Eksperti për moralin kanë marrë lejen pas kërkesës për hetim
Nga Nicholas Wade (New York Times Online, Arsimi, 11 gusht, 2010)
Marc Hauser, një akademik Harvardit i cili fitoi rëndësi me publikimin e një libri mbi origjinën e moralit, ka marrë lejen pas një hetimi nga ana e universitetit për disa probleme me hulumtimet e tij.
Dr. Hauser, që ka si fushë studimi krahasimin e mendjes së njeriut dhe të kafshëve, është autori i “Mendje Morale: Si e projektoi natyra ndjenjën tonë për të drejtën dhe të gabuarën».
Një zëdhënës i shtypit i Harvardit, Jeff Neal, në fillim nuk pranoi të konfirmojë se Dr. Hauser kishte marrë lejen apo Harvardi të kishte kryer një hetim. Por një mesazh në telefonin e laboratorit të Dr. Hauser thotë se ai do të jetë me leje deri në vjeshtën e vitit 2011, dhe të paktën dy revista shkencore janë duke pranuar problemet në artikujt e Dr. Hauserit që u sollën në dritë nga një hetim i brendshëm i Harvardit.
Gazeta «Njohja» botoi një artikull nga Dr. Hauser dhe të tjerë më 2002 duke thënë se majmunët tamarin mund të mësojnë disa rregulla po aq sa edhe foshnjat njerëzore. Revista është gati për të bërë një tërheqje, duke thënë se një shqyrtim i brendshëm nga ana e Harvardit «zbuloi se të dhënat nuk i mbështetin përfundimet e raportuara».
«Për këtë arsye ne po e tërheqim mbrapsht këtë artikull», vazhdon ai. “MH pranon përgjegjësinë për këtë gabim». Inicialet MH i referohen Dr. Hauserit.
Heshtja e Harvardit mbi natyrën e problemit në laboratorin e Dr. Hauserit, ka ngjallur shqetësim midis studiuesve të tjerë që druajnë se fusha e tyre e studimit do të diskreditohet nëse nuk bëhen të njohura të gjitha faktet e plota.
«Unë mendoj se Harvardi duhet të bëjë publike atë që ka zbuluar», tha Herbert Terrace, një profesor i psikologjisë në Universitetin Kolumbia. «Ata thonë se duhet të mbrojnë Harvardin dhe Hauserin, por për sa i përket mbrojtjes së fushës së studimit?»
Dr. Hauser është një nga akademikët më të spikatur të Harvardit, i cili citohet shpesh në artikujt për gjuhën, për aftësitë njohëse të kafshëve dhe për bazat biologjike të moralit. Ai konsiderohet gjerësisht si një yll në fushën e tij.
Dr. Hauser është një autor i rrjedhshëm dhe bindës, dhe kjo zhbërje e tij duket se kanë qenë eksperimentet e tij, shumë prej të cilave bazoheshin mbi filmimin e majmunëve që u ishin vënë pambuk mbi krye dhe duke vënë re reagimet e tyre. Është kollaj për vëzhguesit njerëzorë që të shohin ato reagime që ata dhe kështu të mashtrohen nga majmunët.
Dr. Terrace tha se ka patur probleme për disa kohë me punën e Dr Hauserit.
«Së pari, kishte interpretime arbitrare të videokasetave për t’iu përshtatur hipotezave», tha ai. «Tjetra ishte nëse të dhënat ishin reale apo jo. Ka patur disa raste dokumentesh që kanë përdorur filmimet me video, dhe të gjithë ato duhet të rishikohen për të parë nëse të dhënat qëndrojnë».