«“Mallkoni Merozin”, tha engjëlli i Zotit, “mallkoni, mallkoni banorët e tij, sepse nuk i shkuan në ndihmë Zotit, në ndihmë të Zotit në mes të trimave”» (Gjyqtaret 5:23).
Kantiku i Deboras përsërit mallkimin e Merozit që qëndroi në anë të fushës kur ushtria e Izraelit u bllokua në luftime me kanaanejtë. Edhe njerëzit e Rubenit i nënshtrohen përbuzjes përçmuese; ata kishin qëllime të mira, por nuk e lanë kurrë vathën. Gileadi, Asheri dhe Dani përmenden në mënyrë të turpshme për mosndërhyrjen e tyre.
Dante tha: «Vendet më të nxehta në ferr janë rezervuar për ata që qëndrojnë neutral në kohën e krizës së madhe morale».
Të njëjtat ndjenja jehojnë në librin e Fjalëve të Urta, ku lexojmë: «Nëse ti nuk shkon të çlirosh ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe ata që janë gati për thertore; po të thuash: «Ja, ne nuk e dinim», ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? A nuk do t’i japë ai secilit sipas veprave të tij? (Fjalet e Urta 24:11, 12, AV). Kidneri komenton: «Është mëditësi (njeriu i paguar), jo bariu i vërtetë, ai që nxjerr si shfajësim kushtet e këqija (10), detyra të pashpresa (10) dhe injorancë të falshme (12); dashuria nuk pushon kaq lehtë – as Perëndia i dashurisë».
Çfarë do të bënim nëse një valë e madhe antisemitizmi do të përfshinte vendin tonë, nëse populli i judenjve do të grumbullohej në kampe përqendrimi, në dhoma gazi, në furra? A do të rrezikonim jetët tona për t’u dhënë atyre azil (strehim)?
Ose nëse disa nga besimtarët e krishterë do të përndiqeshin dhe nëse strehimi i tyre dënohej me vdekje, a do të hapnim dyert e shtëpisë për ata? Çfarë do të bënim?
Ose ndoshta mund të marrim një rast më pak heroik, por më të kohës. Supozoni se jeni drejtor në një organizatë të krishterë ku një nëpunës besnik detyrohet që të kënaq mërzinë e drejtori tjetër që është i pasur dhe me ndikim të madh. Kur të hidhet vota finale, a do të rrish duarkryq dhe në heshtje?
Supozoni sikur ne të ishin në Sinedër kur Jezusi u gjykua ose te kryqi kur u kryqëzua? A do të qëndronim neutral apo do ta kishim identifikuar veten me Të?
«Heshtja nuk është gjithmonë e artë; ndonjëherë ajo është thjesht e verdhë».