Që prej kapitujve më të hershëm të Shkrimeve të Shenjta, Perëndia i referohet vetes në një mënyrë unike.
Emri i vetëm (njëjës) i Perëndisë është shkruar në numrin shumës (Zanafilla 1:1)
Perëndia i referohet Vetes, duke thënë: “TA BËJMË njeriun sipas shëmbëlltyrës SONË” (Zanafilla 1:26), e më pas teksti vazhdon të thotë që Perëndia e bëri njeriun sipas shëmbëlltyrës së Vet (njëjës) (Zanafilla 1:27)
Perëndia e dërgoi profetin Isaia, duke thënë: “Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për NE?” (Isaia 6:8)
I vajosuri i Zotit thotë që Ai është në fillim me Perëndinë dhe që Ai dhe Fryma e Perëndisë janë dërguar nga Zoti Perëndi (Isaia 48:16)
Perëndia është, në rastet e cituara më lart, duke vepruar nga fuqia dhe autoriteti i Vet dhe duke iu referuar njëkohësisht Vetes si NJË dhe MË-SHUMË-SE-NJË. Ndryshe nga Allahu, Perëndia një i myslimanëve, Perëndia i Gjallë e di se çfarë do të thotë të jesh në një marrëdhënie! Po, Ai është Perëndia i vetëm, nuk ka tjetër përveç Atij, por Ai nuk është një zot i vetmuar.
Sigurisht që kjo nuk ishte shumë e qartë në Dhiatën e Vjetër. Vetë-zbulimi i Perëndisë nuk ishte bërë i qartë si kristali deri kohë më vonë. Tani për tani, ne mund të pranojmë këtë të vërtetë. Në çastet tona më të vetmuara dhe më të errëta, mund të gjejmë ngushëllim në faktin që Perëndia, duke na bërë pjesë të familjes së Tij, nuk fillon një marrëdhënie, por më tepër na fut në një marrëdhënie vërtet unike dhe të përjetshme.