Nëse gjithçka varet nga Perëndia, përse duhet të punojmë atëherë?

«Ai do t’i shkatërrojë […] që ti t’i përzësh dhe t’i shkatërrosh» (Ligji i Perterire 9:3, NASB)

Në të gjitha marrëdhëniet e Perëndisë me njerëzimin, kemi një kombinim të çuditshëm të hyjnores dhe njerëzores.

Le të marrim Biblën, për shembull. Kemi Autorin hyjnor dhe kemi autorët njerëzorë, të cilët shkruan të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.

Për sa i përket shpëtimit, ai i përket Zotit nga fillimi në fund. Nuk ka asgjë që njeriu mund të bëjë për ta fituar apo merituar atë. Por prapë ai duhet që ta marrë atë nëpërmjet besimit.

Nga pikëpamja hyjnore, jemi «të ruajtur nga fuqia e Perëndisë». Por kemi edhe anën njerëzore – «me anë të besimit» (1 Pjetrit 1:5). «Nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur».

Vetëm Perëndia mund të më bëjë të shenjtë. Por Ai nuk do të më bëjë të shenjtë pa bashkëpunimin tim. Unë duhet t’i shtoj besimit tim virtyt, dituri, vetëkontroll, qëndresë, perëndishmëri, dashamirësi vëllazërore dhe dashuri» (2 Pjetrit 1:5-7). Unë duhet të vishem me gjithë armatimin e Perëndisë (Efesianeve 6:13-18). Unë duhet të zhvesh njeriun e vjetër dhe të vesh njeriun e ri (Efesianeve 4:22-24). Unë duhet të ec sipas Frymës (Gal. 5:16).

Kombinimin e hyjnores dhe njerëzores e shohin në të gjithë fushën e shërbesës së krishterë. Pali mbjell, Apoli ujit, por Perëndia e bën të rritet (1 e Korintasve 3:6).

Kur kemi të bëjmë me kryesimin në kishën lokale, ne mësojmë se vetëm Perëndia mund ta bëjë një burrë një plak. Pali i kujtoi pleqtë efesianë se ishte Fryma e Shenjtë që i kishte bërë ata mbikëqyrës (Veprat e Apostujve 20:28). Prapëseprapë, këtu përfshihet edhe vullneti i vetë njeriut. Ai duhet të dëshirojë që të ushtrojë detyrën e mbikëqyrësit (1 Tim. 3:1, JND).

Përfundimisht, në tekstin me të cilin e filluam, ne shohim se është Perëndia që i shkatërron armiqtë tanë, por ne duhet t’i përzëmë dhe t’i shkatërrojmë (Ligji i Perterire 9:3, NASB).

Për të qenë të krishterë të balancuar, ne duhet të kuptojmë këtë kombinim të hyjnores dhe të njerëzores. Ne duhet të lutemi sikur gjithçka të varej nga Perëndia, por duhet të punojmë sikur gjithçka të varej nga ne. Ose që të përdorim këshillën e luftës: «Lavdëro Zotin dhe kalo municionin». Siç ka sugjeruar dikush, ne duhet të lutemi për një korrje të mirë, por duhet të vazhdojmë prashitjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *