«Unë jam kryqëzuar me Krishtin» (Gal. 2:20, NASB) Kur Zoti Jezus vdiq në kryq, Ai vdiq jo vetëm si Zëvendësuesi im; Ai vdiq edhe si Përfaqësuesi im. Ai vdiq jo vetëm për mua, por si mua. Kur Ai vdiq, ka edhe një kuptim real në të cilin unë vdiqa. Gjithçka që unë isha si fëmijë i Adamit, tërë vetja ime …
Transformimin që sjell mirëdashja
«Fryti i Frymës është […] mirëdashja…» (Gal. 5:22, NASB). Versioni i mbretit Xhejms ka fjalën «butësi» këtu, por pothuaj në të gjitha versionet bashkëkohore lexojmë «mirëdashje». «Fryti i Frymës është […] mirëdashja». Mirëdashja përshkruan gatishmërinë e butë, shpirtmirë dhe bujare që rezulton në bërjen e favoreve, shfaqjen e mëshirës dhe kalimin e bekimeve te të tjerët. Njeriu mirëdashës është shpirtmirë, …
Një paqe si një shkëmb
«Fryti i Frymës është […] paqja…» (Gal. 5:22). Kur shfajësohemi me anë të besimit, ne kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit, Zotit tonë (Rom. 5:1). Kjo do të thotë se armiqësia midis nesh dhe Perëndisë ka marrë fund, meqenëse Krishti ka luftuar me sukses shkakun e asaj armiqësie – mëkatet tona. Gjithashtu ne kemi paqe të ndërgjegjes, duke ditur …
A po kërkon një gëzim të qëndrueshëm?
«Fryti i Frymës është […] gëzimi» (Gal. 5:22). Njeriu nuk gjen gëzim të vërtetë derisa gjen Zotin. Më pas ai hyn në atë që Pjetri e quan «hare e patregueshme dhe e lavdishme» (1 Pjetrit 1:8). Kushdo mund të gëzohet kur rrethanat janë të favorshme, por gëzimi që është fryti i Frymës nuk është rezultat i rrethanave tokësore. Ai buron …
Dashuri jo prej kësaj bote
«Fryti i Frymës është dashuria…» (Gal. 5:22) Fraza «fryti i Frymës» na mëson që në fillim se virtytet që pasojnë mund të prodhohen vetëm nga Fryma e Shenjtë. Një njeri jo i konvertuar është i paaftë për të shfaqur ndonjë nga këto cilësi të hirshme. Madje edhe një besimtar i vërtetë është i pafuqi për t’i shfaqur këto me forcën …
Kërkimi për akreditim njerëzor, godet fortë jetën e besimit
«Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia» (Gjoni 5:44). Me këto fjalë Zoti ynë tregon se ne nuk mund të kërkojmë në të njëjtën kohë aprovimin e njeriut dhe miratimin e Perëndisë. Gjithashtu ai pohon se kur i futemi kërkimit për akreditim njerëzor, ne i japim një …