Izraeli nxitet të pendohet dhe të gëzojë bekimin e Perëndisë (Osea 14)

14:1-3 Izraelit i bëhet thirrje të pendohet dhe madje i jepen fjalët e rrëfimit për t’i përdorur në një ditë ende të largët. Mbështetja tek Asiria, besimi në kuajt e Egjiptit dhe idhujtaria janë mëkatet e përmendura. Ata pranuan se Perëndia është shpresa e tyre e vetme.

14:4-7 Me një stil të natyrshëm e të vërtetë poetik Zoti premton shërimin, dashurinë, freskinë, tërheqjen, gjallërimin dhe rritjen.

14:8 Zoti po flet ende në vargun 8 [11]. Ai do që idhujt e popullit të Tij të jenë një gjë e së shkuarës. Ai u kujton atyre se Ai është Mbrojtësi dhe Përkujdesësi i tyre.

14:9 Profeti Osea e mbyll profecinë e tij duke theksuar se dituria dhe kujdesi qëndrojnë në bindjen ndaj rrugëve të Zotit.

SHËNIME
[6] (2:21-23) George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 633.

[7] (6:7-11) Në hebraisht të njëjtat shkronja shqiptojnë njeri dhe Adam.

[8] (9:1,2) Francis A. Schaeffer, The Church at the End of the 20th Century, f. 124.

[9] (10:5-8) Bethel do të thotë shtëpia e Perëndisë; emri Beth-aven është një parodi e këtij emri, që do të thotë shtëpia e paudhësisë.

[10] (12:7,8) Kanaanenjtë ishin aq “trafikues” lakmues (versionet ER, AS), saqë emrat e tyre u bënë sinonime me matrapazllëkun.

[11] (14:8) Shenjat e pikësimit nuk janë pjesë e origjinalit, por shumë përkthime bien dakord në këtë pikë.

BIBLIOGRAFI

Feinberg, Charles Lee. The Minos Prophets. Çikago: Moody Press, 1976.

Keil, C. F. “Hosea”, te Commentary on the Old Testament, vëll. 25. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971.

Kelly, William. Lectures Introductory to the Study on the Minor Prophets. Londër. C. A. Hammond Trust Bible Depot, nuk dihet data.

Kidner, Derek. Love to the Loveless: The Message of Hosea. The Bible Speaks Today. Downers Grove, Illinois: Inter Varsity Press, 1981.

Logsdon, S. Franklin, Hosea: People Who Forgot God. Çikago: Moody Press, 1959.

Morgan, G. Campbell. The Heart and Holiness of God. Old Tappan, Nju-Jork: Fleming H. Revell, 1967.

Morgan, G. Campbell. The Minor Prophets. Old Tappan, Nju-Jork: Fleming H. Revell, 1960.

Pfeiffer, Charles F. “Hosea”, te The Wycliffe Bible Commentary. Çikago: Moody Press, 1962.

Stevenson, Herbert F. Three Prophetic Voices. Studies in Joel, Amos and Hosea. Old Tappan, Nju-Jork: Fleming H. Revell, 1971.

Tatford, Frederick A. The Minor Prophets, vëll. 1, ribotim (3 vëll.). Minneapolis: Klock & Klock Christian Publishers, 1982.