtë këto shtesa apokrife në Fjalën e Perëndisë.[[3]] [[4]](Hyrje) W. Graham Scroggie, Know Your Bible, Vëll. I, The Old Testament, f. 96.[[4]] [[5]](Hyrje) Cituar nga Scroggie, Know Your Bible, Vëll. I, The Old Testament, f. 96.[[5]] [[6]](Hyrje) Emri Suzana vjen nga kjo fjalë në hebraisht që përkthehet zambak.[[6]] [7] (1:13-20) J. Vernon, McGee, Ruth and Esther: Women of Faith, f. 232,233.

[8] (2:19-23) Cituar nga Carl Armerding, Esther: For Such a Time as This, f. 35.

[9] (3:12-15) Irving L. Jensen, Ezra/Nehemia/Esther, f. 88.

[10] (4:15-17) Matthew Poole, Matthew Poole’s Commentary on the Holy Bible, f. 913.

[11] (6:1-3) J. G. Bellett, Witnesses for God in Dark and Evil Times: being Studies and Meditations on the Books of Ezra, Nehemia, and Esther, f. 70.

[12] (9:17-28) Purim është shumësi i fjalës Pur në hebraisht që do të thotë “short”.

[13] (10:1,2) Armerding, Esther, f. 128.

[14] (10:3) Charles Haddon Spurgeon, Morning and Evening, f. 667, për datën 28 nëntor, mbrëmja.

BIBLIOGRAFI

Armending, Carl. Esther: For Such a Time as This. Chicago: Moody Press, 1955.

Baldwin, Joyce G. Esther. Tyndale Old Testament Commentaries. Downers Grove, IL: InterVarsity Press. 1984.

Bellett, J. G. Witnesses for God in Dark and Evil Times: being Studies and Meditations on the Books of Ezra, Nehemia, and Esther. Kilmarnock, Skoci: John Ritchie, Publisher of Christian Literatura, nuk dihet data.

Ironside, H. A. “Esther”. Te Notes on Ezra, Nehemia, and Esther. Neptune, N. J.: Loizeaux Brothers, 1972.

Keil, C. F. “Esther”. Te Commentary on the Old Testament in Ten Volumes. Vëll. 10. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1982.

McGee, J. Vernon Ruth and Esther: Women of Faith. Nashville: Thomas Nelson Publishers, 1988.