Programi i Biblës falas për PC

[no_toc]Program i Biblës falas

[wpfilebase tag=file id=45 tpl=download-button /]

Program studimor i Biblës i fuqishëm, gjithëpërfshirës. Bibla në shqip dhe përkthime të tjera, komentari i plotë i Biblës në shqip dhe shumë më tepër për të të ndihmuar në studimin e Shkrimeve.

  • Gjeni çdo pjesë të shkrimit
    shpejt duke shkruar vargun dhe
    duke zgjedhur përkthimin që
    dëshironi.
  • 650.000 referime kryq që
    shfaqen automatikisht sipas
    vargut që studioni.
  • Gjeni shpejt një fjalë apo frazë
    në çdo material duke përdorur
    veglën e kërkimit.

Ky është versioni më i fundit, dhe është krejtësisht falas dhe plotësisht funksional – nuk do të skadojë. Sistemi i operimit i nevojshëm është Windows XP dhe më lart. Me këtë paketë ju keni Bibla Shqip, “Diodati i Ri”, Versioni i Mbretit Xhejms, Komentari i Biblës për Besimtarët (W. MacDonald), Fjalori Biblik Anglisht “Easton’s Dictionary”, Thesari i Njohurisë së Shkrimeve, Leksikët Greqisht dhe Hebraishte, Indeksi Tematik i OLB-së, Leximi Devocional i Mëngjesit dhe i Mbrëmjes (C. Spurgeon) si edhe disa libra/artikuj të plotë në gjuhën shqipe, përkatësisht:

  • Historia e Kainit dhe Abelit, Carl Knott
  • Çfarë dashurie është kjo, Dave Hunt
  • Dita e gjykimit, Dave Hunt
  • Të kërkosh dhe të gjesh Zotin, Dave Hunt
  • A duhet të shkojë një i krishterë ushtar, George Sturm
  • Liria, George Sturm
  • Mëkati i Bathshebës
  • Studimi mbi Ungjillin, O.J. Gibson
  • Një Perëndi, Një Mesazh, Paul Bramsen
  • Gruaja e çmuar në sytë e Perëndisë, Wanda Sanseri
  • Dishepullimi i vërtetë, William MacDonald
  • Ja Dallimi, William MacDonald
  • Krishti e deshi Kishën, William MacDonald
  • Le t’ju prezantoj me Biblën, William MacDonald
  • Manuali i Dishepullit, William MacDonald
  • Një herë në Krishtin, në Krishtin përgjithmonë, William MacDonald
  • Perëndia u përgjigjet pyetjeve të njeriut, William MacDonald
  • Psikologjimi i Kishës, William MacDonald