Kisha në Jude dhe në Samari (Veprat e Apostujve 8:1-9:31)

A. Shërbesa e Filipit në Samari (8:1-25).

8:1 Përsëri Fryma e Perëndisë paraqet emrin e Saulit. Luftime të mëdha shpirtërore kishin lindur brenda tij. Në pamje të jashtme sundimi i tij prej terroristi do të vazhdonte, por ditët e tij si një armik i krishterimit ishin të numëruara. Sauli e kishte miratuar vdekjen e Stefanit, por duke bërë këtë ai ishte duke bërë gati rënien e tij si një persekutor i betuar.

Një erë e re fillon me fjalët “Në atë kohë.” Vdekja e Stefanit duket se shkrepi një sulm të gjerë kundër Kishës. Besimtarët u shpërndanë nëpër… Jude dhe Samari.

Zoti i kishte udhëzuar ndjekësit e Tij ta fillonin dëshminë e tyre në Jeruzalem, por më pas të shpërndaheshin në Jude, Samari, dhe deri në skajin e tokës. Deri në këtë kohë dëshmia e tyre ishte përhapur vetëm në Jeruzalem. Ndoshta ata kishin frikë të shpërndaheshin. Tani ata ishin të detyruar të bënin një gjë të tillë për shkak të persekutimit.

Vetë apostujt mbetën në qytet. Ashtu si Kelly vëzhgoi, “Ata [apostujt] që qëndruan duhet të kenë qenë më të neveritshmit [në sytë e Judenjve].”

Nga këndvështrimi njerëzor, kjo ishte një ditë e zezë për besimtarët. Jeta e një prej anëtarëve të bashkësisë së tyre ishte shuar. Ata vetë ishin ndjekur si lepujt në gjueti. Por në këndvështrimin hyjnor, s’ishte aspak errësirë. Një kokërr gruri ishte mbjellë në tokë, dhe në mënyrë të paevitueshme shumë fryte do të dilnin. Erërat e hidhërimit po shpërndanin farat e Ungjillit në vende të largëta, dhe kush mund të ndalonte shtrirjen e të korrave?

8:2Njerëzit e devotshëm që varrosën Stefanin nuk janë identifikuar. Ndoshta ata ishin të krishterë që ende s’kishin dalë nga Jeruzalemi, ose ndoshta ata ishin fetarë Judenj që panë diçka në martirin i cili i bëri ata ta konsideronin të denjë për një varrosje të ndershme.

8:3 Përsëri emri i Saulit! Me një energji të pakufizueshme ai po shkatërronte Kishën, duke imarrë viktimat fatmjere nga shtëpitë e tyre, dhe duke i futur në burg. Ah sikur të mund ta harronte Stefanin, vetpërmbajtjen e tij, bindjen e tij të patundur, dhe fytyrën e tij si e një engjëlli! Ai duhet ta fshinte nga kujtesa, dhe ai përpiqej ta bënte këtë duke i sulmuar edhe më shumë besimtarët, d.m.th. miqtë e Stefanit.

8:4-8 Shpërndarja e të krishterëve nuk e ndaloi dëshminë e tyre. Kudo që shkuan ata çuan lajmin e mirë të shpëtimit. Filipi, “shërbyesi” i kapitullit 6, u drejtua për të shkuar në qytetin eSamarisë [32]. Ai shpalli Krishtin, por edhe bëri shumë mrekulli. Frymëra të ndyra dëboheshin dhe të paralizuarit dhe të çalët shëroheshin. Njerëzit i vunë veshin Ungjillit dhe, siç mund të pritej, një gëzim i madh u shfaq.

Kisha e hershme iu bind urdhëresave të caktuara nga Jezus Krishti.

8:9-11 Mes atyre që dëgjuan Filipin ishte një magjistar i quajtur Simon. Ai kishte bërë të çuditeshin njerëzit e Samarisë me anë të veprave të tij prej magjistari. Ai pretendonte se ishte shumë i rëndësishëm dhe disa nga njerëzit ishin aktualisht të bindur se ai ishte “fuqia e madhe e Perëndisë.”

8:12-13 Kur shumë nga njerëzit besuan predikimin e Filipit dhe u pagëzuan, edhe Simoni gjithashtu pohoi se ishte një besimtar [34], u pagëzua dhe ndoqi Filipin, i joshur nga mrekullitë që ai kreu.

Nga çfarë vijon, duket sikur Simoni nuk kishte rilindur ende. Ai tha që ishte një besimtar, por nuk kishte jetën e përjetshme. Ata që mësojnë shpëtimin me anë të pagëzimit ballafaqohen këtu me një dilemë. Simoni ishte pagëzuar por ishte akoma në mëkatet e tij.

Vini re që Filipi predikonte lajmin e mirë në lidhje me mbretërinë e Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit. Mbretëria e Perëndisë është sfera ku është pranuar udhëheqja nga Perëndia. Në kohën e tanishme mbreti mungon. Në vend të një mbretërie tokësore, ne kemi një mbretëri të padukshme shpirtërore në jetët e të gjithë atyre që i janë besnikë Atij. Në të ardhmen mbreti do të kthehet në tokë për të vendosur një mbretëri, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, ku Jeruzalemi do të jetë kryeqyteti i saj. Që një njeri me të vërtetë të hyjë në mbretëri, në çdo formë të saj, ai duhet të rilindë. Besimi në emër të Jezus Krishtit është kuptimi i të përjetuarit të lindjes së re. Atëherë ky është padyshim thelbi i predikimit të Filipit.

8:14-17 Kur lajmet që Samaria me dëshirë kishte pranuar Fjalën arritën tek apostujt nëJeruzalem, ata dërguan Pjetrin dhe Gjonin atje. Gjatë kohës që ata arritën, besimtarët ishin pagëzuar në emër të Zotit Jezus, por ata nuk e kishin marrë Frymën e Shenjtë. Sigurisht duke vepruar në përputhje me drejtimin hyjnor, apostujt u lutën që këta besimtarë mund të merrninFrymën e Shenjtë dhe vendosën duart e tyre mbi ta. Sapo kjo u bë, ata morën Frymën eShenjtë.

Nga kjo menjëherë rrjedh pyetja, “Pse një ndryshim midis renditjes së ngjarjeve këtu dhe atyre në Ditën e Rrëshajëve?” Në Ditën e Rrëshajëve populli Jude:

  1. U pendua.
  2. U pagëzua.
  3. Mori Frymën e Shenjtë.

Këtu Samaritanët:

  1. Besuan.
  2. U pagëzuan.
  3. Patën apostujt që u lutën dhe vendosën duart mbi ta.
  4. Morën Frymën e Shenjtë.

Për një gjë ne jemi të sigurt: Ata të gjithë u shpëtuan në të njëjtën mënyrë – me anë të besimit në Zotin Jezus Krisht. Ai është e vetmja rrugë e shpëtimit. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe kalimtare, duke lidhur Judaizmin me Krishterimin, Perëndia zgjodhi të vepronte sovranisht në lidhje me komunitete të ndryshme besimtarësh. Besimtarëve Judenj iu kërkua të shkëputeshin nga kombi i Izraelit me anë të pagëzimit përpara se të merrnin Frymën e Shenjtë. Tani Samaritanëve iu desh lutje e veçantë dhe duart e apostujve mbi ta. Por përse?

Ndoshta përgjigjja më e mirë është se pretendohej të jepej një shprehje e unitetit të Kishës, pavarësisht nga përbërja Judenje apo Samaritane. Ishte një rrezik i madh që Kisha në Jeruzalem mund të ruante ide të superioritetit të Judenjve dhe që ata mund të vazhdonin të mos kishin lidhje me vëllezërit e tyre Samaritanë. Për të shmangur mundësinë e përçarjes, apo të mendimit të ekzistencës së dy kishave (një Judenje dhe një Samaritane), Perëndia dërgoi apostujt të vendosnin duart e tyre mbi Samaritanët. Kjo shprehu bashkësi të plotë me ta si besimtarë në Zotin Jezus. Ata ishin të gjithë pjesëtarë të një trupi, të gjithë një në Krishtin Jezus.

Kur vargu 16 thotë që ata u pagëzuan vetëm në emër të Zotit Jezus (shih gjithashtu 10:48 dhe 19:5), kjo nuk do të thotë që kjo ishte ndryshe nga të pagëzuarit në “emër të Atit, Birit, dhe të Frymës së Shenjtë” (Mat. 28:19). “Luka nuk jep një formulë [një shprehje që përdoret kur një besimtar pagëzohet] që përdorej,” shkruan W.E.Vine, “por thjesht shpreh një fakt historik.” Të dyja shprehjet shënojnë identifikim dhe besnikëri, dhe të gjithë besimtarët e vërtetë me kënaqësi plotësojnë besnikërinë e tyre ndaj bashkimit me Trinitetin dhe Zotin Jezus.

8:18-21Simoni, magjistari, u çudit thellësisht nga fakti që Fryma e Shenjtë u dha kur apostujt vendosën duart e tyre mbi Samaritanët. Ai s’kishte një ndjenjë të thellë të nënkuptimit shpirtëror të kësaj gjëje, por e pa atë si një fuqi të mbinatyrshme që mund të shërbente mjaft në biznesin e tij. Kështu ai u ofroi para apostujve me qëllim që të blinte fuqinë.

Përgjigjja e Pjetrit tregon se Simoni nuk ishte në të vërtetë një njeri i kthyer në besim:

  1. “Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me ty.” Asnjë besimtar nuk do të humbasë (Gjoni 3:16).

2. “Ti nuk ke as pjesë as short në këtë gjë.” Me fjalë të tjera ai nuk ishte në bashkësinë.

3. “Zemra jote nuk është e drejtë përpara Perëndisë.” Ky është një përshkrim i përshtatshëm për një njeri të pashpëtuar.

4. “Je në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë.” A mund të jenë këto fjalë të vërteta për një njeri të rilindur?

8:22-24 Pjetri e shtyu Simonin të pendohej për mëkatin e tij të madh dhe lutej që plan i tij i djallëzuar të mund të falej. Përgjigjja e Simonit ishte t’i kërkonte Pjetrit që të shërbente si një ndërlidhës midis Perëndisë dhe atij. Ai ishte pararendësi i atyre që preferojnë të shkojnë tek një ndërlidhës njerëzor sesa të shkojnë tek vetë Zoti. Që s’kishte një pendim të vërtetë nga ana e Simonit, kjo tregohet me fjalët: “Lutjuni ju Zotit për mua, që të mos më ndodhë asgjë nga ato që thatë.” Ai nuk ishte i shqetësuar për mëkatin e tij, por vetëm për pasojat që mund të vinin.

Është prej këtij burri, Simonit, që ne kemi fjalën moderne “simoni” – të bësh biznes jashtë asaj që është e shenjtë. Kjo përfshin shitjen e privilegjeve dhe përfitimeve të tjera të supozuara si shpirtërore dhe gjithë formave të tregtimit në punët hyjnore.

8:25 Pasi Pjetri dhe Gjoni dhanë dëshmi dhe predikuan fjalën e Zotit, u kthyen në Jeruzalem. Por tani, që një pikëmbështetje ishte vendosur, ata vazhduan të predikojnë në shumëfshatra të Samaritanëve.

B. Filipi dhe Eunuku Etiopas (8:26-40).

8:26 Ishte gjatë këtij zgjimi të madh shpirtëror në Samari kur një engjëll i Zotit e drejtoi Filipin në një fushë të re pune. Ai duhej të linte vendin ku shumë veta ishin bekuar dhe t’i shërbente një njeriu. Një engjëll mund ta drejtonte Filipin por s’mund të bënte punën e Filipit në predikimin e Ungjillit. Ky privilegj u ishte dhënë njerëzve dhe jo engjëjve.

Me një bindje të padiskutueshme, Filipi udhëtoi në jug nga Samaria për në Jeruzalem dhe më pas në një nga rrugët që të çonte në Gaza [35]. Nuk është e qartë nëse fjalët, “ajo ështëe shkretë,” i referohen rrugës për në Gaza apo vetë Gazës. Megjithatë efekti është i njëjtë: Filipi la një vend të banueshëm dhe me pjellori shpirtërore për një vend të shkretë.

8:27-29 Diku përgjatë rrugës ai ndeshet me një karvan. Në karrocën kryesore ishte përgjegjësi i tërë thesareve të Kandaces [36], mbretëreshës së Etiopisë, një eunuk [37] zyrtar i lartë. (Etiopia ishte pjesa më jugore e Egjiptit dhe Sudanit). Ky burrë me sa duket ishte një i kthyer në Judaizëm, pasi kishte qenë në Jeruzalem për të adhuruar dhe në atë kohë po kthehej në shtëpi. Ndërkohë që karroca ecte, ai ishte duke lexuar profetin Isaia. Në atë moment Fryma e drejton Filipin ta arrinte atë karrocë.

8:30-31Filipi hap bisedën me një pyetje miqësore: “A e kupton atë që lexon?” Eunuku pranon shpejt se i duhej ndihma e dikujt për ta drejtuar, dhe fton Filipin të ulet me të nëkarrocë. Këtu kjo mungesë e paragjykimit racial është flladitëse.

8:32;33 Sa e mrekullueshme ishte që Eunuku “rastësisht” po lexonte Isaia 53, me përshkrimin e pashoq të vuajtjes së Mesias! Përse Filipi iu afrua pikërisht në atë kohë të këtij leximi?

Pjesa tek Isaia përshkruan Një që ishte i bindur dhe i urtë përpara armiqve të tij; Një të cilit i ishte hequr drejtësia dhe një gjyq i drejtë; dhe Një që nuk kishte shpresë për pasardhës sepse Ai ishte vrarë në prag të burrërisë dhe kur s’ishte i martuar.

8:34, 35 Eunuku po mendonte nëse Isaia po fliste për veten e vet apo për ndonjë tjetër. Sigurisht, kjo i dha Filipit mundësinë e dëshiruar të tregonte se si këto shkrime ishin përmbushur përsosmërisht në jetën dhe vdekjen e Jezusit nga Nazareti. Pa dyshim që gjatë kohës që ishte në Jeruzalem Etiopasi kishte dëgjuar të flitej rreth një burri të quajtur Jezus, por këto raportime sigurisht mund ta kishin hedhur atë në një dritë të pafavorshme. Tani eunuku mëson që Jezusi nga Nazareti është shërbëtor i përvuajtur i Jehovait, për të cilin shkroi Isaia.

8:36 Ka mundësi që Filipi i shpjegoi Etiopasit privilegjin e pagëzimit të krishterë, duke e identifikuar veten me Krishtin në vdekjen e Tij, varosjen dhe ringjalljen. Tani meqë ishin pranë ujit eunuku shpreh dëshirën e tij për t’u pagëzuar.

8:37 Vargu 37 i versionit KJ [King James] dhe versionit të ri KJ [New King James] është lënë jashtë në shumicën e dorëshkrimeve greke të Dh.R.. Jo se mësimi i këtij vargu nuk përputhet me pjesën tjetër të shkrimit sepse besimi në Jezus Krishtin është sigurisht i domosdoshëm për pagëzimin. Por vargu thjesht nuk mbështetet nga pjesa më e madhe e dorëshkrimeve greke të Dh.R.. [38]

8:38 Karroca është ndaluar dhe Filipi pagëzon eunukun. Është evidente që pagëzimi u bë me zhytje, kjo nga shprehja: ata zbritën në ujë dhe dolën nga uji [39].

Është tepër prekëse thjeshtësia e ceremonisë. Në një rrugë në shkretëtirë një besimtar pagëzoi një të sapokthyer në besim. Kisha nuk ishte e pranishme. Asnjë nga apostujt s’ishte aty. Padyshim vetëm shërbëtorët në karvan ishin dëshmitarë të pagëzimit të zotërisë së tyre; ata kuptuan që ai tani ishte një ndjekës i Jezusit nga Nazareti.

8:39 Sapo u krye pagëzimi, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin. Kjo është më shumë sesa një drejtim i thjeshtë për në një vend tjetër, por më tepër flet për zhvendosjen e mrekullueshme dhe të papritur. Qëllimi i saj ishte që eunuku të mos merrej me veglën njerëzore [Filipin] të kthimit të tij, por me vetë Zotin.

Le të jetë mbi mua bukuria e Tij,

Kur unë kërkoj të humburit për t’i fituar,

Dhe le të harrojnë ata kanalin,

Duke parë vetëm Atë. – Kate B.Wilkinson

Eunuku vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim. Është një gëzim që vjen nga bindja ndaj Zotit që tejkalon gjithë emocionet e tjera që sjellin kënaqësi.

8:40 Filipi gjatë kësaj kohe, vazhdon me shërbesën e tij të ungjillizimit në Azot (Dh.V. Ashdod ose Ashdot), në veri të Gazës dhe perëndim të Jeruzalemit, pranë bregdetit. Prej këtej ai vazhdon rrugën e tij në veri përgjatë bregut për në Cezare.

Dhe çfarë u bë më pas me eunukun? Aty nuk kishte mundësi për çfarë ne quajmë “mbikëqyrje” nga ana e Filipit. Gjithçka që ai mund të bënte ishte t’ia besonte atë Perëndisë dhe Shkrimeve të Dh.V.. Përsëri me fuqinë e Frymës së Shenjtë ky dishepull i ri padyshim u kthye në Etiopi [40] duke u dëshmuar të gjithëve për hirin shpëtues të Zotit Jezus Krisht.

PAGËZIMI I BESIMTARIT

Pagëzimi i eunukut që sapo konsideruam është një nga treguesit e shumtë që pagëzimi i krishterë ishte mësuar dhe praktikuar nga Kisha e hershme (2:38, 22:16). S’ishte i njëjtë me pagëzimin e bërë nga Gjoni që ishte një pagëzim që tregonte pendim (13:24; 19:4). Pagëzimi i eunukut ishte një rrëfim publik i identifikimit me Krishtin.

Në mënyrë të pandryshueshme pagëzimi ndoqi kthimin në besim (2:41; 8:12; 18:8) dhe ishte si për burrat ashtu dhe për gratë (8:12), si për paganët ashtu dhe për Judenjtë (10:48). Është thënë që pjesëtarët e një familjeje janë pagëzuar (10:47, 48; 16:15; 16:33), por në të paktën dy prej këtyre rasteve është nënkuptuar se të gjithë pjesëtarët e familjes kanë besuar. S’është thënë kurrë që fëmijët janë pagëzuar.

Besimtarët ishin pagëzuar menjëherë pas kthimit të tyre në besim (8:36; 9:18; 16:33). Në dukje ishte në bazë të të shprehurit hapur të besimit në Krishtin. Asnjë periudhë prove nuk kërkohej për të manifestuar realitetin e pohimit të tyre. Sigurisht, persekutimi ndoshta i kufizonte njerëzit për të mos pohuar aq lehtë.

Që pagëzimi nuk kishte vlerë për shpëtimin e njerëzve kjo është parë në rastin e Simonit (8:13). Madje dhe pas shpalljes së besimit dhe të qenurit i pagëzuar ai ishte “në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë” (8:23). “Zemra e tij s’ishte e drejtë përpara Perëndisë” (8:21).

Siç është përmendur, mënyra e pagëzimit ishte zhytje në ujë (8:38, 39). “Të dy Filipi dhe eunuku zbritën në ujë… kur dolën nga uji…” Madje në ditët e sotme shumë avokatë të spërkatjes dhe derdhjes pranojnë që zhytja ishte praktikimi i dishepujve të shekullit të parë.

Duket që dy herë pagëzimi lidhet me faljen e mëkateve. Në Ditën e Rrëshajëve Pjetri tha: “Pendohuni dhe secili nga ju të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve…” (2:38). Dhe më vonë Anania i tha Saulit, “çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit” (22:16). Në të dy rastet udhëzimet iu dhanë Judenjve. Asnjë pagani nuk iu tha të pagëzohej për faljen e mëkateve. Në pagëzimin e besimtarit një Jude hiqte dorë publikisht nga lidhja e tij me kombin që kishte kundërshtuar dhe kryqëzuar Mesian e tij. Baza e faljes së tij ishte besimi në Zotin Jezus. Çmimi i faljes së tij ishte gjaku i çmuar i Zotit. Mënyra në të cilën ishte administruar falja e tij ishte nëpërmjet pagëzimit në ujë, sepse pagëzimi i tij e hiqte atë publikisht nga toka e Judenjve dhe e vendoste atë në tokën e të krishterëve.

Formula e pagëzimit, “në emër të Atit dhe të Birit, dhe të Frymës së Shenjtë” (Mat. 28:19), nuk shfaqet në librin e Veprave. Samaritanët u pagëzuan në emër të Zotit Jezus (8:16), dhe kjo ishte e vërtetë edhe për dishepujt e Gjonit (19:5). Megjithatë, kjo s’do të thotë se formula e trinitetit nuk ishte përdorur. Shprehja, “në emër të Zotit Jezus,” mund të ketë kuptimin “me anë të autoritetit të Zotit Jezus.”

Dishepujt e Gjonit u pagëzuan dy herë – në fillim me pagëzimin e Gjonit për pendim, e më pas në kohën e kthimit të tyre në besim, me pagëzimin e besimtarit (19:3, 5), Kjo siguron një përparësi për “ri-pagëzimin” e atyre që ishin pagëzuar që foshnja apo pagëzuar përpara se të ishin shpëtuar.

C. Kthimi i Saulit nga Tarsi (9:1-31).

9:1, 2 Kapitulli 9 shënon një pikë të veçantë në Veprat e Apostujve. Deri tani, Pjetri ka mbajtur një pozicion të dukshëm në predikimin e bërë popullit të Izraelit. Duke filluar nga tani, apostulli Pal do të fillojë gradualisht të jetë figura më kryesore, dhe Ungjilli do të fillojë gjithnjë e më shumë të përhapet ndër Johebrenjtë.

Sauli nga Tarsi ishte ndoshta afërsisht rreth të tridhjetave në këtë kohë. Ai ishte parë nga mësuesit si një nga të rinjtë që premtonte shumë në Judaizëm. Me zellin e tij ai ua kalonte të gjithë shokëve.

Pasi shikonte rritjen e besimit të krishterë, të njohur si Udha [41], ai pa një kanosje ndaj fesë së tij. Prandaj me një fuqi të pakufishme, ai vendosi të shkatërrojë këtë sekt të dëmshëm. P.sh., ai kishte marrë autorizim zyrtar nga kryeprifti për të kërkuar në Damask, kryeqyteti i Sirisë, dishepujt e Jezusit dhe t’i sillte ata të lidhur në Jeruzalem për gjykim dhe dënim.

9:3-6 Udhëtimi i tij po i afrohej Damaskut. Befas një dritë e fuqishme nga qielli vetëtiu rreth tij, kjo e bëri atë të binte përtokë. Ai dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul përse më përndjek?”Kur Sauli kërkoi të dijë “Kush je, Zot?”, iu tha, “Unë jam Jezusi, që ti e përndjek.”

Për të vlerësuar emocionet e Saulit në këtë moment, është e nevojshme të kujtojmë që ai ishte i bindur që Jezusi nga Nazareti ishte i vdekur dhe i varrosur në një varr Jude. Qëkur kryetari i sektit ishte shkatërruar, gjithçka nevojitej tani ishte shkatërrimi i ndjekësve të tij. Kështu toka do të ishte e lirë nga kjo murtajë.

Tani me një forcë dërrmuese, Sauli mëson se Jezusi s’është i vdekur aspak, por që Ai ishte ringjallur prej së vdekurish dhe ishte lartësuar në të djathtë të Perëndisë në qiell! Kjo ishte pamja e Shpëtimtarit të përlëvduar, që ndryshoi komplet drejtimin e jetës së tij.

Atë ditë Sauli gjithashtu mësoi se kur ai kishte persekutuar dishepujt e Jezusit, ai kishte persekutuar vetë Zotin. Dhimbja që kishin ndjerë pjesëtarët e Trupit në tokë, ishte ndjerë nga Koka e Trupit në qiell.

Për Saulin ishte në radhë të parë mësim e pastaj detyrë. Fillimisht ai u udhëzua nga Personi i Jezusit. Më pas ai u dërgua në Damask ku do të mund të merrte urdhërat për të vazhduar më tej.

9:7-9Njerëzit që po udhëtonin me të ishin në një trullosje të plotë në këtë kohë. Ata kishin dëgjuar një zë nga qielli por jo fjalët që Sauli kishte dëgjuar (22:9). Ata nuk e panë Zotin; vetëm Sauli e pa Atë dhe u thirr për të qenë apostull në atë kohë.

Fariseu krenar tani ishte marrë përdore… në Damask ku mbeti tri ditë pa të parit. Gjatë asaj kohe ai as hëngri e as piu.

9:10-14 Një mund të përshkruaj efektin e lajmeve tek të krishterët në Damask. Ata e dinin që Sauli ishte nisur për t’i kapur. Ata ishin lutur për ndërhyrje hyjnore. Ndoshta ata kishin guxuar të luteshin për kthimin në besim të Saulit. Tani ata dëgjojnë që armiku kryesor i Besimit ishte bërë një i krishterë. Ata zor se u besonin veshëve.

Kur Zoti udhëzoi Ananian, një nga besimtarët e Damaskut, të vizitonte Saulin, Anania zbrazi të gjitha parandjenjat e zemrës së tij lidhur me këtë burrë. Por kur u garantua që Sauli ishte duke u lutur në vend që të persekutonte, Anania shkoi në shtëpinë e Judës në rrugën e quajtur E drejtë.

9:15-16 Zoti kishte plane të mrekullueshme për Saulin: “… ai është vegla që Unë kam zgjedhur për ta sjellë emrin Tim përpara Johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit. Sepse Unë do t’itregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për emrin Tim.” Në radhë të parë Sauli duhet të ishte apostull ndër Johebrenjtë, dhe kjo detyrë do ta çonte atë përpara mbretërve. Por ai do t’u predikonte gjithashtu bashkëqytetarëve të tij sipas mishit, dhe këtu ai do të përjetonte persekutimin më therrës.

9:17-18 Me një shfaqje prekëse të hirit dhe dashurisë së krishtere, Anania shprehu bashkësi të plotë me të kthyerin e ri duke i vënë duart e tij në të, duke e quajtur atë “vëlla Saul” dhe duke shpjeguar qëllimin e vizitës së tij. Qëllimi i vizitës ishte që Sauli mund të rimerrte shikimin dhe që mund të mbushej me Frymën e Shenjtë.

Duhet vënë re këtu që Fryma e Shenjtë iu dha Saulit nëpërmjet vënies së duarve të një dishepulli të thjeshtë. Anania ishte çfarë komentatorët quajnë “jo profesionist.” Që Zoti përdori një që nuk ishte një apostull, me siguri është një qortim për ata që duan të kufizojnë të drejtat shpirtërore me “klerin” [profesionist fetar].

Kur një person është në të vërtetë i kthyer, gjithmonë ndodhin gjëra të caktuara. Ka shenja të caktuara që tregojnë realitetin e këtij kthimi. Kjo ishte e vërtetë për Saulin nga Tarsi. Cilat ishin këto shenja?

Francis W. Dixon rreshton disa prej tyre:

  1. Ai takoi Zotin dhe dëgjoi zërin e Tij (Veprat e Apostujve 9:4-6). Ai mori një zbulesë hyjnore, dhe vetëm kjo mund të ketë bindur atë dhe e bëri atë kërkues të përulur dhe ndjekës të devotshëm.
  2. Ai ishte mbushur me një dëshirë t’i bindej Zotit dhe të bënte vullnetin e Tij (Veprat e Apostujve 9:6).
  3. Ai filloi të lutej (Veprat e Apostujve 9:11).
  4. Ai u pagëzua. (Veprat e Apostujve 9:18).
  5. Ai u bashkua me bashkësinë e njerëzve të Perëndisë. (Veprat e Apostujve 9:19).
  6. Ai filloi të dëshmojë fuqishëm. (Veprat e Apostujve 9:20).
  7. Ai u rrit në hir. (Veprat e Apostujve 9:22).
SHËRBESA “JO PROFESIONISTE”

Një nga mësimet më të rëndësishme që mund të mësojmë nga Veprat është që krishterimi është një lëvizje jo profesioniste, dhe që puna e të dëshmuarit nuk iu ngarkua një klase të veçantë, si priftërinjve apo klerikëve, por të gjithë besimtarëve.

Harnach deklaroi:

Kisha arriti fitoret e saj më të mëdha në ditët e para në Perandorinë Romake. Këto fitore i arriti jo me anë të mësuesve, apo predikuesve, apo apostujve, por me anë të misionarëve jo zyrtarë. [42]

Dean Inge shkroi:

Krishterimi filloi si një fe profetike jo zyrtare… E ardhmja e krishterimit është varur pikërisht në një gjë të tillë… [43]

Bryan Green thotë:

E ardhmja e krishterimit dhe ungjillizimi i botës qëndron në duart e burrave dhe grave të thjeshtë dhe jo kryesisht në ato të priftërinjve të krishterë profesionalë. [44]

Leighton Ford thotë:

Një kishë që shtrëngon specialistët e saj… për të dëshmuar, jeton në dhunim të planit të Kokës së saj dhe të shembullit ekzistues të të krishterëve të parë … Ungjillizimi është detyrë e të gjithë kishës, jo vetëm e personave me “emër.” [45]

Dhe përfundimisht J.A. Stewart shkruan:

Çdo anëtar i asamblesë lokale shkoi për të fituar shpirtra për Krishtin me anë të lidhjes personale dhe më pas i solli këta fëmijë të sapolindur në ato kisha lokale ku ata u mësuan dhe u forcuan në besimin e Shpenguesit. Po kështu edhe ata vetë, shkuan për të bërë të njëjtën gjë. [46]

Fakti i thjeshtë është që në Kishën apostolike [Kisha e kohës së apostujve] s’kishte ndonjë person si kler apo ministër që drejtonte mbi një mbledhje lokale. Kisha normale lokale përbëhet nga shenjtorë, peshkopë dhe dhjakë (Fil. 1:1). Shenjtorët ishin të gjithë ministra sipas Dh.R.. Peshkopët ishin pleqtë, mbikëqyrësit ose drejtuesit shpirtërorë. Dhjakët ishin shërbëtorë që përmbushnin detyrat në lidhje me punët praktike të kishës lokale, etj..

Asnjë peshkop (d.m.th. plak) nuk zinte një vend si klerik [profesionist]. Ishte një trup pleqsh që punonin së bashku si drejtues të asamblesë.

Por dikush mund të pyesë, “Po apostujt, profetët, ungjilltarët, pastorët dhe mësuesit? A s’ishin ata klerikët e kishës së hershme?” Përgjigjja është tek Efesianëve 4:12. Këto dhunti ishin dhënë për të ndërtuar shenjtorët me qëllim që ata mund të kryenin shërbesën dhe kështu të ndërtonin trupin e Krishtit. Qëllimi i tyre s’ishte të vendosnin veten e tyre si zyrtarë të përhershëm mbi një grumbullim lokal, por të punonin drejt ditës që kisha lokale do të mund të mbahej vetë. Atëherë ata do të mund të lëviznin për të formuar dhe forcuar asamble të tjera.

Sipas historianëve të Kishës, sistemi klerikal u ngrit në shekullin e dytë. Nuk ishte i njohur në periudhën e Veprave. Ai shërbeu si një pengesë për ungjillizimin botëror dhe për shtrirjen e kishës, sepse bëri të ketë kaq shumë vartës në aq pak veta.

Besimtarët në Dh.R. s’janë vetëm ministra, ata janë gjithashtu priftërinj. Si priftërinj të shenjtë, ata kanë hyrje të vazhdueshme në prezencën e Perëndisë me anë të besimit për ta adhuruar Atë (1 Pje. 2:5). Si priftërinj mbretëror ata kanë privilegjin të tregojnë për Atë që i nxori nga errësira në dritën e Tij të mrekullueshëm (1 Pje. 2:9). Priftëria e gjithë besimtarëve s’do të thotë që secili është kualifikuar të predikojë apo mësojë publikisht. Ka të bëjë kryesisht me adhurim dhe dëshmi. Por do të thotë që në kishë s’ka më një klasë të veçantë priftërinjsh që kanë kontroll mbi adhurimin dhe shërbesën.

9:19-25 Dishepujt në Damask i hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre Saulit. Ai u nis nëpër sinagoga, duke shpallur me guxim që Jezusi është Biri i Perëndisë. Judenjtë që e dëgjonin u çuditën shumë. Ata e dinin se ai kishte urryer emrin e Jezusit. Tani ai po u mësonte se Jezusi është Perëndi! Si ishte e mundur?

Sa kohë qëndroi ai në Damask në këtë vizitë të parë? Nuk e dimë. Nga Galatasve 1:17, ne mësojmë se ai la Damaskun, shkoi në Arabi për një kohë të papërcaktuar dhe më pas u kthye në Damask. Ku mund të vendoset ky udhëtim në kapitullin 9 të Veprave? Ndoshta midis vargjeve 21 dhe 22.

Shumë nga shërbëtorët më të përdorur nga Perëndia kanë pasur një “eksperiencë në Arabi apo në shkretëtirë” [d.m.th. një kohë sprove] përpara se të dërgoheshin për të predikuar.

Në Arabi Sauli kishte mundësi të meditonte mbi ngjarjet e mëdha që kishin ndodhur në jetën e tij, dhe veçanërisht mbi Ungjillin e hirit të Perëndisë që iu besua atij. Kur u kthye në Damask (v 22), ai ishte në gjendje të hutonte Judenjtë nëpër sinagoga, duke ua vërtetuar që Jezusi është Mesia i Izraelit. Kjo gjë i tërboi aq shumë sa që ata komplotuan kundër jetës së këtij njeriu që dikur kishte qenë kampioni i tyre, por që tani ishte një “femohues” dhe një “tradhtar.” Sauli shpëtoi natën… duke zbritur poshtë nga muri i qytetit, në një shportë. Ishte një ikje e turpshme, por Sauli ishte tani një njeri i thyer, dhe një njeri i tillë mund të durojë sharjet e njerëzve për hir të Krishtit të cilat njerëz të tjerë do t’i shmangnin.

9:26-30 Nga pikëpamja njerëzore, Jeruzalemi ishte vendi më i rrezikshëm që Sauli mund të vizitonte. Megjithatë siguria e të qenurit në vullnetin e Perëndisë e lejoi atë të bënte gjëra të arsyeshme për sigurinë personale.

Ky debat mbetet i hapur nëse kjo vizitë e parë e Saulit në Jeruzalem si një i krishterë është e njëjtë me atë që ndodhi tre vjet pas kthimit të tij (Gal. 1:18). Në vizitën e tij të parë në Jeruzalem ai takoi Pjetrin dhe Jakobin por nuk takoi asnjë nga apostujt e tjerë. Këtu në vargun 27, thuhet që Barnaba e çoi tek apostujt. Kjo do të thotë tek Pjetri dhe Gjoni, por mund të thotë tek të gjithë apostujt. Nëse kjo e fundit nënkuptohet, atëherë kjo është një vizitë e dytë në Jeruzalem, që s’është përmendur në ndonjë vend tjetër.

Në fillim dishepujt në Jeruzalem ishin të frikësuar të pranonin Saulin, duke dyshuar sinqeritetin e pohimit të tij që tani ishte një besimtar. Barnaba vërtetoi emrin e tij si një bir i ngushëllimit kur e mori Saulin duke pranuar kthimin e tij, dhe e çoi tek apostujt duke iu treguar dëshminë e guximshme të Saulit për Krishtin në Damask. Shumë shpejt besimtarët kuptuan se Sauli ishte i vërtetë kur e panë atë duke folur lirshëm në emër të Zotit Jezus Jeruzalem. Ai provokoi kundërshtimin më të fuqishëm midis Helenistëve. Kur vëllezërit panë që jeta e tij ishte në rrezik nga këta Judenj, ata e përcollën Saulin në portin detar të Cezaresë. Prej aty ai shkoi në qytetin e tij të Tarsit, pranë bregut juglindor të Azisë së Vogël.

9:31 Kjo u pasua nga një interval frymëmarrjeje për kishat e Palestinës. Ishte një kohë konsoliduese për fitoret e bëra dhe për të parë kishat që rriteshin shpirtërisht dhe në numër.


Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)

  1. (8:4-8) Është poshtë nga Jeruzalemi në lartësi. ↵ Kthehu mbrapa
  2. (8:4-8) Homer L. Payne, “What is a Missionary Church,” The Sunday School Times, 22 Shkurt 1964, fq 129. ↵ Kthehu mbrapa
  3. (8:12,13) Përderisa teksti thotë Simoni “besoi” dhe i kërkoi Pjetrit të lutej për të, (v 24), ekziston një argument që thotë që ai ishte i shpëtuar por tepër mishëror. ↵ Kthehu mbrapa
  4. (8:26) Një qytet i vjetër në bregun Mesdhetar në jugperëndim të Jeruzalemit, në rrugën nga Izraeli në Egjipt. ↵ Kthehu mbrapa
  5. (8:27-29) Kandace është ndoshta një titull, si Faraon, se sa një emër personal. ↵ Kthehu mbrapa
  6. (8:27-29) Shërbëtorët meshkuj të funksionareve femra ndonjëherë tredheshin. Eunukët merreshin nga shtetasit e klasit të parë në Judaizëm (LiP. 23:1). Ata ishin të kufizuar për statusin e “prozelitëve të derës.” Por këtu një eunuk bëhet një anëtar me të gjitha të drejtat i kishës së krishtere. ↵ Kthehu mbrapa
  7. (8-37) Si NU ashtu dhe teksti Majority (M) nuk e kanë këtë varg. Mendohet të jetë një formulë pagëzimi përdorur në Romë në fillim të shekullit të dytë. Ata që mësojnë përtëritjen [rilindjen] e pagëzimit me sa duket nuk duan ta humbin këtë varg. ↵ Kthehu mbrapa
  8. (8:38) Është pranuar që mënyra e hershme e pagëzimit ishte me zhytje, nga shumica e shkollarëve Katolikë Romakë, nga Calvin, dhe nga të tjerë që praktikojnë spërkatjen ose derdhjen e ujit. Megjithatë duhet përmendur që “në” dhe “jashtë” mund të përkthehet gjithashtu “për në” dhe “nga.” ↵ Kthehu mbrapa
  9. (8:40) Etiopia është i vetmi shtet në Afrikë me një traditë të vazhdueshme krishtere që nga kohët e shkuara e deri tani. Besnikëria e Filipit ishte ndoshta çelësi që hapi derën për Kishën aty. ↵ Kthehu mbrapa
  10. (9:1,2) Shiko gjithashtu 19:9, 23; 22:4; 24:14,22. ↵ Kthehu mbrapa
  11. Harnack, cituar nga Leighton Ford, The Christian Persuader, fq 46. ↵ Kthehu mbrapa
  12. Dean Inge, cituar nga E. Stanley Jones, Conversion, fq 219. ↵ Kthehu mbrapa
  13. Bryan Green, Ibid. ↵ Kthehu mbrapa
  14. Leighton Ford, cituar nga Jones, Conversion, fq 46. ↵ Kthehu mbrapa
  15. James A. Stuart, Pastures of Tender Grass, fq 70. ↵ Kthehu mbrapa