«Vini re atë që dëgjoni» (Marku 4:24). Zoti Jezus na porosit që të jemi të kujdesshëm se çfarë dëgjojmë. Ne jemi përgjegjës për të kontrolluar atë që hyn përmes portës së veshit dhe po aq përgjegjës që ta përdorim siç duhet atë që dëgjojmë. Ne nuk duhet të dëgjojmë atë që është paturpësisht e rremë. Kultet janë duke deklamuar propagandën …
Si mund ti shërbejmë Krishtit?
«Sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua» (Mt. 25:40). Këtu kemi një inkurajim të kënaqshëm dhe një paralajmërim që duhet ta mësojmë. Çfarëdo që bëjmë për vëllezërit e Krishtit llogaritet sikur të bëhej për vetë Atë. Ne mund t’i shfaqim mirëdashje Zotit Jezus çdo ditë duke i shfaqur …
Karakteristikat e butësisë
«Fryti i Frymës është […] butësia…» (Gal. 5:23). Kur mendojmë për butësinë, ne priremi të mendojmë për Kaspar Milketostin (Caspar Milquetoast), karakterin komik që ishte mishërim i ndrojtjes dhe dobësisë. Por ky fryt i Frymës është diçka shumë ndryshe. Ai vjen nga një fuqi e mbinatyrshme, jo nga dobësia. Ai i referohet së pari nënshtrimit të përzemërt të një besimtari …
Besnikëria në jetën praktike
«Fryti i Frymës është […] besimi…» (Gal. 5:22). Ky fryt i Frymës është kuptuar përgjithësisht si besnikëri. Ky nuk është besimi që shpëton, as besimi që ushtrojmë përditë në Perëndinë (edhe pse mund ta përfshijë atë). Për më tepër është besnikëria dhe besueshmëria në marrëdhëniet që kemi me Zotin dhe njëri-tjetrin. Dikush e ka përkufizuar atë si të jesh «besnik …
Rreziku i numrave të shumtë në shërbesë.
«Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe…» (Gjyqtaret 7:2). Gjithkush prej nesh ka një dëshirë të fshehtë për numra dhe një prirje për ta gjykuar suksesin me statistika. Ekziston njëfarë turpi për grupet e vogla, ndërsa grupet e mëdha fitojnë vëmendjen dhe respekt. Cili duhet të jetë qëndrimi ynë në këtë fushë? Numrat e mëdha nuk …
Dashuri jo prej kësaj bote
«Fryti i Frymës është dashuria…» (Gal. 5:22) Fraza «fryti i Frymës» na mëson që në fillim se virtytet që pasojnë mund të prodhohen vetëm nga Fryma e Shenjtë. Një njeri jo i konvertuar është i paaftë për të shfaqur ndonjë nga këto cilësi të hirshme. Madje edhe një besimtar i vërtetë është i pafuqi për t’i shfaqur këto me forcën …