«Nuk do t’i ofroj Zotit, Perëndisë tim, olokauste që nuk më kushtojnë asgjë» (2 Sam. 24:24). Kur Davidi tha që të ofronte olokauste atje ku Zoti e kishte ndaluar murtajën, Araunahu ofroi si një dhuratë të plotë veglat e shirjes, qe dhe dru për zjarrin. Por Davidi nguli këmbë që t’i blinte këto gjëra. Ai nuk do t’i ofronte Zotit …
Kur dëshiron por nuk mundesh
«Bëre mirë që pate një gjë të tillë në zemër» (1 i Mbreterve 8:18). Një nga dëshirat e mëdha të zemrës së Davidit ishte të ndërtonte një Tempull për Jehovain në Jerusalem. Zoti i dërgoi fjalë që atij nuk do t’i lejohej që ta ndërtonte Tempullin, sepse ai ishte një njeri i luftës, por Zoti shtoi këto fjalë domethënëse: «Bëre …
Dëmet e të përqëndruarit tek vetja
«Mos shiko vetëm për interesat e tua personale, por edhe për interesat e të tjerëve» (Filipianeve 2:4, NASB). Fjala kyç në Filipianëve 2 është «të tjerët». Zoti Jezus jetoi për të tjerët. Pali jetoi për të tjerët. Timoteu jetoi për të tjerët. Epafroditi jetoi për të tjerët. Edhe ne duhet të jetojmë për të tjerët. Na thuhet për ta bërë …
Çfarë do të thotë të jesh si Kali ose Mushka??
«Mos u bëni si kali dhe si mushka» (Psa. 32:9). Më duket mua se kali dhe mushka përshkruajnë dy qëndrime të gabuara që mund të kemi kur jemi duke kërkuar udhëheqjen e Zotit. Kali dëshiron që të mësyjë përpara; mushka dëshiron që të mbetet pas. Kali priret që të jetë i paduruar, energjik dhe i rrëmbyer. Mushka, nga ana tjetër, …
Kur do na zbulohet më tepër?
«Unë po ju them se atij që ka, do t’i jepet; por atij që s’ka do t’i hiqet edhe ajo që ka» (Luka 19:26). Fjala «ka» në fillim të këtij vargu do të thotë më shumë se thjesht zotërime. Ajo përfshin idenë e bindjes ndaj asaj që na është mësuar dhe përdorimin e asaj që na është dhënë. Me fjalë …
Çfarë do të thotë të shpëtosh jetën tënde?
«Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë» (Luka 9:24). Parimisht ka dy qëndrime që ne (besimtarët) mund të kemi për jetën. Ne mund të përpiqemi që ta shpëtojmë atë ose mund ta humbasim atë qëllimisht për shkakun e Krishtit. Veprimi i natyrshëm …