Libri i Zbulesës

Libri i Zbulesës | Le t’ju prezantoj me Biblën

Vetëm pak pjesë të Biblës janë aq të mahnitshme sa libri i Zbulesës dhe vetëm pak janë aq të vështirë për t’u kuptuar. Ne mund të jemi të lumtur se një bekim u jepet atyre që e lexojnë atë dhe jo vetëm atyre që e kuptojnë atë (Zbulesa 1:3).

Një nga gjërat e para që duhet të kuptoni është se libri i Zbulesës është kryesisht një libër i gjykimit. Në të lexojmë për luftëra, zi buke, shkatërrime, bubullima, vetëtima dhe për shumë figura të tjera të zemërimit hyjnor.