Ngjarjet në fushat e Moabit (Numrat 22:2 – 36:13)

A. Profeti Balaam (22:2-25:18)

1. Balaami i thirrur nga Balaku (22:2-40)
22:2-14 Kur moabitët, në jug, dëgjuan se si ishin pushtuar amorejtë, u tmerruan (nuk kishin pse, shikoni Ligji i Perterire 2:9). Prandaj Balaku, mbreti, u përpoq të merrte Balaamin për të mallkuar Izraelin. Edhe pse ishte një profet pagan, Balaami duket se kishte pak njohuri për Perëndinë e vërtetë. Zoti e përdori atë për të zbuluar mendimin e Tij rreth ndarjes, shfajësimit, bukurisë dhe lavdisë së Izraelit. Përpjekja e parë për të shtyrë Balaamin për të mallkuar paraqitet te vargjet 7-14. Lajmëtarët e Balakut shkojnë te Balaami me shpërblimet e shortarit – pra, shpërblimet për të nëse do të shpallte me sukses një mallkim kundër Izraelit. Por Perëndia i tha atij se ai nuk duhej ta mallkonte atë popull, sepse Zoti e kishte bekuar. Balak do të thotë «prishës». Balaam do të thotë «gllabëronjës njerëzish» apo «pështjellues njerëzish». 22:15-21 Më pas jepet përpjekja e dytë e Balaamit. Balaami e dinte se cili ishte plani i Perëndisë, megjithatë guxoi të shkonte para Zotit, mbase me shpresën se mos kishte ndonjë ndryshim mendjeje. Zoti i tha Balaamit të shkonte me […] njerëzit e Balakut, por të bënte vetëm atë që Zoti i kishte thënë. Arsyetimi i Balaamit për të shkuar tregohet qartë te 2 Pjetrit 2:15,16. Ai shtyhej nga dashuria e tij për «pagën e paudhësisë». Ai është rasti tipik i «profetit argat» që përdhos aftësinë e tij të perëndishme për para. 22:22-27 «Engjëlli i Zotit» (v. 22) ishte Krishti në shfaqjen e tij para se të vinte në tokë. Tri herë Ai doli para Balaamit dhe gomaricës së tij për ta penguar atë, sepse Ai i njihte shtysat e tij. Herën e parë gomaricapa Engjëllin dhe doli nga rruga e hyri nëpër ara. Për këtë, kafsha e shkretë urrah nga Balaami. Herën e dytë Engjëlli i Zotit u ndal në një shteg të ngushtë midis vreshtave. Gomarica e frikësuar ia shtypi këmbën Balaamit pas murit dhe përsëri e pësoi mbi kurriz. Herën e tretë Engjëlli u doli para në një shteg të ngushtë. Gomarica e munduar u shtri nën Balaamin përtokë dhe hëngri një dru të tretë nga ai. Edhe pse ishte një gomaricë, simboli i kryeneçësisë, e dinte kur duhet të pushonte, por profeti kryeneç e i vrullshëm jo! 22:28-40 Gomaricës iu dha fuqia për t’i folur Balaamit, duke e qortuar për trajtimin e tij çnjerëzor (v. 28-30). Më pas Balaami pa Engjëllin e Zotit […] me shpatën e tij të zhveshur në dorë dhe dëgjoi Atë që të shpjegonte misionin e Tij për shkak të mosbindjes së tij (v. 31-35). Më pas Engjëlli i lejoi profetit të shkonte te Balaku, por të thoshte vetëm ato gjëra që i kishte thënë Perëndia (v. 35). Pasi takoi Balaamin, Balaku i flijoi flijime perëndisë së tij.
2. Orakujt e Balaamit (22:41-24:25)
22:41-23:12 Në mëngjes Balaku mori Balaamin në majë të malit (Pisgah), ku mund të shikonte çadrat e Izraelit. Më vonë, nga po ky mal, Moisiu do t’i hidhte një sy Tokës së Premtuar dhe më pas do të vdiste (Ligji i Perterire 34:1,5). Ky kapitull dhe ai më pas përmbajnë katër shpallje përkujtimore nga Balaami rreth Izraelit. Tri të parat u paraprinë nga ofrimi i shtatë demave dhe shtatë deshve. Orakulli i parë shprehu paaftësinë e Balaamit për të mallkuar një popull që Perëndianuk e kishte mallkuar. Kjo simbolizonte për Izraelin një jetë ndarjeje nga kombet pagane dhe një begati të bollshme. Simbolizonte Izraelin si një komb të drejtë, fati i tij i mëvonshëm do të lakmohej (v. 7-10). Protesta e Balakut kundër këtij bekimi qe e kotë. Profeti duhej të fliste fjalën e Zotit. 23:13-15 Më pas Balaku e çoi Balaamin në një pikë tjetër vështrimi me shpresën se mos profeti do t’i shikonte në një dritë tjetër më pak të favorshme (v. 13,14). 23:16-26 Orakulli i dytë e siguron Balakun se bekimi i parë i Perëndisë mbi Izraelin ishte i pandryshueshëm (v. 18-20). Pjesa e parë e vargut 21 përshkruan pozitën e kombit, jo praktikën e tij. Populli llogaritej i drejtë me anë të besimit. Kështu besimtarët sot qëndrojnë përpara Perëndisë në tërë përsosmërinë e Birit të Tij të dashur. Zoti ishte me Izraelin dhe populli mund të lëshonte klithma, sepse Ai mbretëronte si Mbret në mes të tyre (v. 21b). Ai i kishte çliruar ata nga Egjipti dhe u kishte dhënë atyre forcë. Asnjë fjalë e ligë kundër tyre nuk mund të qëndronte. Por, fitoret që do të korrte shumë shpejt Izraeli do të bënin që kombet të thoshin: «Ç’ka bërë Perëndia!» (v. 22-24). Meqë Balaami nuk pranoi të mallkonte popullin, Balaku e urdhëroi as të mos e bekonte (v. 25), por profeti protestoi se mund të bënte vetëm atë që i thoshte Zoti. 23:27-30 Për herë të tretë Balaku u përpoq të lëshonte një mallkim me anë të Balaamit, këtë herë nga maja e malit Peor. 24:1,2 Duke kuptuar se Perëndia ishte i vendosur të bekonte Izraelin, Balaami nuk përdori një mesazh mallkimi. Ai thjesht pa mbi fushën ku ishte Izraeli dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë, duke e shtyrë të fliste përtej diturisë dhe vullnetit të tij. 24:3-9 Mesazhi i tretë fliste për bukurinë e çadraveIzraelit dhe parathoshte frytdhënien e mrekullueshme, begatinë e madhe, një mbretëri të lavdishme dhe fuqinë shtypëse mbi tërë armiqtë. Agagu (v. 7) ishte një emër i përgjithshëm për shumë amalekitë. Askush nuk mund të guxonte ta çonte këtë luan të mbledhur kruspull (v. 9). Ata që bekonin Izraelin do të bekoheshin dhe një mallkim do të sillte vetëm mallkime. Profecia e Balaamit këtu jehon besëlidhjen e bërë me Abrahamin: «Unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë» (Zanafilla 12:3). 24:10-14 Tepër i mërzitur, Balaku paditi Balaamin për dështimin e tij për të bashkëpunuar. Por profeti i kujtoi atij se që nga fillimi ai i kishte thënë se do të fliste vetëm fjalën e Zotit. Para se Balaku ta linte të kthehej në shtëpinë e tij, Balaami i tha mbretit se çfarë do t’ibënte Izraeli popullit të Moabit në ditët që po vinin. 24:15-19 Orakulli i katërt ka të bëjë me një mbret («Ylli» apo «Skeptri») që do të dalëIzrael për të pushtuar Moabin dhe tërë bijtë e Shethit (v. 17; krahasoni Jer. 48:45). Edomi gjithashtu do të nënshtrohej nga ky sundues. Kjo profeci u përmbush pjesërisht nga Mbreti David, por do të gëzojë përmbushjen e saj të plotë me Ardhjen e Dytë të Krishtit. 24:20-25 Premtime të ngjashme të shkretimit u shpallën nga Balaami rreth amalekitëve, kenitëve, asirëve (Asurit) dhe popullit të Eberit (v. 20-24). Amalekitët do të zvogëloheshin në numër, derisa asirët do t’i zinin më në fund robër. Edhe asirët do të kapeshin prej forcave ushtarake nga Kitimi (hebraishte, Kitim, do të thotë Qipro, por mbase përfaqëson këtu Greqinë dhe forcat e Aleksandrit të Madh). Eberi mbase nënkupton pasardhësit johebrenj të këtij patriarku [Eberit] pas përmbytjes së madhe [shih Zanafilla 10:24-25]. Para se Balaami të largohej nga Balaku, ai e përgatiti për ngjarjet tragjike të kapitullit 25.
3. Prishja e Izraelit nga Balaami (kapitulli 25)
25:1-3 Edhe pse emri i Balaamit nuk përmendet në këtë kapitull, mësojmë te Numrat 31:16 se ai ishte përgjegjës për prishjen e tmerrshme të bijve të Izraelit që përshkruhet këtu. Tërë shpërblimet e Balakut nuk mund ta joshnin Balaamin për të mallkuar Izraelin, por ato e bindën atë që të prishte Izraelin, duke shtyrë disa nga njerëzit të shthureshin dhe të bënin idhujtari me bijat e Moabit. Zakonisht kur Satani nuk del fitimtar me sulmin e drejtpërdrejtë, ai do të dalë fitimtar në një sulm jo të drejtpërdrejtë. Këtu del karakteri i vërtetë i Balaamit. Deri në këtë pikë mund të mendojmë për të si për një profet të perëndishëm, që ishte besnik ndaj fjalës së Perëndisë dhe një admirues i popullit të Perëndisë. Por nga Numrat 31:16 dhe 2 Pjetrit 2:15,16 mësojmë se ai ishte një besimmohues i lig, që pëlqente pagën e padrejtësisë. Balaami këshilloi Balakun se si të përulte izraelitët: bëj «që të hanë flijime idhujsh dhe të kurvërojnë» (Zbulesa 2:14). Këshilla ra në vesh të dëgjueshëm. Kjo çoi në idhujtari të madhe në altarin e Baal-Peorit. 25:4-8a Perëndia urdhëroi që të gjithë krerët fajtorë të vareshin përjashta, në diell. Para se të kryej vendimi, një drejtues i fisit të Simeonit solli një madianite në kampin e Izraelit për ta çuar në çadrën e tij (v. 14). Finehasi, bir i kryepriftit (Eleazar), vrau si burrin, po ashtu edhe gruan me një shtizë. Samuel Riduti (Ridout) komenton:
Finehasi, «gojë prej bronzi» – [ky emër] është plotësisht i përshtatshëm për atë njeri që ishte kaq besnik ndaj Perëndisë dhe, me anë të gjykimit të tij të pamëshirshëm ndaj mëkatit, siguroi një priftëri të përjetshme për veten dhe familjen e tij [15].
25:8b-13 Perëndia dërgoi një fatkeqësi në kampin e Izraelit, duke vrarë njëzet e katër mijë vetanga shkelësit gjatë rënies së saj (23.000 në një ditë të vetë – 1 e Korintasve 10:8). Ishte veprimi heroik i Finehasit që largoi […] fatkeqësinë. Ngaqë ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia e Perëndisë, Zoti shpalli se një priftëri e përjetshme do të vazhdonte në familjen e Finehasit. 25:14,15 Pozita e epërsisë së Zimrit në fisin e tij dhe fakti se gruaja ishte një bijë e një kreu madianiti mund të ketë ndalur gjyqtarët nga ekzekutimi i gjykimit mbi të, por nuk e ndali Finehasin. Ai ishte xheloz për nder të Jehovait. 25:16-18 Zoti urdhëroi Moisiun të luftonte kundër madianitëve (që ishin përzier me moabitët në atë kohë). Ky urdhër u zbatua në kapitullin 31.

B. Regjistrimi i dytë (kapitulli 26)

26:1-51 Përsëri Moisiu mori udhëzime të bënte regjistrimin e tërë […] bijve të Izraelit, meqë ishin gati për t’u futur në Tokën e Premtuar për të luftuar kundër banorëve të saj dhe për të marrë pjesën e tyre të trashëgimisë. Pati një rënie prej 1 820 vetash që nga regjistrimi i parë, ashtu siç shihet në numrat e mëposhtëm:
Fisi Regjistrimi (Kapitulli 1) Regjistrimi (Kapitulli 26)
Rubeni (v. 5-11) Simeoni (v. 12-14) Gadi (v. 15-18) Juda (v. 19-22) Isakari (v. 23-25) Zabuloni (v. 26,27) Jozefi (v. 28-37): – Manasi (v. 34) – Efraimi (v. 37) Beniamini (v. 38-41) Dani (v. 42,43) Asheri (v. 44-47) Neftali (v. 48-51)Totali 46.500 59.300 45.650 74.600 54.400 57.40032.300 40.500 35.400 62.700 41.500 53.400 603.550 43.730 22.200 40.500 76.500 64.300 60.50052.700 32.500 45.600 64.400 53.400 45.400 601.730
Duke vënë re zvogëlimin e numrit për periudhën e gjatë të kohës midis 603.550-ës të kapitullit 1 dhe 601.730-ësbijve të Izraelit këtu, Mudi (Moody) komenton:
Rritja e Izraelit mbaroi për dyzet vjet. E njëjta gjë mund të ndodhë me ne si kisha dhe në fusha të tjera, nëse jemi mosbesues [16].
Zvogëlimi më i madh duket te simeonitët, që zbritën me 37.100. Fisi i Simeonit u përfshi kryesisht në ndodhinë në Peor në kapitullin e mëparshëm (Zimri ishte një drejtues i atij fisi) dhe mbase shumë nga të vrarët ishin simeonitë. Vargu 11 na tregon se bijtë e Koreut nuk vdiqën me atin e tyre. 26:52-56 Vendi duhej të ndahej sipas numrit të njerëzve në çdo fis dhe megjithatë sipas një shorti. Kjo do të thotë se madhësia e territorit fisnor përcaktohej nga numri në fis, por vendndodhja e tokës përcaktohej me short. 26:57-65 Levitët u regjistruan veças njëzet e tre mijë veta. Vetëm Jozueu dhe Kalebi u përfshinë në të dy regjistrimet. Të gjithë njerëzit e tjerë të luftës të renditur në regjistrimin e parë kishin humbur tashmë në shkretëtirë. Vargjet 64 e 65 i referohen njerëzve që ishin të aftë të shkonin në luftë. Levitët dhe gratë përjashtohen, edhe pse disa nga këta vdiqën gjatë udhëtimit prej tridhjetë e tetë vjetësh.

C. Të drejtat e trashëgimisë së vajzave (27:1-11)

Pesë bijat e Tselofehadit, të fisit të Manasit, u paraqitën para Moisiut për të kërkuar pronën në ndarjen e tokës, edhe pse ato nuk kishin asnjë mashkull në numërimin e Izraelit, midis të cilëve do të ndahej Kanaani (Num. 26:53). Ati i tyre kishte vdekur, por jo si një ndër shokët fajtorë të Koreut. Zoti u përgjigj se ato duhej të trashëgonin pjesën e atit të tyre. Në përgjithësi, ishte vullneti i Perëndisë që toka t’u trashëgohej bijve, pastaj vajzave, vëllezërve, xhaxhallarëve, apo kushërinjve më të afërt. Në këtë mënyrë do të ruhej përgjithmonë brenda familjes (v. 1-11).

D. Jozueu, pasuesi i Moisiut (27:12-23)

27:12-14 Perëndia i bëri të ditur para kohe Moisiut se do të vdiste shpejt dhe e udhëzoi atë të ngjitejmalin e Abarimit (që është një vargmal në lindje të Detit të Vdekur). Mali Nebo, atje ku vdiq Moisiu, ishte një pjesë e këtij vargmali. 27:15-23 Moisiu, duke mos qenë egoist, mendoi për një pasues që të drejtonte popullin, dhe Jozueu, biri i Nunit, u emërua në vend të tij. Priftëria dhe më vonë mbretëria në Izrael u kalua nga brezi në brez brenda së njëjtës familje. Megjithatë, pasuesi i Moisiut nuk ishte i biri, por shërbëtori (Eksodi 24:13).

E. Ofertat dhe betimet (kapitujt 28-30)

Kapitujt 28,29 Në këto kapituj populli kujtohet për ofertat dhe festat që duhej të zbatonte në vendin e premtuar. Ofertat ditore: Olokasuti i vazhdueshëm, në mëngjes e në mbrëmje, duke përfshirë blatimin ushqimor dhe libacionin (28:3-8). Çdo ditë në jetë, për aq kohë sa do të ekzistonte tempulli, flijimet e mëposhtme duhej të kryheshin si në mëngjes, po ashtu edhe në mbrëmje (Num. 28:3-8). Çdo mëngjes e mbrëmje një qengj motak pa të meta apo njolla ofrohej si olokaust. Bashkë më të ofrohej blatimi i ushqimit, që përbëhej nga një e dhjeta efe majë mielli të përzier me një çerek hini vaji të pastër. Gjithashtu ishte libacioni, që përbëhej nga një çerek hini verë. Kishte një ofertë temjani përpara këtyre ofertave në mëngjes dhe pas tyre në mbrëmje. Derisa pati një tempull hebre dhe për aq kohë sa tempulli vazhdoi të ekzistonte, kjo rutinë flijimesh nuk u ndërpre. Kishte një lloj pune rutinë priftërore të flijimeve. Mofati flet për «punën e rëndë priftërore» që, sa lindte e perëndonte dielli, vazhdonin të ofronin këto flijime. Nuk kishte fund për këtë proces dhe, kur gjithçka thuhej e bëhej, mbeteshin akoma njerëz të ndërgjegjshëm për mëkatin e tyre dhe për largim nga Perëndia. Ofertat javore: Olokausti javor, i çdo të shtune, me blatim ushqimor dhe libacion (Num. 28:9,10). Ofertat mujore: Olokausti në ditën e parë të çdo muaji, me blatim ushqimor dhe libacion (Num. 28:11-14). Flijimi për mëkatin (Num. 28:15). Festat e Jehovait: Pashka – ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë (Num. 28:16) Festa e bukëve të ndormeditën e pesëmbëdhjetë deri ditën e njëzetenjëtë të muajit të parë (Num. 28:17-25). Festa e javëve (Num. 28:26-31). Shënim: Dita e prodhimit të parë (v. 26) nuk duhet të ngatërrohet me festën e prodhimeve të para (Lev. 23:9-14). Festa e Borivenë muajin e shtatë, ditën e parë të muajit (Num. 29:1-6). Dita e Shlyerjes – ditën e dhjetë të muajit të shtatë (Num. 29:7-11). Festa e Kasolleve – ditën e pesëmbëdhjetë deri ditën e njëzetenjëtë të muajit të shtatë (Num. 29:12-34). Kishte një zbatim të veçantë të shabatit ditën e tetë (Num. 29:35-39). 30:1-5 Kapitulli 30 përmban udhëzime të veçanta rreth kushteve. Një njeri që lidhte një kusht me Zotin duhej ta mbante atë pa dështuar. Në qoftë se […] një femër, akoma nën kujdesin e të atit, lidhte një kusht dhe atij i saj e dëgjonte atë, ai mund ta bënte të ditur – pra, ta ndalonte atë – ditën e parë dhe duhej të shfuqizohej. Nëse priste pas ditës së parë ose nëse nuk thoshte asgjë, betimi ishte në fuqi dhe duhej të mbahej. 30:6-16 Vargjet 6-8 duken se përshkruajnë një betim të bërë nga një grua para martesës. Edhe pse burri i saj nuk do ta kishte dëgjuar në ditën që e kishte bërë, ai do t’i kundërvihejditën kur do ta dëgjonte. Betimet e bëra nga një grua e ve ose nga një grua e ndarë ishin të vlefshme. Betimet e bëra nga një grua e martuar mund të shfuqizoheshin nga bashkëshorti […] ditën e parë (v. 10-15). Kjo ruante kryesinë e burrit. Nëse një burrë shfuqizonte betimin e saj pas ditës së parë, ai duhej të mbante peshën e mëkatit – pra, të çonte flijimin e duhur, apo të ndëshkohej nga Zoti (v. 15).

F. Shkatërrimi i madianitëve (kapitulli 31)

31:1-11 Perëndia e urdhëroi Moisiun të shfaroste madianitët, sepse kishin prishur popullin e Tij me anë të kurvërimit dhe idhujtarisë në Baal-Peor. Dymbëdhjetë mijë izraelitë marshuan kundër armikut dhe vranë tërë meshkujt. Finehasi shkoi në luftë (v. 6), jo si i ati, kryeprifti, mbase ngaqë Finehasi kishte qenë ai që kishte larguar zemërimin e Jehovait, duke vrarë Zimrin dhe gruan madianite (kapitulli 25). Tani ai duhej të drejtonte ushtritë e Perëndisë së gjallë për të çuar deri në fund gjykimin e Zotit mbi Madianin. «Tërë meshkujt» (v. 7) i referohet tërë ushtarëve madianitë dhe jo tërë madianitëve që ekzistonin, sepse në ditët e Gedeonit ata përsëri u bënë një kërcënim për Izraelin (Gjyqtaret 6:1-40). Tsuri (v. 8) mbase ishte babai i Kozbit, gruas madianite të vrarë në kampin e Izraelit (25:15). (ose Balaami nuk u kthye më në shtëpinë e tij ose mund të jetë kthyer në Madian për ndonjë arsye, sepse edhe ai u vra). 31:12-18 Edhe pse kishin vrarë tërë ushtarët madianitë, bijtë e Izraelit kursyen gratë e fëmijët dhe me krenari i çuankamp me një sasi të madhe plaçke. Moisiu u zemërua që ata kishin kursyer ato që bënë që Izraeli të mëkatonte dhe urdhëroi që fëmijët meshkuj dhe çdo gruakishte marrëdhënie seksuale me një burrë duhej të vritej. Vajzat u kursyen, mbase për punët shtëpiake. Ky ndëshkim ishte i drejtë e i domosdoshëm për të ruajtur Izraelin nga prishja e mëtejshme. 31:19-54 Luftëtarëve dhe robërve iu kërkua të kalonin nëpër ceremoninë e pastrimit për shtatë ditë (v. 19). Gjithashtu, plaçka duhej të pastrohej, qoftë nga zjarri, qoftë nga larja me ujë (v. 21-24). Plaçka u nda midis luftëtarëve dhe tërë asamblesë (v. 25-47). Luftëtarët ishin aq falënderues, sepse asnjë nga radhët e tyre nuk kishte humbur, saqë i çuan një dhuratë të madhe Zotit (v. 48-54).

G. Trashëgimia e Rubenit, Gadit dhe gjysmës së Manasit (kapitulli 32)

32:1-15 Kur bijtë e Rubenit dhe Gadit […] panëvendin e pasur me kullotë në lindje të lumit Jordan, kërkuan që të vendoseshin atje përgjithmonë (v. 1-5). Moisiu mendoi se ata kishin si qëllim të mos e kalonin Jordanin dhe të mos luftonin me banorët paganë të Kanaanit bashkë me vëllezërit e tyre (v. 6-15). Etërit e tyre demoralizuan izraelitët në Kadesh-Barnea për të mos hyrë në vendin e premtuar. 32:16-42 Por kur Rubeni dhe Gadi e siguruan tri herë se kishin qëllim të luftonin për vendin në perëndim të Jordanit (v. 16-32), Moisiu u dha leje. Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit të Manasit, birit të Jozefit kërkuan mbretërinë e Sihonit, mbretit të amorejve dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit. Ata ndërtuan […] qytete të fortifikuara e vathë dhensh dhe gjithashtu pushtuan qytete të vogla dhe fshatra (v. 33-42). Shumë mendojnë se Rubeni dhe Gadi bënë një zgjedhje të gabuar, sepse, edhe pse toka ishte pjellore, zona ishte e hapur ndaj sulmeve armike. Ata nuk kishin mbrojtjen e lumit Jordan. Fiset e Rubenit dhe të Gadit (dhe gjysma e /spanfisit të Manasit që u bashkua me ta) ishin të parët që u pushtuan në vitet e mëpasshme dhe që u morën në robëri. Nga ana tjetër, çfarë duhej të bëhej me tokën në lindje të lumit Jordan nëse asnjë nga bijtë e Izraelit nuk duhej të vendosej në të? Perëndia ua dha atyre këtë tokë dhe ua dha që ta zotëronin (Ligji i Perterire 2:24-31; 3:2).

H. Përmbledhje e fushimeve të izraelitëve (kapitulli 33)

33:1-49 Etapat e bijve të Izraelit nga Egjipti deri në fushat e Moabit përmblidhen në këtë kapitull. Ashtu siç është përmendur më parë, është e pamundur të lidhim tërë qytetet e atëhershme me të sotmet. Kapitulli mund të ndahet si vijon: nga Egjipti në malin Sinai (v. 5-15); nga mali SinaiKadesh-Barnea (v. 16-36); nga Kadesh-Barnea në malin Hor (v. 37-40); nga mali Horfushat e Moabit (v. 41-49). Kjo listë nuk është e plotë, ashtu siç mund të shihet po të krahasohet me lista të tjera të vendeve të ndalimit, ashtu si në kapitullin 21. 33:50-56 Urdhri i Perëndisë ndaj ushtrisë pushtuese ishte të shfaroste plotësisht banorët e Kanaanit. Kjo mund të duket mizore për njerëzit sot, por në fakt këta njerëz ishin ndër krijesat më të prishura, më imorale, më të shthurura që ka njohur bota ndonjëherë. Perëndia ishte treguar i duruar me ta përmbi 400 vjet, pa parë ndonjë ndryshim nga ana e tyre. Ai e dinte se nëse populli i Tij nuk do t’i vriste ata, Izraeli do të ndotej nga imoraliteti dhe idhujtaria e tyre. Izraelitët jo vetëm duhej të vrisnin njerëzit, por duhej të shkatërronin çdo gjurmë të idhujtarisë (v. 52).

I. Kufijtë e Tokës së Premtuar (kapitulli 34)

34:1-15 Kufijtë e vendit, që Perëndia i premtoi Izraelit, jepen në vargjet 1-15. Në përgjithësi, kufijtë jugorë shtriheshin nga zgjatja jugore e Detit të Kripur (të Vdekur) deri te përroi (jo lumi) i Egjiptit dhe te deti Mesdhe (v. 3-5). Kufiri […] në perëndim ishte Deti i Madh (Mesdheu, v. 6). Kufiri […] verior shtrihej nga deti Mesdhe deri në malin Hor (jo ai i përmendur në etapat e Izraelit), deri në hyrje të Hamathit dhe Hatsar-Enanit (v. 7-9). Kufiri […] lindor shtrihej nga Hatsar-Enani në jug deri te bregu lindor i detit të Kinerethit [17] (Galilesë), do të zbresë në drejtim të Jordanitderi në detin e Kripur (Vdekur; v. 10-12). Nëntë e gjysmë fiset duhej të trashëgonin tokën më sipër, meqë dy fise e gjysmë u ishte premtuar tashmë toka në lindje të Jordanit (v. 13-15). 34:16-29 Emrat e burrave që do të kryenin ndarjen e vendit jepen në vargjet 16-29.

J. Qytetet e levitëve (35:1-5)

Meqë fisi i Levit nuk trashëgoi bashkë me fiset e tjera, Perëndia shpalli se dyzet e tetë qytete duhej të ndaheshin për levitët. Është e vështirë të kuptojmë përmasat e dhëna në vargjet 4 e 5, por është të paktën e qartë se qytetet u rrethuan nga kullotat për ushqimin e gjësë së gjallë (mbase dy mijë kubitët e përmendur në vargun 5 përfshijnë edhe një mijë kubitët e përmendur në vargun 4).

K. Qytetet e strehimit dhe ndëshkimi me vdekje (35:6-34)

35:6-8 Gjashtë nga qytetet e levitëve duhej të caktoheshin si qytete strehimi. Një njeri që vriste pa dashje një tjetër duhej të gjente strehim te njëri prej këtyre qyteteve dhe të ishte i sigurt për të shkuar në gjyq. Ato fise që kishin shumë toka duhej të jepnin qytete për levitët sipas tokës. Ata që kishin pak nuk duhej të jepnin sa qytetet e mëdha. 35:9-21 Nga qytetet e strehimit, tre duhej të ishin në çdo pjesë të lumit Jordan. Një vrasës pa dashje do të ndiqej nga një kushëri i afërt i viktimës, i njohur si hakmarrësi i gjakut. Nëse vrasësi pa dashje arrinte te qyteti i strehimit, ai ishte i sigurt, derisa të vinte dita për të dalë në gjyq (v. 12). Qytetet e strehimit nuk sigurojnë strehë për një vrasës (v. 16-19). Krimet e kryera nga urrejtja apo armiqësia ishin të ndëshkueshme me vdekje (v. 20,21). 35:22-28 Nëse vrasja dukej se ishte një rast vrasjeje pa dashje, ai njeri do të gjykohej nga asambleja (v. 22-24). Nëse shpallej i pafajshëm, vrasësi duhej të qëndronte në qytetin e strehimit […], derisa të vdiste kryeprifti. Atëherë ai lejohej të kthehej në shtëpi (v. 28). Nëse dilte jashtë […] qytetit para vdekjes së kryepriftit, hakmarrësi i gjakut mund ta vriste atë, pa u quajtur fajtor (v. 26-28). Vdekja e kryepriftit u sillte liri atyre që ishin strehuar pranë qyteteve të strehimit. Ata nuk mund të dëmtoheshin më nga gjakësi. Vdekja e Kryepriftit tonë të Madh na çliron nga ndëshkimi që kërkonte Ligji. Sa i marrë do të ishte ky kusht nëse dikush nuk do të shikonte në të një simbol të veprës së Zotit tonë në Kryq! Ëngëri (Unger) paraqet disa hollësi tradicionale:
Sipas rabinëve, që të ndihmohej i arratisuri, ishte detyrë e sinedrit të mbante rrugët që të çonin në këto qytete të strehimit sa më të rregullta që të ishte e mundur. Nuk lihej asnjë kodër, çdo lumë kishte ura kalimi dhe vetë rruga duhej të ishte të paktën gjashtëmbëdhjetë metra e gjerë. Në çdo kthesë kishte tabela, mbi të cilat shkruhej fjala «Strehim»; dhe dy studentë të ligjit caktoheshin të shoqëronin të arratisurin, dhe të qetësonin, nëse ishte e mundur, hakmarrësin e gjakut, nëse e gjente të arratisurin [18].
Për sa i përket mësimit simbolik, populli i Izraelit është vrasësi pa dashje, duke vrarë Mesian. Megjithatë, ata e bënë këtë pa e ditur (Veprat e Apostujve 3:17). Zoti Jezus u lut: «…nuk dinë ç’bëjnë» (Luka 23:34). Ashtu siç largohej vrasësi pa dashje nga shtëpia e tij për të jetuar në qytetin e strehimit, po kështu Izraeli ka jetuar në mërgim. Përtëritja e plotë e kombit në zotërimin e tij do të ndodhë jo me vdekjen e Kryepriftit të Madh (sepse Ai nuk mund të vdesë kurrë), por kur Ai të vijë për të mbretëruar. 35:29-34 Për vrasësit me dashje u shpall ndëshkimi me vdekje; nuk kishte shpëtim apo shmangie (v. 30,31). Një vrasës pa dashje nuk mund të blinte lirimin nga një qytet i strehimit (v. 32). Gjaku që ishte derdhur gjatë vrasjes kishte ndotur vendin dhe një gjak i tillë kërkonte vdekjen e vrasësit (v. 33,34). Mendoni për këtë në lidhje me vdekjen e Krishtit!

L. Trashëgimia e vajzave që martoheshin (kapitulli 36)

Përfaqësuesit e gjysmës së fisit të Manasit që u vendosën në Galaad, në lindje të Jordanit, shkuan te Moisiu për t’i paraqitur një problem (shikoni Num. 27:1-11). Nëse bijat e Tselofehadit […] martoheshin me burra që i përkisnin një fisi tjetër, prona e tyre do t’i kalonte fisit tjetër. Viti i jubileut do të përfundonte kalimin e pronës te fisi tjetër (v. 4). Zgjidhja ishte që ato gra që trashëgonin tokën të martoheshin brenda fisit të tyre dhe, kështu, nuk do të kishte kalim toke nga një fis te tjetri (v. 5-11). Bijat e Tselofehadit u bindën duke u martuar brenda fisit të Manasit (v. 10-12). Vargu 13 përmbledh pjesën nga kapitulli 26. Në librin e Numrave dalin në pah tri gjëra:
  1. Ligësia dhe mosbesimi i vazhdueshëm i zemrës njerëzore.
  2. Shenjtëria e Jehovait, bashkë me mirësinë e Tij.
  3. Njeriu i Perëndisë (Moisiu), që qëndron si ndërmjetës e ndërhyrës midis popullit mëkatar dhe Perëndisë së shenjtë.
Zemra njerëzore nuk ka ndryshuar që kur është shkruar libri i Numrave. Po ashtu edhe shenjtëria apo mirësia e Perëndisë. Por Moisiu është zëvendësuar nga përfaqësuesi simbolik, Zoti Jezus Krisht. Në Të gjejmë forcën për të shmangur mëkatet që karakterizuan Izraelin, duke shmangur kështu pakënaqësinë e Perëndisë që ata ndeshën. Për të përfituar nga ajo që studiuam duhet të kuptojmë se «të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shembull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë» (1 e Korintasve 10:11). [15] Samuel Ridout, The Pentateuch, f. 253.[[15]] [16] Moody, Notes, f. 43.[[16]] [17] Kinereth (shqiptuar Kin-) në hebraishte do të thotë harpë, që ka marrë emrin nga forma e detit të Galilesë.[[17]] [18] Merrill F. Unger, Unger’s Bible Dictionary, f. 208.[[18]] BIBLIOGRAFI Harrison, R. K. “Numbers”. Te Introduction to the Old Testament. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1969. Henry, Matthew. “Numbers”. Te Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible. Vëll. I. McLean, VA: MacDonald Publishing Company, n.d. Jensen, Irving L. Numbers. Chicago: Moody Press, 1964. Keil, C. F. dhe Delitzsch, F. “Numbers”. Te Biblical Commentary on the Old Testament. The Pentateuch. Vëll. 3. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971. Lange, John Peter. “Numbers”. Te Commentary on the Holy Scriptures, Critical, Doctrinal and Homiletical. Vëll. 3. përkthyer nga Philip Schaff. Ribotim. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1980. Merrill, Eugene H. “Numbers”. Te Bible Knowledge Commentary. Wheaton: Victor Books, 1985. Ridout, Samuel. The Pentateuch. New York: bible Truth Library, n.d. Wenham, Gordon J. Numbers: An Introduction and Commentary. Downers Grove, IL: InterVarsity Press, 1981.

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. ↵ Kthehu mbrapa
  2. ↵ Kthehu mbrapa
  3. ↵ Kthehu mbrapa
  4. ↵ Kthehu mbrapa