A e ke Krishtin?

Fjala e Perëndisë është mesazhi i Tij i përsosur drejtuar njerëzve. Nëse asaj i vihet shkelmi, Ai nuk ka asgjë çfarë t'u thotë atyre veçse kur të përballen me Të në gjykim. Sa herë që është shpallur kjo fjalë, i vë ata që e dëgjojnë para një përgjegjësie që nuk e kanë njohur kurrë më parë. Drita shkëlqen nga fjala. Nëse ata e refuzojnë dëshminë e saj, kjo vërteton se ata duan errësirën më tepër se dritën. Kjo fjalë përmban gjithçka të nevojshme për të treguar rrugën e jetës. Moisiu dhe profetët folën që të gjithë për Të. Por në Dhiatën e Re kemi zbulesën e plotësuar të Atij që ka ardhur në hir për të kërkuar dhe shpëtuar të humburit. Ai që beson gjen çlirim. Ai që i kthen kurrizin do të humbasë në mëkatet e tij.

Argëtimi i cjepve

Do të vijë një kohë kur në vend që barinjtë të jenë duke ushqyer delet, kisha do të ketë klounë duke argëtuar cjeptë.

Argumente kundër një jete të shenjtë

I vetmi argument i vërtetë kundër Biblës është një jetë jo e shenjtë. Kur dikush argumenton kundër Fjalës së Perëndisë, ndiqe në shtëpi dhe shiko nëse mund të zbulosh arsyen e armiqësisë së tij ndaj Fjalës së Zotit. Ajo gjendet në ndonjë formë mëkati.

Besueshmëria e Biblës

Përsëri, kërkimi shkencor mbështet Biblën – dhe nuk është diçka e re që ai mbështet përshkrimin e Biblës për njerëzimin si një racë të vetme. [Fragment] Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës studiuan eshtrat e mbetura nga dy toka varrimi daneze, duke përfshirë edhe ato të një burri që «del se është», e bazuar mbi informacionin gjenetik, me origjinë arabe. Toka …

Madhësia e shpirtit

Në mënyrë që të ndodhë një përtëritje në krishterim, kjo duhet të ndodhë me mënyra të ndryshme me ato që po përdoren tani. Nëse Kisha në gjysmën e dytë të këtij shekulli duhet ta rimarrë veten nga plagët që ka marrë në gjysmën e parë, atëherë duhet të shfaqet një lloj i ri predikuesi. Ai lloji i përkryer, «sundues i sinagogës» nuk do të bëjë punë. As ai lloji i njeriut priftëror që bën detyrën e tij, që merr rrogën dhe nuk bën pyetje, as ai lloji baritor fjalështruar që di se si ta bëjë fenë e krishterë të pranueshme për këdo. Të gjithë këta janë provuar dhe kanë dalë mangët. Duhet të dalë një lloj tjetër udhëheqësi fetar midis nesh. Ai duhet të jetë nga ai lloji i profetit të lashtë, një njeri që ka parë vegime nga Perëndia dhe që ka dëgjuar një zë nga Froni. Kur ai të vijë (dhe i lutem Perëndisë që nuk do të ketë një por shumë), ai do të jetë në kundërshtim të prerë me gjithçka që qytetërimi ynë i vetëkënaqur e konsideron të shtrenjtë. Ai do të kundërshtojë, do të dënojë dhe do të protestojë në emër të Perëndisë dhe do të marrë urrejtjen dhe kundërshtimin e një segmenti të madh të botës së krishterë. Ka shumë gjasa që një njeri i tillë do të jetë i rreptë, i drejtpërdrejtë dhe paksa i zemëruar me botën. Ai do të dojë Krishtin dhe shpirtrat e njerëzve aq sa të jetë gati të vdesë për lavdinë e Njërit dhe për shpëtimin e të tjerëve. Por ai nuk do të frikësohet nga asgjë që merr frymë të vdekshme.