Shpallja e dëbimit të Vashtit (Esteri 1)

1:1-4 Edhe pse jo të gjithë studiuesit bien dakort përsa i përket identitetit të Asueros, pjesa më e madhe e komentuesve modernë besojnë se ai është Ksersi (shikoni shënimet anësore të versionit NKJ), biri i Darit të Madh. Ksersi mbretëroi nga viti 486 deri më 465 para K. Festa e parë nuk zgjati pa tjetër pa u ndërprerë për njëqind e tetëdhjetë ditë. Për më tepër, kjo ishte koha e kërkuar për të treguar pasuritë dhe lavdinë e mbretërisë së tij. Mbase fisnikë të ndryshëm kanë shkuar në kohë të ndryshme gjatë kësaj periudhe, meqë perandoria ishte shumë e madhe. 1:5-8Festa e dytë zgjati shtatë ditë dhe ishte e hapur për tërë popullin e Shunanit. Vera mbretërore vërshonte lirshëm nga enët e arit në oborrin e pajisur në mënyrë elegante plot lule (v. 6 është vargu më shumëngjyrësh në Bibël!). Mysafirët lejoheshin të pinin sa të donin. 1:9-12 Ksersi i dehur urdhëroi eunukët e tij të sillnin para mbretit mbretëreshën Vashti, që po mikpriste gratë në një gosti tjetër. Ai donte që ajo të paraqitej në kremtimin publik që të tregonte pamjen e saj të hijshme. Meqë thjeshtësia perse kërkonte që gratë të vinin vello në publik, duket qartë se mbreti po i kërkonte që ajo të ulte veten për të kënaqur tekat e tij të shfrenuara. Ajo nuk pranoi të dilte para tij, duke e zemëruar kështu mbretin së tepërmi. 1:13-20 Kur mbreti u këshillua me dijetarët e tij, ata i thanë se sjellja e Vashtit do të ishte një shembull i keq për gratë e mbretërisë. Memukami hodhi idenë që Vashti të hiqej nga froni me anë të një urdhërese mbretërore dhe që urdhëresa të qarkullonte në çdo pjesë të mbretërisë. Duke ditur se ligji i medo-persëve ishte i pandryshueshëm, dijetarët mund të kenë parashtruar një hap të tillë të rreptë për të bërë të mundur që Vashti të mos kthehej në fuqi dhe t’i ndëshkonte. 1:21,22Mbreti e ktheu këshillën e tyre në një ligj dhe e urdhëroi atë të shpallej në çdo krahinësipas gjuhës së vet. Bashkë me të ishte edhe ligji se çdo burrë ishte zot në shtëpinë e tij dhe se gjuha e tij duhej të ishte ajo e folur në vend. Vernën Mek-Xhi (Dr. J. Vernon McGee) ka hedhur idenë se Menukami në shtëpi ishte një burrë që e kishte bërë zap gruaja dhe se tani po shkonte t’i tregonte gruas atë urdhëresë [7].