Kur ‘shpëtimi njerëzor’ pengon punën e Zotit

«O Atë, unë kam mëkatuar…» (Luka 15:21). Vetëm kur djali plëngprishës u kthye i penduar, i ati u lëshua me vrap për ta takuar, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. Nuk do të kishte qenë e drejtë të jepej falje derisa së pari të kishte pendim. Parimi shkrimor (biblik) është: «…nëse pendohet, fale» (Luka 17:3). Nuk na thuhet …

Si i përdor Zoti të keqen për të mirë?

«Edhe zemërimi i njerëzve do të shndërrohet në lavdi për ty, dhe t’i do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimit të tyre» (Psa. 76:10). Një nga karakteristikat magjepsëse të historisë njerëzore është mënyra se si Perëndia bën që zemërimi i njeriut ta lavdërojë Atë. Që nga Rënia (hyrja e mëkatit në botë), njeriu e ka drejtuar grushtin kundër Perëndisë, …

Nëse gjithçka varet nga Perëndia, përse duhet të punojmë atëherë?

«Ai do t’i shkatërrojë […] që ti t’i përzësh dhe t’i shkatërrosh» (Ligji i Perterire 9:3, NASB) Në të gjitha marrëdhëniet e Perëndisë me njerëzimin, kemi një kombinim të çuditshëm të hyjnores dhe njerëzores. Le të marrim Biblën, për shembull. Kemi Autorin hyjnor dhe kemi autorët njerëzorë, të cilët shkruan të shtyrë nga Fryma e Shenjtë. Për sa i përket …

Çfarë dashurie transformuese!!!

«Perëndia është dashuri» (1 Gjonit 4:8). Ardhja e Krishtit solli një fjalë të re për dashurinë në gjuhën greke – agape. Tashmë kishte një fjalë për dashuri miqësore (philia) dhe një për dashuri të pasionuar (eros), por nuk kishte asnjë fjalë për të shprehur atë lloj dashurie që Perëndia e tregoi duke dhënë Birin e Tij të vetëmlindur dhe që …

A kujdeset Perëndia për shqetësimet e mia?

«Mos u shqetësoni për asgjë çfarëdo qoftë» (Filipianeve 4:6). Ka shumë raste për të cilat dikush mund të shqetësohet – mundësia e një kanceri, shqetësimet e zemrës apo një mori sëmundjesh të tjera; ushqime që mendohet të jenë të dëmshme, vdekje aksidentale, marrja e pushtetit nga komunistët, luftë bërthamore, inflacion jashtë kontrollit, të ardhme të pasigurt, perspektiva e zymtë e …

Shënjtëria që fillon nga shtepia jote

«…Trego perëndishmëri në familje…» (1 Timoteut 5:4). Ju e keni dëgjuar shprehjen: «Djall në shtëpi, shenjtor përjashta». Kjo përshkruan prirjen e tmerrshme për të qenë i hirshëm dhe i hapur në botën e jashtme dhe, njëkohësisht, të jemi të ashpër dhe të pasjellshëm në shtëpi. Ky është një dështim që nuk kufizohet me ndonjë klasë të veçantë njerëzish. Të rinjtë …