Libri i veprave të apostujve

Libri i veprave të apostujve | Le t’ju prezantoj me Biblën 

J. B. Filips e quajti parafrazimin e tij të Veprave «Kisha e re në veprim». Është një titull shumë i përshtatshëm sepse në këtë libër Luka tregon lindjen dhe vitet e para të shoqërisë së re të Perëndisë.

Përshkrimi i Veprave mbulon 34 vjetët nga ngjitja e Krishtit deri në burgosjen e parë të Palit në Romë (60-63 e.s.).

Apostulli Pjetër zë rolin kyç në kapitujt 1-12. Pas kësaj, Pali është apostulli më i njohur.

Teksti i Veprave nuk tenton të japë një histori të plotë të kishës së hershme, por vetëm izoloi ngjarje të zgjedhura nga Fryma e Shenjtë për të treguar zhvillimin frymëror të kishës.

Veprat 1:8 formon një lloj përmbledhjeje të librit: «… ju do të bëheni dëshmitarët e Mi në Jerusalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut». Ne mund ta ndajmë atë në këtë mënyrë:

  • Jerusalem (1:1 – 8:1a)
  • Jude (8:1b)
  • Samari (8:1b, 4-25)
  • Skajin e dheut (9:1 – 28:31)

Veprat përshkruajnë një përmbushje historike të porosisë së Krishtit që ungjilli duhet t’i predikohet hebrenjtë të parit, pastaj johebrenjve.

Ndoshta një nga çelësat më të rëndësishëm në të kuptuarit e librit të Veprave është të kuptojmë se ai është kalimtar – domethënë, lidh periudhën nga fillimi i kishës (kur përbëhej pothuajse krejtësisht nga hebrenj të konvertuar) deri në kohën kur i hoqi rrobat e varrit të judaizmit dhe u shtri në një shoqëri të re të përbërë nga hebrenj dhe johebrenj, të gjithë një në Krishtin Jezus. Në fillim të Veprave të krishterët takoheshin në Tempull dhe Sinagogë, por ndërsa koha kalonte ata takoheshin kryesisht në shtëpi.

Ja pikat kryesore të librit:

  • Ngjitja e Krishtit (kapitulli 1)
  • Datëlindja e kishës, kur Fryma e Shenjtë erdhi në ditën e Rrëshajave (kapitulli 2)
  • Shërbimi i Pjetrit dhe Gjonit, i shoqëruar nga një kundërshtim i madh (kapitujt 3-5)
  • Shërbimi, arrestimi, mbrojtja dhe martirizimi i Stefanit (kapitujt 6, 7)
  • Filipi merr ungjillin për në Samari (kapitulli 8)
  • Konvertimi i Saulit nga Tarsi (kapitulli 9)
  • Pjetri merr ungjillin për tek Korneli, një johebre (kapitulli 10)
  • Ungjilli arrin në Antioki (kapitulli 11)
  • Martirizimi i Jakobit (kapitulli 12)
  • Udhëtimi i parë në mision i Palit (kapitujt 13, 14)
  • Kuvendi në Jerusalem (kapitulli 15)
  • Udhëtimi i dytë në mision i Palit (kapitujt 16-18)
  • Udhëtimi i tretë në mision i Palit (kapitujt 19-21)
  • Burgosja e Palit në Cezarea (kapitujt 22-26)
  • Udhëtimi i Palit për në Romë dhe burgosja atje (kapitujt 27, 28)
[previous][next]