Prologu: Prova e Jobit (Jobi 1-2)

A. Skena I: Vendi i Uzit (1:1-5)

1:1-3Jobi ishte njënjeri i pasur, që jetontenë vendin e Uzit. Nga Vajtimet 4:21 duket se Uzi ndodhej në Edom, në pjesën juglindore të Palestinës [3]. Jobii drejtë e që kishte frikë nga Perëndia kishteshtatë bij dhe tri bija. Aq të shumta ishin zotërimet e tij të bagëtisë, saqëishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes. 1:4,5 Një ndër argumentet e forta se ngjarjet e Librit të Jobit kanë ndodhur në epokën e etërve është fakti se Jobi, si atë i familjes, vepronte si prift dhe flijonteolokauste për bijtë e tij. Gjithmonë është i pranishëm rreziku i bisedave të kota dhe madje sakrilegjeve kur zakonisht njerëzit e përkushtuar shkojnëpër banket dhe festojnë. Në përsiatjen e mbrëmjes për ditën e Krishtlindjeve, Spërxhëni (C. H. Spurgeon) paraqet një zbatim të mirë për ne në epokën e krishterë: Do të ishte mirë që besimtari, para se të flinte këtë mbrëmje, të bënte edhe ai atë që patriarku bënte në mëngjes herët, pas festës së familjes. Në mes të gëzimit të takimeve të familjes është e lehtë të rrëshqasim në kotësi mëkatesh e të harrojmë karakterin tonë të njohur si të krishterë. Nuk duhet të jetë kështu, por ndodh që ditët tona të festimit janë ditë të rralla të gëzimit të shenjtë, por më shpesh biem në gaz të pashuguruar … Mirënjohja e shenjtë duhet të jetë një element pastrues sa edhe dhimbja. Fatkeqësisht, për zemrat tona të varfra, faktet tregojnë se një shtëpi në zi është më e mirë se një shtëpi në festë! Eja, o besimtar, në çfarë gjëje ke mëkatuar sot? A e ke harruar thirrjen tënde hyjnore? A ke përdorur si të tjerët fjalë të kota dhe ke bërë biseda të pahijshme? Rrëfe, pra, mëkatin tënd dhe vrapo te flijimi. Flijimi shenjtëron. Gjaku i çmuar i Qengjit të vrarë heq fajin e mëkateve tona të paditurisë e moskokëçarjes [4].

B. Skena II: Qielli – Prania e Zotit (1:6-12)

Ndërsa historia shpaloset, na tregohet për skenën në qiell kubijtë e Perëndisë [5] (engjëjt) dalinpara Zotit.Edhe Satanai (fjala në hebraisht është “paditës”) ishte i pranishëm. Kur Perëndia i foli Satanait rreth drejtësisë sëshërbëtorit të TijJob, Satanai iu përgjigj se arsyeja e vetme pse Jobi kishte frikë Perëndinë ishte se Ai ishte treguar shumë i mirë me të. Sipas Satanait, nëse Zoti nuk do të kishte vendosurnjë mbrojtjerreth tij, atëherë ai do ta kishte mallkuar Krijuesin e tijhaptazi.

C. Skena III: Vendi i Uzit – fatkeqësia mbi pronën dhe bijtë e Jobit (1:13-22)

1:13-19Zoti, tani e tutje, i dha lejeSatanait të vinte Jobin në provë duke i plaçkitur pasuritë. Megjithatë, djallitnuk iu dha leje të prektepersonin e Jobit. Më pas, me shumë shpejtësi, vijojnë një radhë fatkeqësish të tmerrshme: 1.Sabenjtë vodhënpesëqind pendë qe dhepesëqind gomarica dhevranë shërbëtorët që i ruanin ato kafshë. 2. Rrufeja shkatërroishtatë mijë dele, po ashtuedhe shërbëtorët që po i kullosnin. 3.Kaldeasit vodhëntre mijë deve dhevranë shërbëtorët që i ruanin. 4.Një erë e furishme përmbysishtëpinë në të cilënbijtë dhe bijat e Jobitishin duke ngrënë dhe duke pirë verë, duke i lënë të gjithë të vdekur. 1:20-22 Pavarësisht nga këto humbje të tmerrshme,Jobi mundi të adhuronte Perëndinë, duke thënë:“Lakuriq dola nga barku i nënës sime dhe lakuriq do të kthehem. Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit”.

D. Skena IV: Qielli – përsëri në praninë e Zotit (2:1-6)

Në kapitullin 2 shohimSatanain që del përsëripara Zotit. Këtë herëSatanai nënkupton se besnikëria e Jobit do të zhduket menjëherë nëse do t’i lejohej tëprekte trupine tij. Dhe i jepet një leje e tillë.

E. Skena V: Uzi – fatkeqësia mbi vetë Jobin (2:7-13)

2:7-10 Jobi, që tani e tutje, mbushetme ulçera të këqija nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës. Aq i madh është mjerimi i tij, saqë edhegruaja e tij e nxit:“Mallko Perëndinë dhe vdis!”. Por Jobi iu përgjigj asaj: “Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?”. Për sa i përket gruas së Jobit, Herold Xhoni (Harold S. John) citon paragrafin e mëposhtëm: Mendoj për tërë gjërat mizore dhe të njëanshme që komentuesit meshkuj kanë shkruar rreth gruas së Jobit dhe gati-gati dëshpërohem për gjininë time; duhet një grua që të kuptojë një grua dhe është dashur një shkrimtare (mendoj se emri i saj ishte Luizë Hogton [Louise Haughton]) të dallojë se për aq kohë sa gruaja e Jobit mundi të ndante brengat e tij, ajo ia doli me sukses, por sapo ai futet në një dhomë të freskët vuajtjeje dhe e lë atë jashtë, atëherë ajo shpërthen: për të mjerimi i patolerueshëm është ai të cilin ajo nuk e ndan me të [6]. 2:11-13 Menjëherë pas këtyre gjërave,tre miq të Jobit dëgjuan përfatkeqësinë e tij dhe vendosën t’i bënin një vizitë, duke çuar fjalë ngushëllimi. Miqtë ishinElifazi,Bildadi dhe Zofari. Megjithatë, kur ata panë gjendjen e keqe dhe për të ardhur keq të Jobit, u tronditën aq shumë, saqë nuk mundën të flisninpër shtatë ditë e shtatë netë!
[previous][next]