Profecitë e ngushëllimit nga pikëpamja e robërisë së ardhshme (Isaia 40-66)

Nëse tridhjetë e nëntë kapitujt e mëparshëm i përgjigjen librave të DhV, atëherë njëzet e shtatë kapitujt që vijojnë, të mbushur me simbole të Jezusit, Mesias, me siguri i përgjigjen librave të DhR. Në këtë pjesë të Isaias (kapitujt 40-66) profeti parashikon kthimin e Judës nga robëria babilonase dhe më pas ripërtëritjen e ardhshme të tërë kombit në Ardhjen e Dytë të Krishtit.

A. Ngushëllimi i çlirimit të ardhshëm të Izraelit (kapitujt 40-48)

1. Ngushëllimi nga falja dhe paqja e Perëndisë (40:1-11) 40:1,2; Kapitulli 40 hapet me një mesazh ;ngushëllimi; për robërit e kthyer. Problemet e Jerusalemit kanë mbaruar, ;paudhësia e tij është shlyer, sepse ka marrë nga duart e Zotit dyfishin ;(pra, plotësisht dhe në masën e duhur) ;për të gjitha mëkatet e tij;. Kjo do të gjejë plotësim në Ardhjen e Dytë të Krishtit. Ndërkohë, kjo tokë e vjetër dhe madje kisha është tepër në nevojë për ngushëllim. Secili prej nesh duhet të bëjë punën e vet për të ngushëlluar popullin e Perëndisë: Kërkoji Perëndisë të të japë aftësinë për të ngushëlluar, që të jesh i përkushtuar dhe i veçuar në një jetë përkrahjeje për të tjerët. Sepse e rëndë është pesha e sëmundjes në çdo zemër; dhe ngushëlluesit janë të nevojshëm në stilin e krishterë. – ;A. E. Hamilton 40:3-5; Thirrja është: “;Shtroni udhën e Zotit;”. Gjon Pagëzori luajti rolin e pararendësit në Ardhjen e Parë të Krishtit (Mt. 3) dhe Elia do ta luajë atë në Ardhjen e Dytë (Mal. 4:5,6). Përgatitja për ardhjen e Tij është morale dhe frymërore, jo topografike. Morgani shkruan: Besniku midis njerëzve përgatit rrugën e Tij dhe drejton shtegun e Tij kur ata tregojnë për Të besnikërinë e tyre të plotë dhe besojnë vetëm në Të [47]. Malet dhe kodrat përfaqësojnë krenarinë dhe arrogancën midis njerëzve, luginat njerëzit e ulët. Tërë pabarazia dhe ashpërsia e karakterit duhet ;të jenë sheshuar;. ;Lavdia e Zotit; (pra, Vetë Zoti) ;do të zbulohet dhe çdo qenie do ta shohë; (shikoni Zbulesa 1:7). 40:6-8; Zoti e udhëzon profetin t’u ;bërtasë; njerëzve, duke u thënë atyre se sa të përkohshëm janë ata dhe sa e qëndrueshme është ;fjala; e Tij. Ndërsa këto vargje përshkruajnë përkohshmërinë e tërë njerëzve, ato mund t’u referohen në mënyrë të veçantë sunduesve të Izraelit. “;Fjala e Perëndisë sonë mbetet përjetë;” është përshtatur si motoja e një shumice shkollash të krishtera, sidomos në latinisht: ;Verbum Dei manet in aeternam;. Uilliam Kelli (William Kelly) ka shkruar se ndërsa fundi po afrohet ne thjesht kemi shumë nevojë të prehemi në Fjalën e Perëndisë. Mund të ketë vështirësi në të cilat ndodhemi dhe Fjala duket si diçka e dobët për ta besuar për përjetësinë, por në të vërtetë ajo është më e qëndrueshme se qiejt apo toka [48]. 40:9-11; Vetë ;Sioni; mund të jetë lajmëtari i ;lajmit të mirë; të ardhjes së Mesias, apo lajmi mund të çohet në Sion nga disa lajmëtare (;ti; është në gjininë femërore). Vargjet 10 e 11 tregojnë ashpërsinë dhe mirësinë e Perëndisë – ashpërsinë ndaj atyre që kundërshtojnë ta pranojnë Atë, por mirësinë e ëmbël ndaj ;kopesë; dhe ;qengjave; që janë shpërndarë midis johebrenjve. Këto vargje paraqesin ardhjen e Tij në fuqi dhe lavdi. 2. Ngushëllimi nga cilësitë e Perëndisë (40:12-31) 40:12; Këtu fillon një pjesë klasike mbi madhështinë e Perëndisë në përqasje me kotësinë e plotë të idhujve. Jehovahu ;ka matur ujërat; e detit me ;gropën e dorës; dhe ;ka marrë përmasat e qiellit me pëllëmbë;, largësinë nga maja e gishtit të Tij të madh tek ajo e më të voglit. Ai ;ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë; (rreth nëntë litra). 40:13,14; Askush nuk i ;ka marrë përmasat e Frymës së Zotit;. Tërë vepra e Tij e krijimit dhe e providencës janë kryer dhe kryhen pa ndihmë të jashtme. 40:15-17 Kombet janë; aq pa domethënie, sa ;një pikë ujë në një kovë; para Tij. Pyjet e ;Libanit nuk do të mjaftonin; për zjarr dhe tërë kafshë e tij do të ishin të pamjaftueshme për një ;holokaust; të denjë për Të. 40:18-26; Çfarë ;figure; të bërë nga njeriu mund ta paraqesë një ;Perëndi; aq të madh? I pasuri e bën idhullin e tij me metal të çmuar dhe i varfri me dru. Sa qesharake! A ;nuk e dinë; ata, apo ;nuk kenë dëgjuar; për madhështinë e Personit dhe të fuqisë së Jehovahut? Çfarë shëmbëlltyre mund ta rrokë ;madhështinë; e Atij që ka bërë yjet? Kur Ai i thërret për të dalë natën, ;asnjë nuk mungon;. 40:27-31; Nëse ndonjërin nga njerëzit e Judës e ka lëshuar zemra dhe ka pyetur veten nëse Perëndia ende kujdeset për ta, le ta kuptojnë se ;ata që shpresojnë te Zoti; janë të sigurt për ;forca; të përtërira. Është absurde të mendohet se Ai kujdeset më pak për popullin e Tij sesa për yjet që i drejton pa gabuar. 3. Ngushëllimi nga i Shenjti i Izraelit (kapitulli 41) 41:1; Perëndia thërret kombet në një ballafaqim me Të; ato duhet ;të marrin forca të reja;, pra, të sjellin argumentet e tyre më të forta. 41:2-4; Në fillim Jehovahu përshkruan thirrjen e Tij ndaj Kirit, atij ;nga lindja;. Koha e shkuar është përdorur për të përshkruar sigurinë e asaj që është ende e ardhshme. Duhet përmendur këtu se disa komentues besojnë se vargjet 2 e 3 i referohen thirrjes së Abrahamit, por fitoret ushtarake të njeriut të përshkruara këtu i kalojnë arritjet e tij. Ky njeri (Kiri, mbreti i Persisë) ka arritur një numër të madh fitoresh. Në shtegun e fuqisë së tij shkatërruese qëndresa është aq e dobët sa edhe pluhuri dhe kashta. Ai përparon me të shpejtë në vende që janë të panjohura për të. ;Kush e ka nxitur; Kirin dhe ka thirrur një brez për të dalë fitimtar mbi një tjetër? Është Jehovahu – ;i pari;; ;dhe me ata të fundit;, pra, me brezin e ;fundit;, Ai mbetet i njëjti. 41:5-7; Kombet tmerrohen ndërsa dëgjojnë afrimin e pushtuesit. Njerëzit përpiqen t’u japin zemër njëri-tjetrit se nuk ka asgjë për të pasur frikë. Atëherë modelojnë me të shpejtë një idhull për t’i shpëtuar nga shkatërrimi. Idhulli i mjerë duhet gozhduar në vend në mënyrë ;që të mos lëvizë;! 41:8-10; Vargjet 8-20 përshkruajnë dashurinë dhe kujdesin vetjak të Perëndisë për popullin e Tij. Pyetja që lind është: “A janë kujdesur ndonjëherë idhujt për ju në mënyrë kaq të dashur?”. Perëndia i ka thirrur ata nga Uri i kaldeasve për të qenë ;shërbëtori; i Tij; ata janë të sigurt për praninë, marrëdhënien, ndihmën dhe fuqinë e Tij mbështetëse, duke qenë kështu një ndër vargjet më të dashura tek Isaia: Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime. 41:11-16; Armiqtë e tyre ;do të zhduken; dhe do të shfarosen; Perëndia është Ndihmësi dhe ;Shpëtimtari; i tyre. Zoti do ta përdorë Izraelin si ;shirësen; e Tij kundër kombeve dhe Izraeli ;do të gëzohet ;vetëm ;te Zoti;. 41:17-20; Për ;të mjerët dhe të varfrit; do të kujdeset Zoti. Toka mijëvjeçare do të ketë ;ujë; me bollëk dhe ;shkretëtira; do të lulëzojë me një larmi të madhe bimësie. Do të jetë një mësim për të gjithë se ;Zoti; kujdeset me të vërtetë për të Vetët. 41:21-24; Në vargun 21 Perëndia kthehet përsëri te kundërshtia e Tij ndaj kombeve. Ai i sfidon ato që të prodhojnë idhuj që të mund të parathonë ;ç’ka për të ndodhur;, apo madje të rrëfejnë gjërat që kanë ndodhur tashmë. Le të profetizojnë, apo le të bëjnë ;të mirën; apo ;të keqen; – çdo gjë për të treguar se mund të bëjnë ;diçka!; Por nuk munden. Ata janë një ;hiç; – madje më pak se hiç [49]. 41:25-28; Kiri del përsëri në skenë në vargun 25, këtë herë si ;dikush nga veriu;. Ai në fillim erdhi nga Persia (nga lindja, v. 2), më pas pushtoi medët (;veriu;) dhe përparon në pushtimet e tij prej andej. Kiri thirri emrin e Perëndisë, në kuptimin se e pranoi Perëndinë si Atë që e drejtoi dhe e fuqizoi (Esdra 1:2). Asnjë idhull nuk ka parathënë ndonjëherë ardhjen e Kirit. Perëndia ia ka thënë që më përpara popullit të Tij, por Ai nuk mund të gjente asnjë midis idhujve për të folur me autoritet. Të gjithë ata janë një zhgënjim dhe të padenjë për t’u besuar. 41:29; Vargu i fundit në kapitullin 41 zbulon qartë ndryshimin midis Perëndisë dhe “figurave të skalitura” të pavlera. Vaini (Vine) e përkthen gati si në origjinal, si vijon: Shikojini të gjitha! Kotësi! Veprat e tyre janë një hiç; erë dhe pluhur janë shtatoret e tyre të shkrira [50]. 4. Ngushëllimi nga Shërbëtori i Zotit (kapitulli 42) 42:1-4; Emri “;Shërbëtor;” është përdorur nga Isaia për t’iu referuar ;Mesias;, tërë ;kombit të Izraelit;, ;mbetjes besnike; të popullit (43:10) dhe ;Kirit;. Zakonisht konteksti e bën të qartë se kë nënkupton. Te vargjet 1-4 flitet qartë për Zotin Jezus – i ngritur e i zgjedhur nga Perëndia dhe i mbushur me ;Frymën ;e Shenjtë. Ai ;do t’u sjellë drejtësinë kombeve;, nuk do të jetë një kryetar partie, ;nuk; do ta shtypë të penduarin e vërtetë, apo nuk do ta ;shuajë; një shkëndijë besimi, ;nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; derisa të vendosë; mbretërinë e Tij të drejtë. 42:5-9 Perëndia;, Krijuesi madhështor, i drejtohet tani Mesias dhe tregon atë që do të kryejë përmes këtij të Shenjti, të cilin e ka ;thirrur sipas drejtësisë;. Perëndia ;nuk do të ;ndajë ;lavdinë; e Tij me asnjë ;tjetër; dhe aq më pak me ;shëmbëlltyrat e gdhendura;. Parathëniet [parashikimet] e Tij të shkuara ;kanë ndodhur; dhe tashmë Ai zbulon edhe një herë të ardhmen. 42:10-13; Izraeli u bën thirrje kombeve më të largëta të botës për t’u bashkuar në ;lëvdimin; ndaj Mesias ndërsa Ai zbret ;si një hero; e ;luftëtar; për të ushtruar hakmarrjen mbi ;armiqtë; e Tij. Përmendja e ;Kedarit; dhe ;Selas; do të thotë se zërat arabë do të bashkohen në ;kantikun e ri;. 42:14-17; Këtu po flet Jehovahu. Koha e qëndrimit të Tij në heshtje ka kaluar; tani Ai do ta lëshojë zemërimin e Tij mbi armiqtë, Ai do të sillet me mëshirë me mbetjen besimtare të Izraelit dhe do të turpërojë plotësisht tërë idhujtarët. 42:18-22; Në vargun 19 ;shërbëtori; nuk është më Mesia, por është Izraeli, i ;shurdhër; dhe i ;verbër; ndaj fjalëve dhe veprave të Jehovahut. “;Kush është i verbër si ai që është në paqe me mua;” mund të nënkuptojë ;në paqe; për sa i përket privilegjit, ose mund të përkthehet: “Kush është i verbër si ai në të cilin kam besuar?” (JND). Izraeli u lidh me një marrëveshje besëlidhjeje me Zotin, por nuk eci denjësisht sipas thirrjes së tij të lartë. Zoti ngriti lart ;ligjin;. Ai ishte i ;mrekullueshëm; për Të. Por Izraeli e përçmoi dhe nuk iu bind atij dhe, si pasojë, u la në dorë të plaçkitjes, ;vjedhjes; dhe burgut. 42:23-25; Profeti Isaia pyet: “;Kush prej jush do t’i kushtojë vëmendje kësaj gjëje?;… ;Kush e ka braktisur Jakobin në duart e plaçkitësve dhe Izraelin në ato të grabitësve? A nuk ka qenë vallë Zoti kundër të cilit kemi mëkatuar?;”. Perëndia ;hodhi mbi ;Izraelin ;afshin e zemërimit të Tij; dhe ;dhunën e luftës;, por askush nuk e kuptoi domethënien e ndëshkimit të Tij, apo ;pati gajle;. 5. Ngushëllimi nga përtëritja e Izraelit (kapitujt 43,44) 43:1-7; Me një ton dashurie të ëmbël, Jehovahu e siguron popullin e Tij që të ;mos ;ketë ;frikë;, sepse Ai që i ka krijuar, formuar, shpenguar dhe thirrur ;do të; jetë me ta në përmbytje dhe ;zjarr;. ;I Shenjti i Izraelit; jep ;Egjiptin; si ;çmim;, një premtim që u përmbush pas kthimit të judenjve nga robëria. Vaini (Vine) shkruan: Zoti e shpërbleu Kirin, mbretin pers, për çlirimin e tyre, duke i lejuar atij dhe birit të tij, Kambisesit, të zotëronin Egjiptin dhe mbretëritë fqinje. Sheba ishte zona më e madhe midis Nilit të Bardhë e Blu, ngjitur me Etiopinë. Zotërimi i këtyre vendeve nuk ishte thjesht një dhuratë, por ishte një çmim shpengimi (një ;kopher; apo mbulim) për njerëzit për të cilët ishte bërë pagesa, që të mbuloheshin me anë të saj [51]. Ngaqë Izraeli është ;i çmuar;,; i nderuar; dhe i dashur, Perëndia ;do të ;jepte ;njerëz;…; në këmbim; të tij, pra, gjykimi do të bjerë mbi paganët nga çdo drejtim në mënyrë që ;bijtë;…; dhe bijat e; Tij të përtërihen në vend. Vargjet 5-7 përshkruajnë atë përtëritje. 43:8-13; Tashmë Zoti thërret Izraelin dhe ;tërë kombet; në një provë gjyqi. ;Le të paraqesin dëshmitarët e tyre; për aftësinë e idhujve për të parashikuar të ardhmen. Përndryshe, le të pranojnë se vetëm Perëndia është i vërtetë. ;Zoti; e quan Izraelin si ;dëshmitarin; e tij [52]; ata duhet të dëshmojnë se Ai është ;Perëndia; i vetëm i vërtetë, se Ai është i përjetshëm, se ;përveç ;Tij ;nuk ka Shpëtimtar ;dhe Çlirimtar ;tjetër; dhe se dekretet dhe veprat e Tij nuk mund të hidhen poshtë. 43:14-21 Zoti; ka vendosur të shtypë ;Babiloninë; për shkak të Izraelit. Kjo do të tregojë se Ai është ;Zoti;, ;Çliruesi;, ;i Shenjti; dhe ;Mbreti; i popullit të Tij. Ai i ka nxjerrë ata përmes ;Detit; të Kuq, duke shkatërruar ndjekësit egjiptianë në të njëjtën kohë. Por eksodi harrohet lehtë në krahasim me atë që do të bëjë tani Zoti. Ai do të ;hapë një rrugë; përmes shkretëtirës për ;popullin; e Tij ndërsa do të kthehen nga robëria. Në tokën e ripërtërirë, vendet e shkreta do të shijojnë ujë me bollëk, në mënyrë që krijesat e ;shkretëtirës; të jenë mirënjohëse. ;Populli; i Perëndisë, gjithashtu, do të jetë mirënjohës dhe do të ;lëvdojë; emrin e Tij. 43:22-24; Këto vargje kthehen te ditët para robërisë së Izraelit. Populli nuk ishte lutur dhe ishte ;lodhur; me Perëndinë. Edhe pse ata i çonin ;holokauste; në mënyrë të sipërfaqshme, zemrat e tyre ishin larg Perëndisë, kështu ishte njësoj sikur të mos sillnin flijime. Ata nuk e ngarkonin Perëndinë me dhurata – por vetëm ;me paudhësitë; e tyre! 43:25-28; Megjithatë, në hirin e Tij Ai do të ;fshijë shkeljet; e tyre dhe do të falë e do të harrojë ;mëkatet; e tyre. A mund të përmendin ndonjë meritë pse do ta bëjë Ai një gjë të tillë? Jo. Tërë historia e tyre ka qenë një kujtesë e gjallë e mëkatit dhe dështimit – nga Adami e këtej. Kjo është arsyeja pse gjykimi ra mbi ta. 44:1-5; Në këto vargje dëgjojmë rrahjen e zemrës së Zotit për popullin e Tij. Dashuria e Tij nuk shuhet, pavarësisht nga mëkatet e tyre të shumta. Ai i quan ata ;Jakob; (zëvendësues), ;Izrael; (princ i Perëndisë) dhe ;Jeshurun; (i drejtë). Ai i ;ka bërë; ata, i ;ka formuar;, i ka zgjedhur dhe i ;ndihmon;. Premtimi i ;Frymës; u përmbush pjesërisht ditën e Rrëshajëve, por do të ketë përmbushjen e vet të plotë dhe përfundimtare në Ardhjen e Dytë. Atëherë, ;toka; e etur, si në kuptimin letrar, ashtu edhe në kuptim fjalë për fjalë, do të përjetojë ;rrëke; uji. ;Pasardhësit; e Izraelit do të lulëzojnë dhe ata nuk do të turpërohen që të njihen me ;emrin e Izraelit;, ;me emrin e Jakobit; dhe me emrin e ;Zotit; (ose vargu 5 ;mund ;të nënkuptojë se ;paganët; do të njihen me Jehovahun dhe popullin e Tij, shikoni Psa. 87:4,5). 44:6-8 Zoti, mbreti i Izraelit;, është i përveçëm – Perëndia i vetëm e i vërtetë. Ai sfidon çdo të ashtuquajtur perëndi për të parathënë të ardhmen ashtu siç bën Ai, në mënyrë të veçantë për ;popullin e lashtë;, Izraelin. Populli i Tij nuk duhet të ketë ;frikë; nga çdo sfidë që bëhet ndaj epërsisë së Tij. Ata janë ;dëshmitarët; e Tij që Ai ka parathënë të ardhmen dhe se Ai është i vetmi ;Perëndi;. Ai Vetë ;nuk njeh; ndonjë ;Shkëmb tjetër;; si mund të njohë atëherë Izraeli ndonjë tjetër? 44:9-11 Ata që prodhojnë shëmbëlltyra të gdhendura; janë caktuar të turpërohen dhe të zhgënjehen. Idhujt janë ;kotësi; dhe të pafuqishëm. 44:12-17; Këtu kemi një ;kovaç; që bën një idhull për një të pasur. Ai punon shumë, duke e formuar atë sipas trajtës së duhur. Por duhet të ndalet për pak kohë – ka nevojë për ushqim, pije dhe prehje. Nëse krijuesit të idhullit i shter ;forca; kaq shpejt, çfarë mund të themi për shëmbëlltyrën pa jetë që bën ai? Ose kemi një ;zdrukthëtar; që bën një idhull druri për një të varfër. Ai gdhend copën e drurit derisa t’i ketë dhënë ;një formë të bukur njeriu;. Mbase ai vetë e ka mbjellë pemën. Ai e përdor ;një pjesë të tij ;si lëndë ;për t’u ngrohur;, një pjesë për të pjekur bukën dhe një pjesë për të bërë ;një perëndi;. Më pas ;bie përmbys; dhe adhuron një perëndi që e ka bërë vetë. 44:18-20; Për shkak të mospranimit të tyre për të parë, Perëndia u ;ka zënë sytë; idhujtarëve. Ata kurrë nuk ndalen të mendojnë se e njëjta pemë që është zoti i tyre është gjithashtu shërbëtori i tyre, se ata adhurojnë një pjesë të saj dhe përdorin një pjesë tjetër për punët e shtëpisë! Ata shkojnë pas asaj që është e kotë si hiri dhe humbin në zhgënjim; ata ;nuk mund të çlirohen; nga skllavëria e tyre dhe kurrë nuk përballen me faktin se perëndia që mbajnë në ;duar; është ;një gënjeshtër;. 44:21-23 Izraelit; i bëhet thirrje të sjellë ndër ;mend; se Perëndia është Krijuesi i tyre që nuk i harron kurrë dhe se ata janë ;shërbëtori; i Tij. Ai ;i ;ka ;fshirë shkeljet;…; si një re e dendur;, që e fshihnin fytyrën e Tij prej tyre; Ai i ka kthyer nga robëria dhe i ka ftuar të ;kthehen; tek Ai. Tërë krijimi ftohet të ;ngazëllojë; dhe të ;shpërthejë në britma gëzimi;, sepse ;Zoti ka çliruar Jakobin;. 44:24-27; Perëndia ia shfaq Veten mbetjes besnike si ;Çliruesi;, Jehovahu (;Zoti;), Krijuesi, Mbrojtësi dhe Ripërtëritësi. Ai ;i bën të kota; parashikimet e ;gënjeshtarëve ;dhe të ;shortarëve; kaldeas dhe diturinë e ;njerëzve të urtë;. Ai ;vërteton; parashikimet e profetëve të Tij se ;Jerusalemi; dhe ;Juda; do të ripërtërihen dhe se populli i Tij do të kthehet nga robëria nën dekretin e Kirit. 44:28; Kjo profeci rreth ;Kirit; është e famshme, duke e përmendur atë ;me emër; 150 – 200 vjet para se të lindte ai. Është gjithashtu për t’u çuditur se Perëndia e quan atë “;Bariu im!;”. Përsëri Kiri quhet si ai që Perëndia do ta përdorë për të çliruar popullin e Tij nga Babilonia dhe për të autorizuar ndërtimin e ;tempullit;. Josefusi, historiani jude, shkruan: Kiri u njoftua për këtë (ndërtimin e Tempullit) duke lexuar librin që Isaia kishte lënë në profecitë e tij 210 vjet më parë… Këto gjëra Isaia i kishte parathënë 140 vjet para se Tempulli të shkatërrohej. Kur Kiri i lexoi dhe admiroi karakterin e tyre hyjnor, e mbërtheu një shtysë dhe një nxitje për të bërë atë që ishte shkruar [53]. 6. Ngushëllimi nga Kiri, i Vajosuri i Perëndisë (kapitulli 45) 45:1-6 Zoti; e quan ;Kirin; “;të vajosurin;” e Tij (e njëjta fjalë me “Mesi” në hebraisht), sepse mbreti pers ishte një prototip i Mesias që do t’i sillte çlirimin përfundimtar popullit të Tij. Jehovahu premton t’i japë atij fitore mbi ;kombet;, sidomos mbi Babiloninë, për të hequr tërë pengesat ndaj pushtimeve të tij dhe për t’i dorëzuar shumat e mëdha të ;pasurive të fshehura në vende të fshehta;. Duke iu drejtuar përsëri Kirit, ;Zoti; flet për Veten si ;Perëndia; i vetëm i vërtetë, që e thërret Kirin ;me emër;, duke e quajtur ;të vajosur; dhe bari (44:28) dhe që e pajis për misionin e vet. Perëndia e bën të gjithë këtë për hir të popullit të Tij dhe që tërë bota të njohë se vetëm Ai është ;Zoti;. 45:7; Vargu 7 nuk do të thotë se Perëndia krijon “të keqen” morale, ashtu siç thonë disa, mbështetur në versionin e Mbretit Xhejms (King James) dhe përkthime të tjera [54]. Deliçi (Delitzsch) tregon se i lashti heretik “i krishterë” Marcion, valentinianët heretikë dhe sekte të tjera gnostike, e kanë keqpërdorur këtë tekst për të mësuar se Perëndia i DhV ishte “një qenie tjetër nga Perëndia i Dhiatës së Re” [55]. Duke iu drejtuar problemit të së keqes (duke përfshirë fatkeqësinë, pa dyshim), Deliçi (Delitzsch) vazhdon: “Pa dyshim, e keqja si një veprim nuk është vepër e drejtpërdrejtë e Perëndisë, por vepra e vetëdijshme e një krijese e lirë për të vepruar” [56]. Në këtë kontekst dallimi është midis ;dritës; dhe së kundërtës së saj, ;territ;; midis ;mirëqenies ;dhe ;fatkeqësisë;. Nganjëherë thuhet se Perëndia e krijon diçka, por në fakt Ai thjesht e ka lejuar!. Disa mendojnë se ;drita; dhe ;terri; i referohen dy parimeve që persët praktikisht i nderonin si dy perëndi që ishin në konflikt të përjetshëm (të tjerë thonë se nuk ka provë se Kiri e ndiqte këtë fe). Ndërsa Kiri do të zgjeronte fushatat e tij, do të kishte ;mirëqenie; për Izraelin dhe ;fatkeqësi; për armiqtë e tij dhe Perëndia ishte Ai që po e mbikëqyrte tërë operacionin. 45:8; Kushtet ideale të ;drejtësisë; (apo të barazisë) së bollshme dhe të ;shpëtimit; (apo çlirimit) që përshkruhen këtu u realizuan në një farë mase nga ndërhyrja e Kirit për hir të Izraelit. Përmbushja e tyre ;e plotë; pret Mbretërinë Mijëvjeçare. 45:9-11; Një ;mjerim; shpallet mbi çdo njeri që do të vërë në diskutim të drejtën e Jehovahut për të përdorur një të huaj për të shpenguar Judën. Është njësoj sikur ;balta; t’ia kthejë ;poçarit; dhe ta padisë duke i thënë se është pa ;duar; – duke qenë i pafuqishëm. Vargu 11 duhet të lexohet si një pyetje: “;A më pyesni ;për sa u përket gjërave të së ardhmes;, apo ;a më urdhëroni; rreth veprës së duarve të mia?;”. Me fjalë të tjera: “Çfarë të drejtë keni që të merrni në pyetje?”. 45:12,13; I njëjti që ;ka krijuar njeriun ;dhe ;ka shpalosur ;qiejt, e ka ngritur Kirin për të çliruar ;të mërguarit ;dhe që të ;rindërtojë qytetin ;e Tij të Jerusalemit. Ndërsa rindërtimi i qytetit u krye më vonë me anë të dekretit të Artakserksit (Neh. 2:8b), ishte udhëheqja e Kirit që hodhi bazat për këtë projekt, duke i lejuar judenjtë që të ktheheshin nga Babilonia. 45:14-17; Armiqtë e mëparshëm të Izraelit një ditë do të vijnë me dhurata dhe haraçe, duke pranuar se ;Perëndia; i judenjve është ;Perëndia; i vërtetë dhe se ;nuk ka asnjë tjetër;. Ky premtim, ashtu si tërë marrëveshjet e Perëndisë, e shtyjnë mbetjen e shpëtuar të lavdërojë Perëndinë për gjykimet e Tij të pahetueshme dhe rrugët e Tij që janë zbuluar. Bërësit dhe adhuruesit e perëndive të rreme do të ;turpërohen;, ndërsa ;Izraeli do të shpëtohet nga Zoti; dhe nuk do të ketë rast për t’u ;turpëruar; pas Ardhjes së Dytë të Mesias. 45:18,19; Kur ;Zoti ka krijuar; botën, nuk ishte kaos apo më ;kot; (;tohu;, e njëjta fjalë e përdorur te Zanafilla 1:2). Ai ;e ka formuar që të banohej; nga njerëzit dhe u është zbuluar njerëzve në një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Ai nuk krijoi në mënyrë kaotike, as nuk komunikoi në mënyrë kaotike. Për më tepër Ai e zbuloi Vetveten në të vërtetë dhe ;drejtësi; si Perëndia absolut dhe më i lartë. 45:20,21; Ai u bën thirrje johebrenjve të mbledhin idhujt e tyre dhe t’u luten perëndive të pafuqishëm për të sjellë provën se idhujt e tyre mund të parashikojnë të ardhmen ashtu siç ka bërë Ai. Vetëm Ai mund ta bëjë këtë – dhe Ai është i vetmi ;Perëndi i drejtë; dhe; një Shpëtimtar;. 45:22-25; Ai fton johebrenjtë të shkojnë tek Ai për shpëtim dhe shpall se ;çdo gju do të përkulet para ;Tij dhe ;çdo gjuhë ;do ta rrëfejë Atë (shikoni Rom. 14:11; Fil. 2:9-11). Kjo do të gjejë plotësim në Mijëvjeçar. Atëherë njerëzit do ta pranojnë Zotin Jezus si burimin e vetëm të ;drejtësisë dhe ;të ;forcës;. ;Tërë; armiqtë e Tij do të shkojnë tek Ai në pendim dhe ;Izraeli do të shfajësohet dhe do të përlëvdohet; në Të dhe jo në idhujt. 7. Ngushëllimi nga rënia e idhujve të Babilonisë (kapitulli 46) 46:1,2; Idhujt e Babilonisë, ;Beli; dhe ;Nebo;, i kanë zhvendosur persët. Ndërsa ;kafshët e ;mëdha të ;barrës; ecin rëndë, ;idhujt; bien. Perënditë që ata përfaqësojnë nuk mund ta shpëtojnë ngarkesën; në vend të kësaj ata çohen ;në robëri;. 46:3,4; Në dallim me idhujt që mbahen nga njerëzit, Perëndia i vërtetë ;do të mbajë; popullin e Tij ;deri në pleqërinë; e tij. Xhejms Stjuart (James Stewart) përmbledh në mënyrë të saktë: Që në kohën e Isaias njerëzit ishin të vetëdijshëm se një ndër dallimet jetësore midis fesë së vërtetë dhe të rreme është se ndërsa kjo e fundit është një barrë e vdekur që mban shpirti, e para është një fuqi e gjallë për të mbajtur shpirtin [57]. 46:5-7; Çfarë shëmbëlltyre mund të përfaqësojë ndonjëherë Hyjninë absolute dhe ekskluzive? Megjithatë, populli i zhgënjyer i paguan ende shuma të majme arpunuesit për të bërë ;një perëndi; për ta. Ata ;bien përmbys;…; dhe e adhurojnë;, duke e mbajtur në supe dhe kur ;e vënë; poshtë, mbetet atje, i paaftë për të ;lëvizur;. Ai as nuk mund të dëgjojë lutjen, ;as të shpëtojë;. 46:8-11; Çdo njeri që po prirej drejt idhujtarisë duhet të ndalej dhe të ;kujtonte; se vetëm ;Perëndia; i vërtetë ka zbuluar ngjarjet para se ato të realizoheshin, i vendosur për të kryer tërë planet e Tij. Ai do të thërrasë Kirin (;nga lindja një zog grabitqar;) për të çliruar popullin e Tij nga kaldeasit. 46:12,13; Ata që nuk pranojnë me kryeneçësi të përballen me provën, dëgjojnë tashmë qëllimin e vendosur të Perëndisë për ta ;vënë shpëtimin te Sioni;. 8. Ngushëllimi nga rënia e Babilonisë (kapitulli 47) 47:1-4; Qyteti i ;Babilonisë; përfytyrohet si një mbretëreshë e re; e virgjër;, që detyrohet të zbresë nga ;froni; i saj dhe të bëhet një shërbëtore, duke bërë punë të rëndomta dhe duke u llapashitur përmes ;lumenjve; në robëri. Ajo do të lihet lakuriq dhe do ta shohin të gjithë. Perëndia ;do të hakmerret; dhe nuk do të kursejë ;asnjeri;, sepse Ai po vepron si ;Shpëtimtari;…,; i Shenjti i Izraelit;. 47:5-15; Babilonia do të ndëshkohet për katër mëkate. 1. Edhe pse Perëndia e caktoi atë që të çonte popullin e Tij në mërgim, Ai ;nuk; i urdhëroi asaj të ishte mizore dhe e pamëshirshme. Ajo nuk e luajti mirë rolin e saj. Tani ajo thotë: “;Unë do të jem zonjë përjetë;”, por Perëndia thotë: “;Nuk do të të quajnë më zonjë të mbretërive;”. 2. Ajo ishte krenare dhe arrogante, duke hamendësuar se asgjë nuk mund të shkatërronte begatinë e saj. Ajo do të mbetet vejushë dhe pa fëmijë një ;ditë; dhe asnjë nga ;yshtjet; e saj nuk do ta parandalojnë fatkeqësinë. 3. Ajo e quan veten të paprekshme ndaj zbulimit dhe ndëshkimit. Por mburrja dhe vetëmjaftueshmëria e saj krenare do të shpërblehen me fatkeqësi. 4. Ajo ka besuar tek yshtjet dhe ;astrologët;. Xheningsi (Jennings) shkruan: “Jehovahu e këshillon atë të mbledhë tërë këto fuqi në ndihmë të saj, sepse ajo do të ketë nevojë për to” [58]. Ndëshkimi i Perëndisë do të jetë një ferr përvëlues, jo ;një zjarr; i rehatshëm në oxhak. Ata që bënë tregti me Babiloninë do të shkojnë në rrugën e tyre, të paaftë për ta ;shpëtuar;. 9. Ngushëllimi nga kthimi i Izraelit pas ndëshkimit (kapitulli 48) 48:1,2; Këtu Perëndia u drejtohet robërve të ;Judës; në Babiloni. Shumë prej tyre janë mbase besimmohues; vetëm disa janë besnikët e Jehovahut. Ai ankohet se ata e quajnë veten me emrin e ;Izraelit; (princit të Perëndisë), por ata nuk janë princër. Ata janë pasardhës të ;Judës; (lavdërim), por nuk e lavdërojnë Atë. Ata rrëfejnë Perëndinë e Izraelit, por nuk i rrëfejnë mëkatet e tyre. Ata ;quhen me emrin e qytetit të shenjtë;, por nuk janë vetë të shenjtë. Ata ;mbështeten mbi Perëndinë e Izraelit;, por vetë nuk janë të perëndishëm. 48:3-5; Jehovahu e kishte parashikuar mirë historinë e tyre më përpara dhe ;ndodhën; ashtu siç ishte parathënë. Duke njohur kryeneçësinë dhe ngurtësinë e tyre, Perëndia ;shpalli; atë që do të bënte, në mënyrë që të mos ia cilësonin idhujve të tyre atë që ndodhi. 48:6-8; Tani Ai do të parashikojë ;gjëra të reja; – përtëritjen nga robëria nën drejtimin e Kirit. Ai do ta bëjë një gjë të tillë në mënyrë që ata të mos thonë: “;Ja, unë i dija; me kohë këto gjëra”. 48:9-11; Ai do ta përfundojë mërgimin për Judën, jo për shkak të meritës së tyre, po ;për hir të emrit; të Tij. Ai i ka ;rafinuar; ata, ;jo si argjendi;n në zjarrin fizik, por ;në poçen e pikëllimit; (robëria babilonase). Tashmë Ai do t’i përtërijë ;për hir të emrit ;të Tij – një ;emër; që është ;përdhosur; nga ata. Ai nuk do ta ndajë lavdinë për këtë përtëritje me idhujt e tyre. 48:12-16; Duke e paraqitur Veten si Perëndia i përjetshëm dhe absolut (;i pari ;dhe ;i fundit;), Krijuesi dhe Mbështetësi i gjithësisë, Hakmarrësi i historisë, Perëndia i profecisë, Ai shpall se Ai do të ngrejë dikë që e do (Kirin) për të mundur babilonasit dhe për të çliruar popullin e Izraelit. Vini re tre Personat e Trinisë në vargun 16 – ;Zoti, Zoti dhe Fryma e Tij; dhe ;;-ja (pra Krishti). Këtu tema kalon pa kuptuar nga Kiri te simboli i tij, Zoti Jezus, që do ta çlirojë kombin nga shpërndarja mbarëbotërore në Ardhjen e Tij të Dytë. 48:17-19; Përsëri ;Zoti; i drejtohet popullit të Tij ;Izraelit; si ;Çliruesi;, ;Perëndia;, Mësuesi dhe Drejtuesi i tyre. Nëse ata do t’i ishin bindur Atij, ata do të shijonin ;paqe;, ;drejtësi;, pjellori dhe përbashkësi të pandërprerë me Të. 48:20-22; Ai i bën thirrje mbetjes besnike të dalë ;nga Babilonia; dhe ta ;shpallë; me gëzim Zotin si Shpenguesin e vet (shikon Zbulesa 18:4). Vargu 21 u përmbush në kohën e daljes nga Egjipti. Nëse Jehovahu e ka bërë këtë një herë, Ai mund ta bëjë përsëri. Izraelitët e ;pabesë;, që nuk pranojnë t’i binden Zotit, duke u ndarë nga Babilonia dhe gjithçka që praktikon ajo, nuk do të shijojnë kurrë ;paqe;.

B. Mesia dhe mospranimi i Tij nga Izraeli (kapitujt 49-57)

1. Mesia si shërbëtor (kapitulli 49) Në kapitujt 49 deri 53 Perëndia merret me popullin e Tij për shkak të mospranimit nga ana e tij të Mesias. Ky është libri i Shërbëtorit të Përvuajtur të Jehovahut. 49:1-6 Shërbëtori; i Jehovahut në kapitullin 49 mund të duket se është kombi i Izraelit në vargjet 1-3, por vetëm Zoti Jezus i përgjigjet plotësisht tekstit. Në vargun 3 ;Izraeli; përmendet me emër, por është Krishti, “Princi i vërtetë i Perëndisë” dhe jo kombi. Në vargjet 5 e 6 Shërbëtori dallohet nga Izraeli. Përtëritjet e Izraelit shkrihen në këto vargje: së pari kthimi nën Kirin, pastaj përtëritja e ardhshme kur Mesia do të vendosë mbretërinë e Tij. Shërbëtori u bën thirrje njerëzve të botës ta ;dëgjojnë; Atë ndërsa përmend lindjen e Tij, ;emrin; që iu dha para lindjes së Tij (Mt. 1:21), mesazhin e Tij të mprehtë e autoritar dhe detyrën e Tij nga Perëndia si Shërbëtor, një Princ i Perëndisë (;Izraelit;), në të cilin Jehovahu ;do të përlëvdohej;. Ai më pas bën të ditur shqetësimin e shpirtit që përjetoi gjatë mospranimit të Tij nga Izraeli (shikoni Mt. 11:16-24), por pastaj kënaqësinë e Tij që Perëndia do t’i jepte ;shpërblim; (krahasoni v. 4 me Mt. 11:25,26). Perëndia e thërret Atë jo vetëm të sjellë rilindjen frymërore të Izraelit, por gjithashtu t’u sjellë shpëtim ;kombeve;. Vargu 6b citohet te Veprat e Apostujve 13:47 për t’iu referuar Krishtit. 49:7; Në Ardhjen e Tij të Parë ;Zoti; u përçmua shumë dhe u urrye nga ;kombi; i Izraelit, më i ulët në rangun shoqëror sesa ;mbretërit ;paganë. Por në Ardhjen e Tij të Dytë, mbretërit e dheut do ta nderojnë Atë. Shprehja “;Shërbëtori i sundimtarëve;” ka qenë e vërtetë edhe për Izraelin: krahasoni Jozefin, Mardokeun, Esdrën, Nehemian dhe Danielin. 49:8-13; Perëndia i përgjigjet lutjes së Krishtit duke e ringjallur atë prej së vdekurish, më pas duke e caktuar Atë që ta kthejë Izraelin në vend. Shërbëtori i Jehovahut do ta thërrasë ;popullin; që të kthehet në vend dhe do të sigurojë kushte ideale udhëtimi përgjatë rrugës. Ata do të vijnë ;nga larg; nga tërë bota, aq larg sa ç’është ;Sinimi; (mbase Kina). Do të jetë një ditë e gëzuar për botën kur Izraeli do të përjetojë ngushëllimin dhe dhembshurinë e Tij në këtë mënyrë. 49:14-16; Ndërkohë, qyteti i ;Sionit; përshkruhet sikur ndien se ;Zoti; i vet e ;ka harruar;. Përgjigjja e Jehovahut është se një nënë mund ;të harrojë foshnjën e ;saj të ;gjirit;, por Ai kurrë nuk do ta ;harrojë; qytetin e Tij. Sioni është ;gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të; Tij dhe ;muret e ;tij nuk largohen kurrë nga mendja e Tij. Ne e krahasojmë instinktivisht referimin e ;pëllëmbëve; të duarve të Jehovahut me plagët e dashurisë të marra nga Krishti për ne. Një poet i madh i krishterë anglez është shprehur në mënyrë të mrekullueshme: Emrin tim nga pëllëmbët e duarve të Tij përjetësia nuk do ta fshijë; I shkruar në zemrën e Tij do të mbetet në shenjat e hirit të paharrueshëm. – ;Augustus Toplady 49:17,18; Bijtë e Izraelit po nxitojnë për në Sion, ndërsa turma e ligë po largohet. Turmat e mbledhura, të përqendruara në qytet, do të bëhen si gurët e çmuar të një ;nuse;je. 49:19-21 Vendet ;e ;shkreta dhe të pikëlluara; të Izraelit do të përjetojnë një shpërthim popullsie. Sioni do të habitet se nga erdhën tërë këta judenj – mbi të gjitha, ai ka qenë vejushë për kaq kohë! 49:22,23; Me një shenjë nga ;Zoti; Perëndi kombet do të ngrenë një urë ajrore për të kthyer të mërguarit në vend. Mbretërit paganë do t’i shërbejnë popullit të Perëndisë dhe Izraeli do ta kuptojë se ia vlen mbi të gjitha të ;shpresosh; te Zoti. 49:24-26; Nëse të ;burgosurit; në Babiloni kanë ndonjë skrupull rreth mundësisë së çlirimit të tyre nga tirani i ;fuqishëm;, le të mësojnë se Jehovahu ;do të luftojë me ;kundërshtarët e tyre dhe ;do të shpëtojë bijtë e ;tyre. Kur shtypësit do të korrin atë që kanë mbjellë, atëherë bota do të mësojë se Zoti është ;Shpëtimtari;,; Çliruesi ;dhe ;i Fuqishmi i Jakobit;. 2. Mesia si dishepull i vërtetë (kapitulli 50) 50:1-3; Në një bashkëbisedim dashamirës me Izraelin, Jehovahu i kujton atij se nuk i ndau ata për ndonjë tekë të vogël (megjithëse i ndau, Jer. 3:8), ose i la në duart e kaldeasve për shkak të ndonjë borxhi ndaj atij kombi johebre. Shkaku ishin ;paudhësitë ;dhe ;shkeljet; e tyre. Askush në vend nuk e mirëpriste Atë dhe askush nuk i përgjigjej thirrjes së Tij. A mendonin ata se Ai ishte i pafuqishëm ;për ;t’i ;çliruar;? A nuk e kishte tharë Ai ;Detin; e Kuq dhe lumin Jordan? A nuk i ka ;veshur; Ai; qiejt; me rroba zie? 50:4-9; Më pas flet Mesia. Kombi që hodhi poshtë Jehovahun në DhV hedh poshtë Jezusin në DhR. Ai erdhi si Dishepulli i Vërtetë, i mësuar nga Perëndia për të folur ;fjalën; e duhur. Çdo ;mëngjes veshi; i Tij ishte i ;hapur ;për të marrë udhëzimet nga Ati i Tij për atë ditë. Ai gëzohej që të bënte vullnetin e Perëndisë edhe nëse nënkuptonte të shkuarit në kryq. Ai nuk u kthye ;prapa;, por me dashje ia dha Veten vuajtjes dhe ;poshtërimit;. Në besim të plotë se ;Perëndia; do të merrte hak për Të, Ai ;e bëri fytyrën ;e Tij ;si një strall ;për të shkuar në Jerusalem. Ai tregoi kush ishte, sigurisht, me anë të ringjalljes. Tani Ai e sfidon kundërshtarin, Satanin, për ta ;dënuar; (edhe ne mund ta lëshojmë të njëjtën sfidë, Rom. 8:31-39). Tërë armiqtë e Tij ;do të konsumohen si një palë rroba; të ngrëna nga tenja. 50:10; Dy vargjet e fundit përshkruajnë dy klasa njerëzish. Në klasën e parë bëjnë pjesë ata që ecin në varësi ndaj ;Zotit;. Ata rrëfejnë nevojën e tyre për drejtim. Për ta këshilla e Perëndisë është ;të kenë besim në emrin e Zotit dhe të mbështeten te Perëndia i ;tyre. Më pas do të mbushen me ndriçim. 50:11; Në klasën e dytë bëjnë pjesë ata që përpiqen të shpikin drejtimin e tyre, duke mos ndier nevojë për drejtimin hyjnor. Ata mund të ;shkojnë në flakët e zjarrit; të tyre, por Zoti do të shohë se ata ;do të lëngojnë në vuajtje;. 3. Mesia si sundues i drejtë (51:1-52:12) 51:1-3; Të gjithë ata në Izrael që kërkojnë çlirim duhet të kujtojnë kujdesin e Perëndisë për ta kur i nxori nga gurorja ;shkëmbore; (Mesopotamia). Ata duhet të nxiten nga kujtimi i marrëveshjeve plot hir të Perëndisë me ;Abrahamin;…; dhe Sarën; dhe se si iu dha një pasardhje e shumtë. Dhe ata duhet të nxiten nga premtimi i Tij për ;të ngushëll;uar; Sionin;. Vini re tri thirrje për dëgjesë (v. 1,4,7) dhe tri thirrje për zgjim (51:9,17; 52:1). 51:4-6; Mesia do të sundojë mbi tërë ;popujt; johebrenj, po ashtu edhe mbi Izrael gjatë periudhës mijëvjeçare. Në fund të mbretërisë ;qiejt; dhe ;toka; do të shkatërrohen dhe tërë jobesimtarët do të humbasin, por populli i Perëndisë do të jetë përjetë i sigurt. 51:7,8; Zoti nxit mbetjen të ;mos; ketë ;frikë; nga zemërimi i ;njerëzve; gjatë ditëve të errëta të periudhës së Mundimit të Madh, sepse rrënimi i njerëzve të ligj është vulosur dhe çlirimi i popullit të Tij është i sigurt. 51:9-11; Kjo e shtyn mbetjen të thërrasë ;Zotin; për të çliruar popullin e Tij, ashtu siç i çliroi nga Egjipti (;Rahabi;) dhe faraoni (;kuçedra;, simboli i tij), duke ;tharë detin; në mënyrë ;që të çliruarit të kalonin;. Kujtimi i ndërhyrjes së Perëndisë në të shkuarën i bën ata që të parashikojnë kthimin e robërve ;të shpenguar; në ;Sion;. Xheningsi (F. C. Jennings) e përshkruan këtë ngjarje shumë bukur: Kokat e tyre janë kurorëzuar me gëzimin dhe harenë që e kanë kërkuar më kot deri më sot, por e kanë arritur më në fund, ndërsa stuhia përmes së cilës kanë kaluar rrokulliset si një re e dendur, duke marrë me vete tërë psherëtimat dhe lotët e tyre [59]! 51:12-16; Jehovahu u paraqet një mesazh ngushëllimi atyre që kanë frikë nga tirani, qoftë Nebukadnetsari në atë kohë, qoftë njeriu i mëkatit në të ardhmen. Ata duhet të kenë frikë ;Zotin që ka shpalosur qiejt dhe ka hedhur themelet e tokës;; më pas nuk do ta kenë më frikë ;njeriun; e brishtë. ;I mërguari në robëri do të çlirohet së shpejti, nuk do të vdesë në gropë, as nuk do t’i mungojë buka;. Këta robër u ;çliruan; në kohën e Kirit dhe do të ;çlirohen; nga Mesia në shfaqjen e Tij në lavdi. Jehovahu do të bëjë që të realizohet kjo; Ai që është pafundësisht i lartë, është tejet afër, duke e fshehur popullin e Tij ;me hijen e dorës; së Tij. Ai vë ;fjalët; e Tij në ;gojën; e tyre në mënyrë që të jenë misionarët e Tij për botën. Vargu 16 mund të vlejë gjithashtu edhe për Zotin Jezus. Ati vë ;fjalët; e Tij në ;gojën; e Mesias, i mbrojtur dhe i pajisur ;për të vendosur qiejt; e rinj dhe ;tokën; e re të periudhës mijëvjeçare ;dhe për t’i thënë Sionit: “Ti je populli im”;. 51:17-20; “;Rizgjohu, rizgjohu;” – e urdhëron Ai ;Jerusalemin; pas natës së tij të errët të vuajtjes kur asnjë nga ;bijtë; e tij nuk mund ;ta udhëheqë;, kur ishte shkretuar nga zia e bukës dhe shpata, kur njerëzit e tij ishin të pashpresë ;si një antilopë ;e rraskapitur ;e zënë në rrjetë;. 51:21-23; Ai do ta marrë ;kupën e;…; zemërimit; të Tij, që e ka bërë Jerusalemin të lëkundet, dhe do t’ua japë armiqve të tij, të cilët kanë kaluar përtej kufijve të caktuar nga Perëndia, duke u bërë mizorë dhe të pamëshirshëm. 52:1,2; Përsëri ;Sionit; i bëhet thirrje: “;Rizgjohu, rizgjohu;” nga gjumi i robërisë dhe i bëhet thirrje të veshë ;rrobat e ;tij ;të mrekullueshme;. Ai nuk do të pushtohet më nga paganët. Sigurisht, kjo të sjell ndër mend përurimin e mbretërisë; vetëm atëherë do të jetë e vërtetë. 52:3-6; Izraeli nuk ishte ;shitur; si një skllav për përfitim parash; ai ;do të shpengohet pa para;. Izraelitët ;zbritën së lashti në Egjipt; si mysafirë; por më vonë u keqtrajtuan. Më vonë ;Asiri e shtypi pa shkak;, por jo për përfitim parash. ;Tani; përsëri populli i Perëndisë po tiranizohet nga shtypësit që nuk i bëjnë asnjë pagesë Zotit. Sunduesit janë të gëzuar dhe ;emri; i Perëndisë ;shahet;. Por Ai do ta tregojë Veten më të fortë për hir të të Tijve dhe ata do ta mësojnë se ;Ai; është gjithçka që ka premtuar se është. 52:7-10; Vargjet që vijojnë paraqesin kthimin e judenjve nga shpërndarja e tyre mbarëbotërore. Ndërsa të mërguarit udhëtojnë mbi ;male; për ;në Sion;, ata pararenden nga lajmëtarët që shpallin ;lajme të mira; të mbretërisë së Mesias. ;Rojat; në muret e Jerusalemit ;këndojnë; me gëzim ndërsa ;shohin;…; Zotin; që kthehet në krye të turmës. Vetë ;Jerusalemi; thirret të kremtojë çlirimin e madh të Zotit. 52:11,12; Të mërguarit nxiten të lënë ndotjet e tokës së robërisë ndërsa ;mbajnë vazot; e tempullit për në Jerusalem. Ata nuk do të ikin në panik apo frikë; ;Perëndia i Izraelit; do të jetë mbrojtja e tyre si ;para;, ashtu edhe prapa. 4. Mesia si flijimi mëkatmbartës (52:13-53:12) Vargjet e fundit të kapitullit 52 i përkasin në të vërtetë kapitullit 53. Ato paraqesin historinë e Shërbëtorit të Jehovahut nga jeta e Tij tokësore deri te kryqi e pastaj te shfaqja e Tij e lavdishme. Adolf Safiri (Adolph Saphir), vetë një i krishterë hebre, bën një përshkrim me shumë entuziazëm mbi këtë më të madhen profeci të kryqit: Kapitull i bekuar e i çmuar, sa shumë nga njerëzit e besëlidhjes së lashtë të Perëndisë janë drejtuar nga ai për te këmbët e kryqit të Krishtit! – në atë kryq mbi të cilin ishte shkruar: “Jezu Krishti, Mbreti i judenjve!”. Dhe, oh! Çfarë komentimi i lavdishëm do t’i jepet atij nga Izraeli i penduar, besimtar e i ditëve të ardhshme, duke parë drejt Atij që kanë tejshpuar, që do të thërrasë: “Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur” [60]. 52:13 Shërbëtori; i Jehovahut veproi me kujdes gjatë tërë shërbesës së Tij tokësore. Ai u ;ngrit; në Ringjallje, u përlëvdua në Ngjitje dhe u ;lartësua; në lavdi në të djathtë të Perëndisë. 52:14; Në ardhjen e Tij të parë ;shumë veta u çuditën; me thellësitë e vuajtjes së Tij. Fytyra dhe trupi i Tij ishin ;ndryshe;, duke mos u njohur si ;njeri;. 52:15; Por kur ;Ai; të vijë përsëri, njerëzit do të tronditen (versioni NKJ) [61] me madhështinë e lavdisë së Tij. ;Mbretërit; johebrenj do të mbeten pa gojë kur të shohin shkëlqimin e Tij të pashoq. Ata do ta kuptojnë atëherë se Njeriu i përulur i Kalvarit është Mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotëve: A të braktisi Perëndia Yt, duke fshehu fytyrën e Tij nga nevoja Jote e thellë? Në fytyrën Tënde, të panjohur dhe të rrahur, tërë lavdinë e Tij lexojmë tani. – ;Zonja C. Thompson 53:1; Mbetja e penduar e Izraelit kujton se kur u paraqit ;predikimi; i Ardhjes së Parë të Mesias, shumë vetë nuk ;besuan;. Dhe, për rrjedhojë, fuqia shpëtuese e ;Zotit; nuk iu ;shfaq; shumë vetëve. 53:2; Zoti Jezus u ngrit ;lart para; vështrimit të gëzuar të Jehovahut ;si një degëz; ekzotike në këtë botë mëkati. Ai ishte ;si një rrënjë nga një tokë e thatë;. Izraeli ishte ;toka e thatë;, një tokë e pashoqe. Kombi i Izraelit ;nuk; mund të shihte asnjë ;bukuri; në Të, asgjë në shfaqjen e Tij për ta tërhequr. Mejeri (F. B. Meyer) përshkruan misterin e përuljes së Tij: Degëza: thithësi çan me lodhje rrugën e tij përmes kores së tokës së dheut të fortë; mungesa e tërheqjes natyrore. Një figurë e tillë letrare përdoret dhe merr interpretimin e saj të plotë në Dhiatën e Re, me historinë e saj të prejardhjes së këndshme të Krishtit, grazhdit të tij dhe rrethanave të ulëta – peshkatarë, dishepujt e tij të zgjedhur; varfëria, fati i tij i vazhdueshëm; njerëzit e thjeshtë, admiruesit e tij të përkushtuar; hajdutët dhe keqbërësit në anën tjetër të kryqit; të ulëtit dhe të varfrit, përbërja e kishës së tij. Kjo ishte me të vërtetë përulje . . . [62]. 53:3 I përçmuar dhe i hedhur poshtë;, Ai qe një ;njeri i dhembjeve; që mësoi se çfarë ishte ;vuajtja;. Për njerëzit Ai qe i përçmuar; edhe nga Izraeli Ai nuk u çmua. Njeri i dhembjes çfarë emri për Bir’n e Zotit që erdhi! Mëkatarët të thërrasë, haleluja! Ç’shpëtimtar është! Duke marrë tallje dhe turp në vend’ tim u var mbi Kryq. Faljen vulosi me gjakun e Tij, haleluja! Ç’shpëtimtar është! – ;Philip P. Bliss 53:4-6; Pjesa e mbetur tashmë e di dhe e pranon të vërtetën rreth Tij. Ata rrëfejnë: “Ai mbarti vuajtjet ;tona;, brengat ;tona; Ai ;mbante;, megjithatë, ndërsa e pamë në kryq, menduam se po ndëshkohej ;nga Perëndia; për mëkatet; e veta;. Por jo! Ai ndëshkohej për shkeljet; tona;, për paudhësitë ;tona; dhe në mënyrë që ;ne; të kishin ;paqen;, në mënyrë që të ;shëroheshim;. E vërteta është se ;ne; ishim ata që ;endeshim; dhe që ecnim sipas qejfit tonë dhe Jehovahu vuri ;paudhësinë; tonë ;mbi të;, Zëvendësuesin e pamëkat”. Deri në atë kohë, kur pjesa e mbetur do ta pranojë Atë, ne që jemi të krishterë mund të rrëfejmë: Ai u plagos për shkeljet tona, Ai mori mëkatet tona në trupin e Tij në dru; Për fajin tonë Ai na dha paqe, nga robëria jonë na dha çlirim, dhe me vurratat e Tij, dhe me vurratat e Tij, dhe me vurratat e Tij shpirtrat tanë janë shpëtuar. Ai u numërua midis shkelësve, e çmuam të braktisur nga Perëndia i Tij; Si flijimi ynë vdiq, që ligji të përmbushej, dhe tërë mëkatet tona, dhe tërë mëkatet tona, dhe tërë mëkatet tona ranë mbi Të. Jemi endur, të gjithë jemi endur, larg nga vatha e “Bariut të deleve”; Por Ai na kërkoi atje ku ishim, në malet e shkreta e të zhveshura, dhe na solli në shtëpi, dhe na solli në shtëpi, dhe na solli të sigurt në shtëpi te Perëndia. – ;Thomas O. Chisholm Zoti ynë Jezus vuajti pesë llojet e plagëve të njohura nga shkenca e mjekësisë: ;lëndimet; – goditur nga një shkop; ;çjerrjet; – rrahja me kamxhik; ;plagët e thella në mish; – kurora me gjemba; ;plagët çarëse; – gozhdët; ;plagët prerëse; – heshta. 53:7,8; Si ;një dele;, pra i ;heshtur ;dhe pa u ankuar ;përpara atyre që e qethin;, Ai duroi kryqin. Ai u çua me nxitim ;nga burgu; dhe nuk u bë gjyqi i drejtë. Dukej e pamundur që Ai do të kishte pasardhje, meqë ;ishte goditur; në lulen e rinisë, vrarë për mëkatet e popullit. 53:9 Të pabesët; komplotuan ta varrosnin me kriminelët, por Perëndia nuk i lejoi dhe Atë ;e vunë me të pasurin; – në varrin e ri të Jozefit nga Arimateja. Njerëzit komplotuan një varrosje të turpshme për Të edhe pse ;nuk kishte kryer asnjë ;të keqe, nuk kishte folur asnjë gënjeshtër. 53:10,11a; Megjithatë ;Zotit; iu duk e udhës ;ta rrihte dhe ta bënte të vuante;. Kur ;jeta e Tij ;do të bëhej ;si flijim për mëkatin, Ai do të shikojë ;pasardhjen e Tij, pra, të gjithë ata që besojnë në Të; ;do të zgjasë ditët e tij;, duke jetuar në fuqinë e një jete të pafund. Tërë qëllimet e Perëndisë do të realizohen përmes Tij. Duke parë turmat e atyre që janë shpenguar me anë të gjakut të Tij, Ai ;do të jetë ;shumë ;i kënaqur;. 53:11b; “;Me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta;”. Kjo mund të nënkuptojë se ;dituria e Tij; për vullnetin e Atit do ta drejtojë te kryqi dhe me anë të vdekjes e ringjalljes së Tij Ai do t’i bëjë besimtarët të drejtë. Ose mund të nënkuptojë “me anë të ;diturisë; për Të”, pra, duke njohur Atë njerëzit shfajësohen (Gjoni 17:3). Sido që të jetë, duke mbartur ;paudhësitë; e tyre, drejtësimi është i mundur për “;shumë vetë;”. Strofa e fundit e himnit të Tomas Çisholmit (Thomas Chisholm), cituar më sipër, shkruan në mënyrë triumfuese: Kush mund të numërojë brezin e Tij? Kush mund të shpallë tërë triumfet e Kryqit të Tij? Miliona, të vdekur, tashmë jetojnë sërish, Mori ndjekin karvanin e Tij! Zot fitimtar, Zot fitimtar, Zot fitimtar dhe Mbret i përjetshëm! 53:12; Një fryt tjetër i veprës së Tij të kryer është se Jehovahu ;do t’i japë pjesën e Tij midis të mëdhenjve;, pra, me shenjtorët, madhështia e të cilëve mbështetet në lidhjen e tyre me Të. ;Dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit;; këtu përsëri ;të fuqishmit; janë ata besimtarë që janë të dobët në vetvete, por të fortë në Zotin. Këtu jepen katër arsye për triumfin e Tij të lavdishëm. 1. ;E ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje;; 2. ;U përfshi midis keqbërësve;, pra, midis dy hajdutëve; 3. ;Ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave;; 4. ;Ka ndërhyrë në favor të shkelësve;. Dejvid Barëni (David Baron) komenton: Folja… ;yaph’hia’; (“ka ndërhyrë”) është një shembull i së pakryerës apo i së ardhmes së pacaktuar dhe shpreh një vepër të filluar, por ende të papërfunduar. Përmbushja e saj më e dukshme, ashtu siç vëzhgon Deliçi (Delitzsch), ishte lutja e Shpëtimtarit të kryqëzuar: “O Atë, fali sepse nuk dinë se çfarë bëjnë”. Por kjo vepër ndërhyrjeje, që Ai e filloi në kryq, vazhdon ende në të djathtë të Perëndisë, ku është ulur tashmë, si Princ e Shpëtimtar për t’i dhënë pendim Izraelit dhe faljen e mëkateve [63]. Në paradokset e kësaj pjese të madhe, marrë në tërësi, Mudi (Moody) komenton: I përçmuar, megjithatë i pranuar dhe i adhuruar. I varfër, megjithatë i pasur. I vdekur, megjithatë i gjallë. Rabinët thanë se duhet të ishte një Mesi i dyfishtë që ta përmbushte këtë kapitull [64]. 5. Mesia si shpengues dhe përtëritës (kapitulli 54) 54:1-3; Nuk është një rastësi që kapitulli 54 fillon me fjalën “;Ngazëllo!;”. Duke qenë menjëherë pas kapitullit 53 me paraqitjen e vdekjes, të varrosjes, ringjalljes dhe përlëvdimit të Krishtit, asnjë fjalë nuk mund të ishte më e përshtatshme. Vargu i parë e përball Izraelin në robëri, ;shterpë; dhe të ;shkretë;, me kombin e përtërirë dhe të shpenguar, pjellor dhe ngazëllues. Pali e zbaton këtë varg te Galatasve 4:21-31 për Jerusalemin qiellor kundrejt qytetit tokësor. Kufijtë e vendit do të jenë tejet të zgjeruara për të mikpritur shpërthimin e popullsisë. Izraeli do të jetë kreu i ;kombeve; dhe populli i Perëndisë do të banojë në ;qytetet; që ishin braktisur. 54:4-8; Tërë turpi lidhur me skllavërimin në Egjipt (;rinia;) dhe robërinë në Babiloni (;vejëria;) do të harrohen, sepse Jahveja do ta kthejë kombin në përbashkësi me Vetveten. Robëria shpreh ;zemërimin; e përkohshëm të Perëndisë; përtëritja do të tregojë dhembshurinë e Tij të madhe dhe ;dashurinë e përjetshme;. 54:9,10; Ashtu siç bëri Perëndia një besëlidhje me ;Noeun;, po kështu Ai tashmë premton se kur Izraeli të futet në periudhën mijëvjeçare, nuk do të përjetojë më qortimin apo zemërimin e Tij. 54:11,12; Edhe pse Jerusalemi është ;pikëlluar;, ;rrahur nga stuhia;, Perëndia do ta përtërijë dhe do ta bëjë të bukur. ;Gurët; e tij ;do të ngallmohen; dhe ;themelet; e tij do të ngrihen ;mbi safirët;. ;Bedenat;, ;portat; dhe ;muret; do të jenë ;prej gurësh të çmuar; – një gjuhë figurative që shpreh një bukuri të rrallë. Din Ellfordi (Dean Alford) e ka shprehur të ardhmen e Jerusalemit në vargje: Tutje larg mbi horizont ngrihen kullat e qytetit, atje ku banon Perëndia ynë; ajo shtëpi e bukur është jona! Atje ku ndritin rrugët me gaspër, ndriçojnë dyert me ar, rrjedh lumi i hareshëm, duke shpërthyer në gëzim të patregueshëm. 54:13-15; Ndreqja hyjnore do t’u jepet të gjithëve dhe begatia do të jetë me mbushulli. ;Drejtësia; do të mbizotërojë. Nuk do të ketë më ;frikë; pushtimi, mërgimi apo ;shtypjeje;. Ai që do t’i hapë probleme Izraelit, do të çohet në gjyq dhe do të ndëshkohet. 54:16,17; Perëndia që krijoi armëbërësin (;kovaçin;) dhe pushtuesin (;shkatërruesin;), është i aftë të kontrollojë krijesat e Tij. Jehovahu ka shpallur se ;asnjë armë e sajuar kundër ;Izraelit ;nuk do të ketë sukses; dhe se vetë Izraeli ;do të dënojë;… ;çdo; paditës. Kjo liri nga dënimi dhe fitorja e sigurt është ;trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit;. Kjo është mënyra se si Perëndia do të hakmerret për ta në epokën e artë të paqes dhe të begatisë. 6. Mesia si ungjilltari i botës (55:1-56:8) 55:1; Fryma e Perëndisë i shpërndan ftesën ungjillore Izraelit për t’u kthyer dhe në të njëjtën kohë fton ngado ;të gjithë; në festën e ungjillit. Ajo që është e domosdoshme është një vetëdije për nevojën (etjen). Bekimet janë ;ujërat; e Frymës së Shenjtë, ;vera; e gëzimit dhe ;qumështi; i Fjalës së mirë të Perëndisë. Këto janë dhuratat e hirit, ;pa para dhe pa paguar;. 55:2-5; Në largimin e tij nga Perëndia Izraeli ka harxhuar energjinë dhe forcat e tij. Kënaqësia e vërtetë dhe e përjetshme gjenden vetëm në Zotin. Nëse Izraeli kthehet te Zoti, ata do të marrin tërë ;hirin e qëndrueshëm; premtuar ;Davidit; në ;besëlidhjen e përjetshme; (shikoni Psalmin 89:3,4,28,29). Këto bekime janë përmbushur në Zotin Jezus dhe në mbretërinë e Tij të lavdishme. ;Kombet; pagane, gjithashtu, do të shijojnë të mirat e mbretërisë dhe atëherë do të ketë marrëdhënie miqësore midis Izraelit dhe kombeve. 55:6,7; Shtegu i bekimit qëndron në kërkimin e ;Zotit; dhe në braktisjen e mëkatit. Ata që ;kthehen te Zoti;, do ta gjejnë Atë plot ;dhembshuri; dhe ;falje;. 55:8,9; Njerëzit nuk duhet ta gjykojnë Jehovahun me anë të ;mendimeve; dhe ;rrugëve; të tyre. Ai mendon dhe vepron në ;rrugë; që tejkalojnë gjithçka që njeriu mund të imagjinojë. Kjo vlen edhe për planin e ungjillit për shpëtimin që rrjedh prej hirit të Perëndisë dhe nuk ka vend për lavdi në vetëpërpjekjen. Uilliam Caupëri (William Cowper) është shprehur me anglishten e tij elegante në poemën e tij “E vërteta”: Oh, sa nuk ngjajnë veprat e ndërlikuara të njeriut me planin e thjeshtë, të çiltër e të lehtë qiellor! Asnjë hir meritues për të gënjyer mendjen, asnjë stolisje e dendur për të mbushur stivën; Nga mburrja, ashtu si nga dobësia, liria, qëndron si harku i kaltër që shikojmë, Madhështor në thjeshtësinë e tij. Mbishkruar në portik, larg dallueshmërisë si ndriçimi i një ylli, të qarta vetëm nën dritën që japin qëndrojmë fjalët që gjallërojnë shpirtin – BESO DHE JETO. 55:10,11 Fjala; e Perëndisë është po aq magjepsëse dhe e frytshme sa dhe ;shiu; dhe ;bora;. Tërë ushtritë në botë nuk mund t’i ndalin dhe ato ;kryejnë; qëllimin e tyre të caktuar. Fjala e Perëndisë ;nuk dështon kurrë; për të arritur qëllimet e saj: Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova;. 55:12,13; Ata që kërkojnë Zotin, do ta lënë tokën e robërisë ;me gëzim; dhe do të udhëtojnë ;në paqe;. Tërë natyra do të gëzojë në çlirimin e tyre. Toka do të gëzojë lirinë nga mallkimi, duke qenë e frytshme. ;Në vend të ferrave ;dhe ;hithrave;…; do të rritet selvia; dhe ;mërsina;. Tërë bekimet mijëvjeçare do ta bëjnë ;Zotin ;me emër të madh dhe ;do të jetë;…; një shenjë e përjetshme;, pra, një përkujtimore e përjetshme e hirit dhe e mirësisë së Tij. 56:1-8; Si pararendje e çlirimit të Perëndisë, të mërguarit nxiten të praktikojnë ;të drejtën; dhe ;drejtësinë; dhe të zbatojnë ;të shtunën;. As ;i huaji;, as ;eunuku; nuk do të kenë frikë se mos nuk do të marrin nga përfitimet e mbretërisë së Krishtit. Në fakt, ata që i binden Fjalës së Zotit do të kenë pozita të pëlqyera. Tempulli atëherë do të jetë një ;shtëpi lutjeje për të gjithë popujt;, jo vetëm për Izraelin. Perëndia do të mbledhë johebrenjtë e tufës së Tij përveç shtëpisë së Izraelit. 7. Mesia si gjykatës i të pabesëve (56:9-57:21) 56:9-12; Vargu 9 e kthen Izraelin në ditët e tij të rebelimit. Kombet (;kafshët e fushave;) thirren të ndëshkojnë një popull, rojat e të cilit nuk e shikojnë rrezikun. Ata janë si ;qen memecë ;që nuk ;lehin; e paralajmërojnë njerëzit. Ata janë ëndërrimtarë që ;u pëlqen të dremitin;. Ata janë ;barinj;, mercenarë, që kërkojnë ;interesin e vet; dhe ;llupës;. Ata ftojnë miqtë e tyre të pijnë e bëjnë aheng, duke thënë: “Nesër do të jetë një ditë si kjo e sotmja dhe madje më mirë” (Ronald Knox). 57:1,2; Dy vargjet e para të kapitullit 57 janë lidhur me vargjet 9-12 të kapitullit të mëparshëm. Në mes të mëkatit dhe të shtypjes, ;i drejti; është çuar larg nga përndjekja. Nga pikëpamja njerëzore ;askush; nuk interesohet. Por Perëndia po – Ai çliron të perëndishmin ;përpara së keqes; dhe i përcjell ata në ;paqe; dhe ;pushim;. 57:3-6; Edhe në mërgim disa nga populli po vazhdonin me praktikat e tyre idhujtare. Në këtë kuptim ata janë ;pasardhës; të prindërve të tyre të pabesë, ;të shkelësit të kurorës dhe të prostitutës;. Duke tallur Zotin, ata janë ;bij të rebelimit; dhe ;të gënjeshtrës;. Ata digjen nga epshi për të adhuruar pemët, ata ia flijojnë ;bijtë; Baalit apo Molekut ;në luginat;. 57:7-10; E tëra kjo është një marrëdhënie idhujtare me idhujt në altarët në ;mal;. Në vend që të shkruanin ligjin e Perëndisë në ;shtalkat;…; e portave; (LiP. 6:9; 11:20), ata varin simbole idhujtare ;prapa portave; dhe ndërfuten në orgji seksuale. Ata i sjellin dhurata dhe oferta; mbretit; (Molek do të thotë mbret) dhe dërgojnë ;lajmëtarë;… ;në Sheol; për të kërkuar neveri të tjera. Edhe kur rraskapiten nga shthurja e tyre, ata nuk heqin dorë, por duket sikur fillojnë nga e para dhe vazhdojnë paudhësinë e tyre të mëtejshme. 57:11-13; Ata gënjejnë pa pasur frikë Jehovahun dhe nuk ia vënë veshin. Ngaqë Ai ruan ;paqen; e Tij, ata humbin respektin e tyre ndaj Tij. Por Ai do të nxjerrë në dritë vetë;drejtësinë ;e mëkatin e tyre dhe ;idhujt; e tyre nuk do t’i ndihmojnë. Perënditë e tyre do t’i lënë plotësisht në baltë, por ata që gjejnë ;strehë te ;Zoti do të hyjnë në bekim. 57:14-19; Njerëzve besnikë në mërgim Perëndia u premton se një rrugë e gjerë do të ndërtohet për kthimin e tyre dhe çdo pengesë do të hiqet. Sepse Perëndia që banon ;në vendin e lartë dhe të shenjtë; banon gjithashtu në zemrën e ;penduar dhe ;të; përulur;. Ai nuk do të jetë ;i zemëruar përjetë; me ;shpirtrat; që ka ;bërë;, përndryshe ata do të humbnin nën zemërimin e Tij. Perëndia dërgoi zemërimin e Tij kundër popullit të Tij lakmitar e të përdalë, por zemërimi i Tij ka një kufi. Ai do të ;shërojë; ata që kthehen nga idhujtaria e tyre, duke i çuar Atij ;frytin e buzëve; të tyre. 57:20,21; Krahasimi i mrekullueshëm i Isaias – i ;të pabesit; me ;detin e trazuar; – përkthehet ëmbël në vargun në anglisht si vijon: 20: Por të pabesët – ata janë si deti, i trazuar, që nuk mund të qetësohet, dhe ujërat e tij ngrenë, ngrenë llucë dhe baltë! [65]. Do të ketë paqe për të drejtin, por ;nuk ka paqe për të pabesët;.

C. Mëkati, gjykimi, pendimi dhe përtëritja e Izraelit (kapitujt 58-66)

Nëntë kapitujt e fundit të librit të Isaias paraqesin rezultatin përfundimtar si të besnikut, ashtu edhe të besimmohuesit. Alfred Martini përmbledh: Pjesa mbyllëse e librit përshkruan përfundimin e lavdishëm që Perëndia ka ruajtur për Izraelin, popullin e Shërbëtorit dhe kanalin e bekimit të Perëndisë për botën. Ka një dallim të fortë në tërë pjesën midis rebelëve dhe besnikëve, një dallim që nuk ka munguar plotësisht nga ndonjë pjesë e zgjeruar e Fjalës së Perëndisë [66]. 1. Gëzimet e perëndishmërisë së vërtetë (kapitulli 58) 58:1-5; Profeti duhet të shpallë me zë të lartë ;shkeljet; e Judës. Populli duket se kënaqet me të vërtetë duke bërë rite të caktuara ;çdo ditë;, duke vepruar sikur të ishin një ;komb; i bindur. Në fakt, ata e padisin ;Perëndisë; si moskokëçarës ndaj agjërimeve dhe veprave të tyre të pendimit, por Perëndia i padit ata për vetëkënaqësi, shfrytëzim të punëtorëve të tyre dhe goditje me ;grusht; në mes të agjërimeve të tyre. Agjërimi i tyre nuk është ai lloj që vlen para Perëndisë. Agjërimi i vërtetë nuk është një çështje qëndrimi fizik apo një shfaqje e jashtme e zisë [67]. 58:6-8; Perëndia dëshiron ;agjërimin; që shoqërohet me thyerjen e zinxhirëve ;të ligësisë;, heqjen e ;zgjedhës;, ushqimin për atë ;që ka uri;, sigurimin e strehës për ;të varfrit;, veshje për ;atë që është lakuriq; dhe ndihmë për të afërmin. Ata që në këtë mënyrë praktikojnë drejtësinë shoqërore sigurohen për drejtimin, ;shërimin; dhe një shoqërim mbrojtës. “;Drejtësia jote;” mund të nënkuptojë veprat e sipërpërmendura të mëshirës, apo mund të nënkuptojë drejtësinë e Perëndisë që do t’u ngarkohet atyre që besojnë. 58:9-12; I perëndishmi sigurohet se sa herë që do të thërrasë, ;Zoti do të përgjigjet;…: “;Ja ku jam!;”. Nëse do të zhdukë shtypjen, do të reshtë së treguari ;me gisht ;për të paditur apo tallur dhe do të heqë dorë nga shpifja dhe përgojimi, nëse do të lehtësojë nevojën njerëzore, si frymërore ashtu edhe fizike, atëherë Perëndia premton se nata e tij do të kthehet në ditë. Perëndia do të gëzojë udhëheqje, furnizim të bollshëm të mirash, shëndet dhe forcë, bukuri e frytshmëri dhe përtëritje kombëtare. “Bijtë e tu do të rindërtojnë rrënojat e lashta të qyteteve të tua dhe ti do të njihet si ‘populli që rindërtoi muret dhe qytetet e tij'” (v. 12, versioni LB). 58:13,14; Nëse populli i Perëndisë e respekton ;të shtunën; [68] duke qëndruar larg punëve apo ;kënaqësive; egoiste, nëse do ta quajnë gëzim të nderojnë ;ditën e shenjtë; të Perëndisë, atëherë ;do të ;gjejnë ;kënaqësinë ;e tyre te ;Zoti; që e dha ditën dhe Ai do t’u japë atyre një vend udhëheqësie në tokë dhe ;trashëgiminë; që Perëndia ia premtoi ;Jakobit;. Asgjë nuk mund ta pengojë këtë, sepse ;goja e Zotit ka folur;. 2. Paudhësitë e Izraelit (kapitulli 59) 59:1-8; Është mëkati i Izraelit që nuk e lë Perëndinë t’i çlirojë; faji nuk mund të lihet në derë të Jehovahut. ;Duart;, ;gishtërinjtë;, ;buzët; dhe ;gjuha; e tyre janë vepruese për të vrarë e gënjyer. Ka një shthurje të përhapur ;drejtësie; dhe çnderim. Njerëzit ;mendojnë të keqen dhe pjellin ;krimin. Veprimtaritë e tyre janë si ;vezët e nepërkës; dhe të padobishme si ;rrjeta merimangash;. Mëkati kontrollon çdo fushë të jetëve të tyre – atë që bëjnë, atje ku shkojnë, atë që mendojnë. Atyre nuk u intereson ;paqja; dhe ;drejtësia;, duke pëlqyer atë që është e ;keqe;. Ajo që ishte e vërtetë për Izraelin, është gjithashtu e vërtetë për tërë racën njerëzore (Rom. 3:15-17). 59:9-15a; Duke folur për mbetjen besimtare, Isaia tashmë e rrëfen mëkatin e tyre si të tijin. Ai pranon padrejtësinë, paudhësinë, verbërinë, shurdhësinë e tyre. Ata ;ulërijnë; me padurim dhe ;rënkojnë; në dëshpërim. Nuk ka ;drejtësi; dhe çlirim. ;Shkeljet; e tyre ;janë shumuar; në sytë e Perëndisë dhe kanë dëshmuar ;kundër; tyre. Ata mohuan Zotin dhe u endën larg Tij. Ata folën në gjuhën e ;shtypjes;, të rebelimit dhe të ;fjalës së rreme;. ;Ndershmëria është larguar;,; drejtësia ka mbetur larg; dhe ;e vërteta ;bie si viktimë ;në shesh;. Paanësia është pranim i refuzuar, ;e vërteta; nuk gjendet gjëkundi dhe i perëndishmi sulmohet papritur. 59:15b-21; Kur ;Zoti; shikon poshtë, Ai trishtohet ;që nuk ka më ndershmëri;. Ai habitet se nuk ka ;asnjë; (;ndërhyrës; apo ndërmjetës) të aftë të zgjidhë situatën, kështu që Ai bën një hap para dhe e zgjidh Vetë. ;Krahu i Tij ;(forca) i sjell fitore dhe ;drejtësia e Tij e; mban. Ai vesh armaturën e Tij dhe sulet kundër armiqve të Tij në ;drejtësi;, ;shpëtim;, ;hakmarrje;, ;xhelozi; dhe ;tërbim;. Ai u jep johebrenjve saktësisht atë që meritojnë, kështu që, në fund, tërë njerëzit, nga lindja në perëndim, do të detyrohen të pranojnë se Ai është Zot, sepse Ai (Mesia) ;do të vijë si një lum i furishëm;, drejtuar nga frymëmarrja e Jehovahut. Ai do të vijë si një ;Çlirues; për mbetjen e perëndishme në ;Sion;. Atëherë Perëndia do të bëjë një ;besëlidhje; të re me shtëpinë e Izraelit, ashtu siç lexojmë te Jeremia 31:31-34; Hebrenjve 8:10-12; 10:16,17. 3. Lavdia e ardhshme e Sionit (kapitulli 60) 60:1-3; Koha e Sionit për t’u ;çuar; dhe ;shkëlqyer ka ardhur;, sepse ;lavdia e Zotit;, pra, Vetë Mesia është shfaqur. Kjo është koha e Ardhjes së Tij të Dytë. Bota është ende në ;terr; frymëror dhe në errësirën e Mundimit të Madh, por ;Zoti; shkëlqen në Izrael dhe përmes Izraelit në tërë botën. Përfaqësuesit e ;kombeve; – përfshirë mbretërit – do të turren në Jerusalem për t’i kushtuar respektin e tyre kombit të rilindur. 60:4-7; Ndërsa Jerusalemi ngre ;sytë; e tij, shikon ;bijtë; dhe ;bijat; e tij duke u kthyer në vend. ;Kënaqja; e tejbollshme mbush ;zemrën; e tij ndërsa shikon ;kombet; që sjellin dhuratat dhe haraçet e tyre. Karvanët e deveve nga larg e afër vijnë me ;ar dhe temjan;, duke lavdëruar emrin e Jehovahut. ;Kopetë; e mëdha mbërrijnë në Jerusalem për t’u përdorur për flijimet në tempull, duke përkujtuar veprën e përfunduar të Mesias në Kalvar. Vini re se mirra mungon në vargun 6. Mirra flet për vuajtje. Vuajtjet shlyese të Krishtit kanë mbaruar një herë e përgjithmonë! Në Ardhjen e Tij të Dytë do të ketë vetëm ;ar; (lavdi) ;dhe temjan; (aromë e këndshme). 60:8,9; Turma ;bijsh; të Izraelit dhe të mërguar kthehen në Izrael si tufa zogjsh, bashkë me ;anijet; e mëdha që sjellin pasurinë e tyre të grumbulluar. 60:10 Të huajt; shërbejnë si ekuipazh ndërtimi dhe ;mbretërit; si shërbëtorë të popullit të Perëndisë. Tani ka ndryshuar pllaka e historisë. Perëndia tashmë po i tregon ;dhembshuri; kombit që kishte ndëshkuar. 60:11-14; Nuk është nevoja të mbyllen ;portat; e qytetit, sepse nuk ka rrezik. Përkundrazi, është e rëndësishme të mbahen ;të hapura;, sepse ;mbretërit; dhe karvanët e ;pasurisë; po mbërrijnë ;ditën; dhe ;natën;! Shkatërrimi do të bjerë mbi çdo ;komb; që nuk ;do t’i shërbejë; Izraelit atë ditë. ;Libani; dërgon pemët e tij më të mira ;për të zbukuruar; zonën e tempullit. Pasardhësit e atyre johebrenjve që përndiqnin më parë Izraelin tashmë e pranojnë Jerusalemin si “;qyteti i Zotit;”, “;Sioni i të Shenjtit të Izraelit;”. 60:15,16; Më parë ;i braktisur; dhe ;i urryer;, Sioni tash bëhet një qytet me ;një shkëlqim; të madh, i ushqyer dhe i mbështetur nga pjesa tjetër e botës. Populli i lashtë i Jehovahut do ta kuptojë atëherë se Ai është ;Shpëtimtari;…; dhe Çliruesi ;i tyre, ;i Fuqishmi i Jakobit;. 60:17-22; Materialet më të kushtueshme – ;ari;, ;argjendi;, ;bronzi; dhe ;hekuri; – do të përdoren për ndërtimin e qytetit, duke pasur ;paqen; si mbikëqyrëse dhe ;drejtësinë; si ruajtëse rendi. Në vend të ;dhunës; dhe ;shkatërrimit; do të ketë ;Shpëtim; dhe ;Lavdërim;. Drita e ;diellit; dhe e ;hënës; nuk do të jenë më të nevojshme në Jerusalem, meqë lavdia e ;Zotit do të ;sigurojë tërë ;dritën; e nevojshme. Errësira do të zhduket dhe ;ditët e zisë ;së Izraelit ;do të marrin fund;. Një ;popull;…; i drejtë;…; do të zotërojë vendin;, i vendosur nga Perëndia për lavdinë e Tij. Më i përuluri nga njerëzit do të bekohet me begati të panumërt, sepse ;Zoti; e ka shpallur dhe ;shpejton; ta kryejë. 4. Shërbesat e Mesias (kapitulli 61) 61:1-4; Ne e dimë se Zoti Jezus është folësi këtu, sepse Ai i ka cituar vargjet 1-2a në sinagogën në Nazaret (Luka 4:16-21) dhe shtoi: “Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaj” (v. 21). Ai u ;vajos; me Frymën e Shenjtë kur u pagëzua dhe shërbesa e Tij tokësore ishte t’u sillte ;një lajm të mirë; shpëtimi ;të përulurve;, të ngushëllonte ata ;që e kanë zemrën të thyer;, duke shpallur ;çlirimin e atyre që janë në robëri; nga mëkati dhe ;hapjen e burgut; (apo të syve, versioni RS) ;të burgosurve;. Ai e përfundoi citimin me fjalët “;të shpall vitin e hirit të Zotit;”, sepse ajo që vijon: “;ditën e hakmarrjes së Perëndisë sonë;”, nuk do të përmbushet deri në Ardhjen e Tij të Dytë. Në shfaqjen e Tij të lavdishme Ai do të shpallë ;ditën e ;gjykimit të Perëndisë. Atëherë Ai do të ;ngushëllojë; ata ;që pikëllohen; në Sion, duke u dhënë atyre një kurorë në vend të ;hirit; në kokat e tyre, ;vajin e gëzimit në vend të zisë;, ;mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar;. Njerëzit i Tij të zgjedhur atëherë do të ;quhen lisa të drejtësisë;, mbjellja e Zotit dhe do t’i sjellin lavdi Atij. ;Ata do të rindërtojnë; qytetet e tokës së premtuar që janë ;shkretuar;. 61:5-9; Të huajt do t’u shërbejnë izraelitëve si bujq, duke i nderuar si ;priftërinj; dhe ;ministra të Perëndisë sonë;. ;Pasuritë; e johebrenjve do t’u kalojnë judenjve dhe qortimi i shekujve do të përfundojë, ndërsa populli i Zotit do të gëzojë një pjesë ;të dyfishtë nderimi; (përemrat ;tuaj; dhe ;tyre; në vargun 7 u referohen të njëjtëve njerëz, pra, judenjve). Duke kujtuar padrejtësinë, ;vjedhjen; dhe të keqen që kanë vuajtur të zgjedhurit e Tij, Jehovahu do t’i shpërblejë dhe do të bëjë ;me ta një besëlidhje të përjetshme;, në mënyrë që kombet ;do t’i njohin; të ;bekuar nga Zoti;. Kjo kuptohet përgjithësisht si besëlidhja e re (Jer. 31:31-34; Heb. 8:8-12). 61:10,11; Mesia drejton lavdërimet e pjesës së Tij të mbetur. Ai kremton ;rrobat e ;lavdishme të ;shpëtimit; dhe të ;drejtësisë; me anë të të cilave Perëndia i ka stolisur dhe bulëzimin e ;drejtësisë dhe të lëvdimit; praktik në Izrael para kombeve gjatë Periudhës Mijëvjeçare (folësi në vargjet 10 e 11 është njëjtësuar larmishëm si Isaia, Sioni apo Vetë Mesia. Ne parapëlqejmë këtë të fundit, të njëjtin folës si në vargjet 1-3). 5. Gëzimet e ardhshme të Jerusalemit (kapitulli 62) 62:1-5; Zoti ;nuk do të ;rrijë në heshtje, apo nuk do të gjejë kënaqësi derisa bekimet e premtuara Jerusalemit të realizohen. Atëherë ;kombet do të shohin; Sionin të shpaguar dhe Jehovahu do t’i japë ;një emër të ri; qytetit. Ai do të sillet me Sionin me admirim ashtu siç sillet një mbret me ;kurorën; e tij. Qyteti i quajtur “;E braktisur;” do të quhet këtej e tutje “;Kënaqësia ime është në të;” (Hefzibah) dhe toka që quhej “;E shkretë;” do të riemërohet “;E Martuar”; (Beulah). Këta emra flasin për dashurinë e ëmbël të Perëndisë dhe për kënaqësinë martesore në qytetin e vendin e Tij. Qytetarët e Jerusalemit do të martohen me të dhe Zoti do të ;gëzohet me ;Sionin ;si i martuari;. 62:6-9; Ndërkohë Jehovahu ;mbi muret e;…; Jerusalemit ;ka ;vënë roja; dhe i ka udhëzuar ata të mos reshtin në ndërmjetësimin e tyre apo ;;mos ;heshtin kurrë;…; derisa;…; Jerusalemi; të bëhet kryeqytet i botës. Kurrë më nuk do t’u çohet prodhimi i Izraelit ;armiqve;. Për më tepër, do të shijohet nga ata që janë ;munduar; për të. 62:10-12; Tani të mërguarve u thuhet të ;kalojnë nëpër portat; e Babilonisë dhe të kthehen në Izrael nëpër rrugë të shtruara mirë dhe me simbole që i tundin me krenari. Shpallja është përhapur në mbarë botën që ;shpëtimi; i Izraelit ka ardhur në Personin e Mesias dhe Ai do t’i sjellë ;shpërblim; popullit të Tij. Ata do të mbajnë emrin e denjë “;Populli i Shenjtë;” dhe Jerusalemi do të quhet “;E kërkuara;, ;Qyteti i pabraktisur;”. Ky paragraf hedh dritë përtej kthimit nga Babilonia në përtëritjen përfundimtare të Izraelit në Ardhjen e Dytë të Krishtit. 6. Dita e hakmarrjes (63:1-6) Kur të kthehet Zoti për të ngritur mbretërinë e Tij, Ai në fillim duhet të shkatërrojë armiqtë e Tij. Ai shkatërrim do të ndodhë në kohë dhe vende të ndryshme. Faza e parë ndodh në Luginën e Armagedonit (Zbulesa 16:16), tjetra në Luginën e Jozafatit (Joeli 3:12) dhe tjetra në ;Edom;. Kjo e fundit është ajo që kemi këtu në kapitullin 63. Mesia do të marshojë ;nga Botsrahu;, një metropol i ;Edomit;, me ;rroba; të lavdishme, të cilat janë ;bojë të kuqe flakë; me ;gjakun; e armiqve të Izraelit. Kur e pyesin pse ;veshja ;e Tij ;është e kuqe;, Ai përdor simbolin e ;gaviçit; për të përshkruar shtypjen e armiqve të Tij. Koha ka ardhur që Ai të shfryjë ;zemërimin; e Tij mbi ta dhe të shpengojë popullin e Tij. Në mungesë të ndonjë çlirimtari të thjeshtë njerëzor Ai del në skenë dhe siguron fitoren. 7. Lutja e pjesës së mbetur (63:7-64:12) 63:7-10; Më pas profeti, duke folur për pjesën e mbetur në robëri, kërkon çlirim nga gjendja e tyre e mjeruar. Në fillim ai rrëfen me hollësi marrëveshjet e shkuara të Perëndisë me kombin. Jehovahu nuk ka treguar gjë tjetër veç ;mirësitë;, ;dhembshuritë; dhe ;dashamirësitë;. Perëndia i ka quajtur si ;popullin; e Tij. Edhe pse Ai e dinte më përpara se çfarë do të ndodhte me saktësi, Ai paraqitet këtu sikur nuk i shkon mendja për braktisjen e tyre për perënditë e tjera. ;Kështu Ai u bë Shpëtimtari i tyre;. Ai gjithashtu u bë pjesëmarrësi i tyre në tërë provat e tyre dhe, në mënyrë të veçantë, ;në çdo hidhërim të tyre; në Egjipt. ;Engjëlli; (e njëjta fjalë me ;Lajmëtari;) ;i pranisë së Tij;, pra, Mesia,; i shpëtoi; me dashurinë dhe dhembshurinë e tij i çliroi; nga Egjipti dhe u kujdes për ta përgjatë udhëtimit të tyre në shkretëtirë. Ata ia kthyen dashurisë së Tij me rebelim dhe kështu Ai u bë Kundërshtari i tyre. 63:11-13; Por edhe duke kujtuar ;ditët e lashta të Moisiut; dhe të brezit të tij, lindin pyetjet: “;Ku është ai që i nxori ;izraelitët përmes ;Detit ;të Kuq ;me ;Moisiun, Aaronin dhe barinjtë e tjerë? ;Ku është ai që vinte në ;Moisiun ;Frymën e Tij të shenjtë;, më pas duke e ndarë detin në mënyrë që ;Moisiu; t’i kalonte nga ana tjetër, duke i kushtuar nder ;të përjetshëm emrit; të Tij? Ku është Jehovahu që i kaloi ata përmes detit, duke e bërë rrugën të sheshtë si shkretëtira e gjerë ku ;kali; nuk ;pengohet;?”. 63:14; Ashtu si një egërsirë zbret në luginë për të gjetur prehje dhe freski, po ;kështu; Perëndia e udhëhoqi ;popullin; e Tij në tokën e prehjes dhe, duke e bërë një gjë të tillë, Ai fitoi ;një emër të lavdishëm; për Vete. Vini re Trininë: Zoti Jahve [Jehovah] (v. 7); Engjëlli i Jehovahut (v. 9); ;Fryma e Zotit; (v. 10,11,14). 63:15,16; Përmendja e mëshirave të lashta e shtyn profetin të shikojë përpara drejt robërisë babilonase dhe të ndërmjetësojë për të mërguarit. Duket sikur ;zelli;,; fuqia ;dhe ;dhembshuritë; e Perëndisë janë tërhequr nga pjesa e mbetur. Isaia lutet që Perëndia të jetë ende ;Ati; i tyre, ;megjithëse Abrahami ;dhe ;Izraeli; nuk i njohin. 63:17-19; Në vargun 17 pjesa e mbetur duket se e fajëson ;Zotin; për zemërpërdaljen e vet, por e vërteta është se Perëndia i ngurtëson zemrat e njerëzve vetëm pasi ata e kanë ;fortësuar; më parë ;zemrën; e tyre. Mbase pjesa e mbetur don të thotë: “Pse na ke lejuar të shmangemi nga rrugët e Tua?”. Perëndia thotë se bën atë që thotë. Sido që të jetë, të mërguarit i thërrasin Jehovahut që të ;kthehet; drejt tyre në hir. Izraeli e kishte ;shtënë në dorë; vendin në paqe vetëm për një kohë krahasimisht të shkurtër dhe tashmë ;shenjtërorja; është rrënuar dhe izraelitët, populli i Perëndisë, nuk janë më mirë se kombet e tjera, që nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie besëlidhjesh me Zotin. 64:1-5; Lutja që filloi te 63:15 vazhdon dhe kthehet në rrëfim. Pjesa e mbetur i përgjërohet Perëndisë të ;shqyejë qiejt dhe të zbresë; me tërbim mbi ;kundërshtarët; e Tij. Ata kujtojnë ndërhyrjet e shkuara të Perëndisë, shfaqjet unike të Perëndisë së vetëm të vërtetë, ;që vepron për atë që ka shpresë tek Ai;. Ata kujtojnë se si Perëndia tregon favor ndaj atyre që gjejnë kënaqësi në ;drejtësinë; e praktikuar, por ata e kanë nxitur zemërimin e Tij me anë të mëkateve të tyre të vazhdueshme dhe nuk dihet nëse ka mbetur shpresë që një popull si ata ;të shpëtohet;. 64:6,7; Ata rrëfejnë papastërtinë vetjake dhe pranojnë se veprat e tyre më të mira (;drejtësia;) ;janë si një rrobe e ndotur; [69]. Nuk është për t’u çuditur që ata janë gjethe të thara, të shtyra nga ;era; e ;paudhësive; të tyre. Ka një përhumbje frymërore në Izrael. Ndërmjetësuesit nuk gjenden gjëkundi, sepse Jehovahu i ka braktisur sipas rrjedhojave të mëkateve të tyre. 64:8,9; Megjithatë ;Zoti; është ende ;Ati; i tyre dhe mbetet ende shpresë që ;Ai që na formon; të bëjë diçka me ;argjilën;. Dhe kështu ata i kërkojnë të zbusë zemërimin e Tij, të falë dhe të harrojë mëkatet e tyre dhe t’i pranojë ata ende si ;popullin; e Tij. 64:10-12; Gjendja e mjerueshme e vendit dhe veçantia e ;Jerusalemit; dhe e ;tempullit ;janë arsye të forta pse Perëndia duhet të lehtësojë zemërimin e Tij dhe të veprojë me vendosmëri në përkrahje të popullit të Vet të pikëlluar. 8. Përgjigjja e Zotit ndaj lutjes së pjesës së mbetur (kapitulli 65) 65:1; Këtu fillon përgjigjja e Jehovahut ndaj lutjes së mësipërme (63:15-64:12). Në kontekst vargu i parë i referohet dështimit të Izraelit për të ;kërkuar; Perëndinë dhe mosdashjes së tij për t’iu përgjigjur thirrjes së Tij. Por Pali e përdor këtë te Romakëve 10:20 si referim ndaj johebrenjve: “Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua”. 65:2-7; Këto vargje i referohen në mënyrë të pagabueshme Izraelit. Perëndia i është lutur pa pushuar një ;populli; që është dhënë pas ;gjërash të neveritshme;, shoqëruar me idhujtari dhe paganizëm. Meqë ata janë futur në rite të fshehta, e quajnë veten ;më të shenjtë se ;shokët e tyre. Meqë janë një zemërim i vazhdueshëm i Shumë të Lartit, Ai do t’i ;shpaguajë; për tërë idhujtarinë dhe mëkatet e tyre. 65:8-12; Jehovahu premton të kursejë një ;vile; të mirë rrushi (mbetjen besnike) në një vresht të keq (pjesa tjetër e kombit). Kjo mbetje e ruajtur do të ;banojë; në vend. ;Vathët; do të kullosin në fushat e ;Sharonit; në perëndim dhe në ;luginën e Akorit; në lindje, gjithçka për të mirën e shenjtorëve. Për sa i përket turmës besimmohuese është një çështje më vete. Ata kanë braktisur tempullin dhe adhurojnë ;Gadin; (që do të thotë Trupa, Fat) dhe ;Menin; (që do të thotë numër, Fat). Prandaj Perëndia do t’ia caktojë ;shpatës;. Në vend që t’u përgjigjeshin lutjeve të Zotit, ata ;zgjodhën; gjërat që janë të ;këqija; dhe të urryera për Zotin. 65:13-16; Dallimi midis fatit të besimtarëve të vërtetë dhe atij të jobesimtarëve paraqitet këtu. Është ndryshimi midis ushqimit të bollshëm dhe urisë, midis pirjes së bollshme dhe etjes, midis gëzimit dhe turpit, midis të kënduarit dhe vajtimit, midis mallkimit të një shkelëseje të kurorës (Num. 5:21-24) dhe një bekimi. Në atë ditë, kur të këqijat e tokës do të vihen në vend, populli do ta përdorë emrin e “;Perëndisë së vërtetë;” kur të marrin një ;bekim; për vete, apo kur të betohen. Me fjalë të tjera, Perëndia do të pranohet si Ai që realizon planet e Tij, që bën atë që thotë. 65:17; Vargjet mbyllëse të kapitullit 65 përshkruajnë gjendjen e Mijëvjeçarit. ;Qiejt e rinj dhe toka e re; këtu i referohen mbretërisë së Krishtit në tokë; te Zbulesa 21 i referohen gjendjes së përjetshme. Te ;qiejt e rinj; dhe ;toka e re; e Isaias ka ende mëkat dhe vdekje; te Zbulesa 21 këto nuk janë më. 65:18-23; Kur të vijë mbretëria, Zoti ;do të kënaqet me Jerusalemin; dhe me ;popullin; e Tij, Izraelin. Zhurmat e brengës dhe të ankthit ;nuk do të dëgjohen;. Vdekshmëria foshnjore dhe e paralindjes do të çrrënjoset. Një njeri që vdes në moshën ;njëqind vjeç; do të quhet ;fëmijë;. Një njëqindvjeçar që mëkaton hapur do të shfaroset. Njerëzit do të jetojnë për të shijuar ;frytin; e punëve të tyre, sepse vitet e jetës do të zgjaten gjatë Mijëvjeçarit për besnikët. Nuk do të ketë punë jopjellore dhe të rinjtë nuk do të shfarosen nga lufta apo fatkeqësia. Prindërit dhe fëmijët do të shijojnë bekimin e ;Zotit;. 65:24,25; Nuk do të ketë më lutje të padëgjuara. Kafshët e egra do të zbuten dhe gjarpërinjtë helmues do të ushqehen me ;pluhurin; e mundjes dhe të përuljes. Nuk do të ketë më rrezik në ;malin e shenjtë; të Perëndisë, Sionin. 9. Përdëllimi: paqja si një lumë (kapitulli 66) 66:1,2; Fjalët hyrëse të kapitullit të fundit të Isaias u shkruan për popullin e papenduar të Izraelit. Ata nuk duhet të mendonin se në atë gjendje do t’i pëlqenin Perëndisë duke ndërtuar një tempull për Të. Mbi të gjitha, Ai është Krijuesi dhe Zotëruesi i gjithësisë, i ulur në ;qiej;, duke e pasur ;tokën; si ;mbështetëse të këmbëve; të Tij. Vendbanimi që Ai dëshiron është zemra e një njeriu që është i përulur, me ;frymë të penduar; dhe që ;dridhet nga fjala ;e Tij. 66:3,4; Ata që janë të papenduar fyejnë Perëndinë me anë të bindjes së tyre fetare ndaj riteve. Të ndarë nga shenjtëria e tyre praktike, ;flijimet; dhe ofertat e tyre janë krime dhe ;të neveritshme;. Ata mund të zgjedhin ;rrugët e tyre; hipokrite, por nuk mund të ;zgjedhin; pasojat. Perëndia do ta bëjë një gjë të tillë. Ata që nuk e pranojnë thirrjen e Tij për t’u penduar dhe që vazhdojnë në rrugët që urren Ai, do të shijojnë zemërimin e Tij. 66:5,6; Ata judenj besnikë, që kanë frikë nga Perëndia, ;që dridhen nga fjala e Tij;, do të përndiqen nga vetë ;vëllezërit; e tyre. Përndjekësit e ligj do të mendojnë se po i bëjnë një shërbim Perëndisë, ashtu siç shihet nga tallja e tyre në dukje e perëndishme: “;Le të tregojë Zoti lavdinë e tij me qëllim që ne të mund të shohim gëzimin tuaj;”, pra, ;gëzimin tuaj; që të çliroheni në mënyrë të mrekullueshme. Por Zoti do të ndërhyjë duke turpëruar armiqtë e tyre. Vepra e gjykimit do të fillojë në ;tempull;; atje ;zëri ;i Jehovahut do të shfaqet, sepse koha e shpërblimit ka ardhur. 66:7-9; Në vargun 7 Izraeli lind ;një mashkull; (Mesian) ;para; kohës së dhimbjeve të lindjes (Mundimi i Madh). Në vargun 8 ai lind bij ;pas; kohës së mundimeve. Lindja e parë ndodhi afërsisht dy mijë vjet më parë në Betlehem. E dyta është rilindja frymërore e Izraelit, që do të ndodhë pas Mundimit të Madh. Asgjë nuk do ta pengojë Perëndinë për ta përmbushur këtë qëllim. 66:10-17; Dita e përtëritjes së Izraelit do të jetë një kohë e një gëzimi të madh në ;Jerusalem;. ;Të gjithë ;ata ;që e ;duan dhe që kanë qarë me të do të shijojnë së bashku gëzimin e madh dhe kremtimin e atij çasti. I mbushur me ;pasurinë e kombeve;, ai, nga ana e vet, do t’u japë begati, ushqim, ;ngushëllim; dhe rinim të gjithëve atyre që shkojnë tek ai. Atëherë do të jetë e qartë se Jehovahu është betuar të pasurojë të Tijtë dhe të ndëshkojnë ;armiqtë e Tij;. Ardhja e Dytë e Zotit do të sjellë vërshimin e ;zemërimit; të Tij të tërbuar kundër tërë idhujtarëve dhe rebelëve. Ai i shikon që ndjekin ceremoni për të pastruar veten me anë të riteve, duke u ndërmarrë kështu me praktikat më të neveritshme idhujtare. 66:18-21; Ai i njeh ;veprat e tyre dhe mendimet e tyre; dhe kur do të lëshojë gjykimin mbi ta, ata ;do të shikojnë lavdinë; e Tij. Ai do t’u japë ;një shenjë; të mbinatyrshme, që ne tani nuk mund ta njëjtësojmë. ;Ata që ;do të mbijetojnë do të shkojnë në skajet e tokës me lajmin e fuqisë dhe të ;famës; së Zotit. Atëherë johebrenjtë do të mobilizojnë mjetet e tyre të transportit për të kthyer izraelitët e shpërndarë në vend, sikur t’i çonin ;një ofertë; Jehovahut. Perëndia do të rivendosë priftërinë dhe rendin levitik të shërbimit në tempullin e mijëvjeçarit. 66:22,23; Statusi i Izraelit me Perëndinë do të jetë aq i përhershëm dhe i sigurt sa ;qiejt e rinj dhe toka e re;. Shtegtarët ;nga; tërë kombet do të shkojnë në Jerusalem në kohën e caktuar për të rënë ;në gjunjë; para Zotit. 66:24; Ndërkohë që atje ata do të dalin nga Lugina e Hinomit dhe do të shikojnë ;kufomat; e rebelëve të shkrumbuara në ;zjarrin; e përjetshëm të pirgut të qytetit. Ia vlen të vëmë re se Zoti ynë përmend në vargun e fundit të Isaias një paralajmërim për ata që do të jetojnë në mëkat dhe do të fyejnë të vegjlit e Krishtit. Tri herë [70] te Marku 9 Jezusi përdor fjalët solemne të Isaias: “;Krimbi i tyre nuk do të vdesë dhe zjarri i tyre nuk do të shuhet;” (v. 44,46,48). Lajmi i mirë është se një njeri mund t’i shpëtojë zjarrit të përjetshëm të ferrit duke e vënë besimin e tij apo të saj në Shpëtimtarin, Shërbëtorin e Zotit që Isaia e ka përshkruar në mënyrë aq tërheqëse në shumë nga profecitë e tij. Për pjesën më të madhe të lexuesve tanë, që e kanë pranuar tashmë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre, libri i Isaias është një profeci dhe art letrar i madh – me siguri midis më të mirëve të DhV. Por do të ishte turp nëse kjo do të ishte gjithçka. Ne jemi të bindur ta ;zbatojmë; këtë libër në jetët tona të përditshme. Po e mbyllim me një nxitje praktike nga studiuesi i përkushtuar anglez i Biblës, Vain (W. E. Vine). E tëra kjo sjell në vend marrëzinë, kotësinë dhe anën mëkatare të të ndjekurit të rrugëve tona, kryerjes së planeve tona dhe shkuarjes pas asaj së cilës Perëndia nuk mund të gjejë kënaqësi, në vend që të shpresojmë në Të, duke dëgjuar zërin e Tij dhe duke gjetur kënaqësi në përmbushjen e vullnetit të Tij. Përmes ecjes sonë me Perëndinë Ai përmbush, dhe do të përmbushë, tërë premtimet e Fjalës së Tij. Ai i përgjigjet besimit të gëzuar në Të duke i shtuar një amen sigurisë së Tij. Paqja e një zemre të bindur dhe e një fryme besimtare është ajo që shijon ndriçimin e shprehjes së fytyrës së Tij dhe të qetësisë së përbashkësisë së shenjtë me Të [71].
SHËNIME
[[1]](Hyrje) Ishte një shfaqje bamirëse, “për ngushëllimin e të burgosurve në disa burgje dhe për mbështetjen e Spitalit të Mëshiruesit në Stefën Strit [Stephen Street] dhe për Infermierinë Bamirëse në Molin e Hanit”. Nën dritën e theksit të Isaias mbi çlirimin e të burgosurve dhe të lidhjes së plagëve të të sëmurit, ai pa dyshim do të kënaqej me këto bamirësi, që shoqëroheshin zakonisht me shfaqjet e mëparshme të ;Mesias;.[[1]] [[2]](Hyrje) Pas uverturës, fillimi i pjesës së dytë të Isaias këndohet nga një tenor solo: “Ngushëlloni popullin tim” (40:1). Kush mund të lexojë në Isaia 7:14 pa dëgjuar solon e altit [lloj i mënyrës së të kënduarit klasik, zë më i trashë se sopranoja] femëror: “Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë”, apo të lexojë në Isaia 9:6 pa dëgjuar zërin e korit: “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë”? “Ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona” është një pjesë e shkëputur më pak e njohur me fjalë nga Isaia (53:4). Gjithashtu fjalë nga Isaia janë: “O Sion, ti që sjell lajmin e mirë” (40:9), “Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve” (35:5), “Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari” (40:11) dhe fjalët prekëse: “I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit” (53:3). Krahasimisht kemi më pak tekst nga DhR në oratorien, gjë që është e pazakontë, sidomos kur kujtojmë se tema flet vetëm për Mesian.[[2]] [[3]](Hyrje) Shikoni ;Believers Bible Commentary; tek hyrjet e librave të përmendur për një mbrojtje të pozicioneve tradicionale dhe dogmatike mbi autorësinë.[[3]] [[4]](Hyrje) Josephus, ;Antiquities;, XI:1 e në vazhdim.[[4]] [5] (1:7-9) Aq të sigurta janë profecitë, saqë shprehen zakonisht në kohën e kryer në hebraisht, duke hedhur idenë e një veprimi të kryer. [6] (1:10-15) W. E. Vine, ;Isaiah: Prophecies, Promises, Warnings;, f. 14. [7] (2:4) Ky varg – hiq fjalët hyrëse rreth Perëndisë – është shkruar mbi ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju Jorkut. [8] (2:12-18) Një korvetë është një lloj anijeje që përgjithësisht ka një direk. [Në anglisht përdoret fjala ;korvetë; për grupin e fjalëve që është përkthyer në shqip ;të gjitha gjërat e këndshme;] [9] (4:2-6) Matthew Henry, “Isaiah”, ;Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible;, IV:27. [10] (6:1) Kjo mund të ketë ndodhur në vitin 740 para K. Mudi (Moody) shkruan: “Mbretërimi i Uziahut ishte një lloj epoke viktoriane në historinë judaike. Kur kjo kaloi në turp dhe fatkeqësi, Isaia pa Mbretin e Përjetshëm në fronin e Tij”. ;Notes from My Bible;, f. 85. [11] (6:1) F. C. Jennings, ;Studies in Isaiah;, f. 61. [12] (6:2-5) Fjala ;serafim; vjen nga folja në hebraisht ;saraph;, “djeg”, duke theksuar shenjtërinë e zjarrtë të Perëndisë, ashtu si tek Hebrenjve 12:29: “Perëndia ynë është një zjarr që konsumon” (krahasoni LiP. 4:24). [13] (6:9,10) Vine, ;Isaiah;, f. 32. [14] (7:3) Emri i birit të tij do të thotë ;një mbetje do të kthehet;. [15] (7:10-13) Vine, ;Isaiah;, f. 35. [16] (7:14) Fjala në hebraisht e përkthyer ;virgjëreshë (‘almah;) në vargun 14 mund të nënkuptojë gjithashtu “vashëz”. Profecia mund të ketë pasur një përmbushje të hershme, por të pjesshme, kur gruaja e Isaias lindi Maher-Shalal-Hash-Bazin (8:1-4). Por përmbushja përfundimtare dhe e plotë ishte lindja e Krishtit. Kur Mateu citon vargun 7, ai përdor fjalën greke ;parthenos;, që nënkupton vetëm ;virgjëreshë; (Mt. 1:23). [17] (7:14) Vine, ;Isaiah;, f. 35. [18] (7:18-22) Jennings, ;Isaiah;, f. 90. [19] (8:19) Vine, ;Isaiah;, f. 41. [20] (9:6) Vine, ;Isaiah;, f. 43. [21] (11:1) E bukura këngë e lashtë e gëzuar gjermane: “Ja, si lulëzon një trëndafil” rrok edhe këtu mendimin e Isaias. Në mënyrë poetike autori zgjedh një trëndafil si një bimë që do të rritet nga rrënjët e Isait. [22] (11:2) Vine, ;Isaiah;, f. 49. [23] (11:6-9a) Artisti autodidakt amerikan kuaker, Edward Hicks, e pëlqen këtë pjesë aq shumë, saqë ka bërë piktura që përshkruajnë fjalë për fjalë Shkrimin, të quajtura “Mbretëria e Paqes”. Stili i tij i ngrohtë e kalon njohjen e tij të anatomisë së kafshëve. [24] (13:14-22) Ryrie shkruan: “Rënia e Babilonisë ka ndodhur me etapa. Rreth vitit 20 para K. Straboni e përshkruan atë si ‘një shkretim të madh’. Edhe shtegtari i shkretëtirës (;arabi;) i shmanget vendit, sepse u bë një ogur i fatit të keq” (;Ryrie Study Bible;, ;New King James Version;, f. 1053). [25] (14:12-17) “Lucifer” është forma latine e “yllit të mëngjesit”, që do të thotë “dritëdhënës”. [26] (14:12-17) Ryrie, ;Study Bible;, f. 1054. [27] (14:24-27) Ryrie shkruan se “përmbushja e kësaj parathënieje të shkatërrimit të Asirisë shkruhet te 37:21-38”. Ryrie, ;Study Bible;, f. 1055. [28] (18:1-7) Fjala përdoret zakonisht ;mjerim;, por këtu “ndryshon nga ajo te 17:12 dhe është më shumë një shprehje e dhembshurisë (krahasoni Is. 1:1, Zak. 2:10) sesa e zemërimit”, Franz Delitzsch, “Isaiah”, te ;Biblical Commentary on the Old Testament;, XVII:348. [29] (20:1-6) Emri “Palestinë” rrjedh nga fjala filistinë. [30] (21:6-10) Vine, ;Isaiah;, f. 62. [31] (21:11,12) Victor Buksbazen, ;The Prophet Isaiah;, f. 224. [32] (22:20-24) D. L. Moody shkruan: “Judenjtë spanjollë kanë një çelës të artë të Davidit, që mban mbishkrimin ‘Perëndia do ta hapë, Mbreti do të hyjë'” (;Notes;, f. 85). [33] (24:4-13) John A. Martin, “Isaiah”, ;The Bible Knowledge Commentary, Old Testament;, f. 1072. [34] (26:1-4) Cituar nga Moody te ;Notes from My Bible;, f. 86. [35] (26:1-4) Cituar nga Moody te ;Notes from My Bible;, f. 86. [36] (28:9,10) Këto vargje citohen zakonisht jashtë kontekstit si një mënyrë e duhur për të mësuar (duke kaluar nga e njohura tek e panjohura, pak e nga pak, për shembull). Ndërsa kjo është pa dyshim një këshillë e mirë, nuk është me siguri domethënia e tekstit në këtë kontekst. [37] (28:11-13) Jennings, ;Isaiah;, f. 333. [38] (28:23-29) H. Vander Lugt, ;Our Daily Bread;, Radio Bible Class, nuk është i mundur informacion i mëtejshëm. [39] (29:12-14) Vine, ;First Corinthians;, f. 23. [40] (33:23,24) Vine, ;Isaiah;, f. 83. [41] (34:9-17) Në hebraisht “dëshpërimi dhe boshllëku” në v. 11 janë të njëjtat fjalë të përkthyera “pa trajtë dhe e zbrazët” te Zanafilla 1:2). [42] (35:8-10) Jennings, ;Isaiah;, f. 417. [43] (37:1-4) J. A. Alexander, ;The Prophecies of Isaiah;, f. 289. [44] (37:36) Shikoni ;The Literature of England, An Anthology and a History;, f. 726. [45] (38:21,22) Kelly, ;Isaiah;, f. 289. [46] (38:21,22) Henry, “Isaiah”, VI:209. [47] (40:3-5) G. Campbell Morgan, ;Searchlights from the Word;, f. 229. [48] (40:6-8) Cituar nga Jennings, ;Isaiah;, f. 467. [49] (41:21-24) Jennings, ;Isaiah;, f. 486 e në vazhdim. [50] (41:25-29) Vine, ;Isaiah;, f. 105. [51] (43:1-7) Vine, ;Isaiah;, f. 115. [52] (43:8-13) Një ndër kultet kundër trinisë e përdor këtë pjesë “Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti” si origjinën e emrit të vet. Meqë ata dëshmojnë kundër pjesës më të madhe të së vërtetës së Zotit, është prirja që të quhen dëshmitarë ;të rremë;. Konteksti është hequr nga përdorimi i tyre i kësaj pjese. [53] (44:28) Flavius Josephus, ;Antiquities;, xi. 2. [54] (45:7) Anglishtja ka një fjalor më të zgjeruar sesa hebraishtja. Fjala hebraike e përkthyer këtu “të keqen” te versioni KJ dhe “fatkeqësinë” në versioni NKJ mund të nënkuptojë njërën nga të dyja – dhe diçka më tepër (“shkatërrim”, “ligësi” etj.). Për fat të keq fjala në anglisht që hedh idenë e së gabuarës ;morale; (;e keqja;) s’ishte zgjedhur këtu më 1611. Përkthimi ;fatkeqësinë; është më i përafërt me kontekstin. [55] (45:7) Delitzsch, “Isaiah”, te ;Biblical Commentary on the Old Testament;, XVIII:220, 221. [56] (45:7) Delitzsch, “Isaiah”, te ;Biblical Commentary on the Old Testament;, XVIII:221. [57] (46:3,4) James S. Stewart, nuk është i mundur informacion i mëtejshëm. [58] (47:5-15) Jennings, ;Isaiah;, f. 556. [59] (51:9-11) Jennings, ;Isaiah;, f. 593. [60] (52:11,12) Cituar nga David Baron te ;The Servant of Jehovah;, f. 46,47. [61] (52:15) Shprehja paralele “;do të mbyllin gojën;” favorizon përkthimin “;tremb;”. Megjithatë, përkthimi tradicional “;do të spërkasë;” kujton spërkatjen e gjakut të flijimit të Levitikut dhe shtrirjen globale të mesazhit të shpengimit. Duke vënë re ngjashmërinë midis “;habitem;” dhe “;tremb;”, Vine-i shkruan: “Në rënien dhe shfytyrimin që njeriu shkaktoi në Të shumë u habitën; në shfaqjen e ardhshme të lavdisë së Tij Ai do të habisë (do të bëjë të hidhen dhe të tremben nga habia) shumë kombe; ‘;tremb;’ është kuptimi këtu, jo ‘;spërkat;’ (ashtu siç e bën të qartë frazeologjia gramatikore këtu)”. ;Isaiah;, f. 166. [62] (53:2) F. B. Meyer, ;Christ in Isaiah;, f. 126. [63] (53:12) David Baron, ;The Servant of Jehovah;, f. 140. [64] (53:12) Moody, ;Notes;, f. 87. [65] (57:20,21) Jennings, ;Isaiah;, f. 668. [66] (58:Hyrje) Alfred Martin, ;Isaiah;, f. 107. [67] (58:1-5) Agjërimi i fjalëpërfjalshëm mund të jetë gjithashtu një mjet i mirë për disiplinë frymërore. Ndërsa DhR nuk e ;urdhëron ;agjërimin, Zoti ynë ka thënë: ;“Kur; të agjëroni…” (jo “;Nëse; agjëroni”). [68] (58:13,14) Për një shtjellim të së shtunës [shabatit] dhe se si lidhet kjo me besimtarin shikoni vëllimin e DhR të ;The Believers Bible Commentary;, f. 64. [69] (64:6,7), Fjalë për fjalë veshje menstruale. [70] (66:24) Në disa dorëshkrime greke mungojnë dy nga këto vargje; shikoni vëllimin e DhR të ;The Believers Bible Commentary; te shënimet e Markut 9 për hollësi. [71] (66:24) Vine, ;Isaiah;, f. 214,215.
BIBLIOGRAFI
Alexander, Joseph A. ;The Prophecies of Isaiah;. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1974. Archer, Gleason L. “Isaiah”, te ;The Wycliffe Bible Commentary;, Chicago: Moody Press, 1962. Baron, David. ;The Servant of Jehovah: The Sufferings of the Messiah and the Glory that Should Follow;. Ribotim, Minneapolis: James Family Publishing, 1978. Buksbazen, Victor. ;The Prophet Isaiah;. West Collingswood, N.J.: The Spearhead Press, 1971. Delitzsch, Franz. “Isaiah”, te ;Biblical Commentary on the Old Testament;. Vëll. 17,18, Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971. Jennings, F. C. ;Studies in Isaiah;. New York: Loizeaux Bros., 1935. Henry, Matthew. “Isaiah”, te ;Matthew Henry’s Bible Commentary on the Whole Bible;. Vëll. IV. Kelly, William. ;Exposition of Isaiah;. Londër: Robert L. Allen, 1916. Martin, Alfred. ;Isaiah: The Salvation of Jehovah;. Chicago: Moody Press, 1967. Meyer, F. B. ;Christ in Isaiah;. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1952. Vine, W. E. ;Isaiah; – ;Prophecies, Promises, Warnings;. Londër: Oliphants, i kufizuar, 1947. Young, Edward. ;Who Wrote Isaiah?; Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1958.