«Sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua» (Mt. 25:40). Këtu kemi një inkurajim të kënaqshëm dhe një paralajmërim që duhet ta mësojmë. Çfarëdo që bëjmë për vëllezërit e Krishtit llogaritet sikur të bëhej për vetë Atë. Ne mund t’i shfaqim mirëdashje Zotit Jezus çdo ditë duke i shfaqur …
Si ti zgjidhim gjërat me urtësi?
«Pajtohu me kundërshtarin tënd në ligj, sa je në një rrugë me të; që kundërshtari yt të mos të të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi të të dorëzojë te rojtari dhe ti të biesh në burg» (Mt. 5:25, NASB). Një nga mësimet e jashtme që mësojmë nga kjo pjesë është se të krishterët nuk duhet të jenë të prirur për …
Si të aftësohemi për të patur vetkontroll?
«Fryti i Frymës është […] vetëpërmbajtja…» (Gal. 5:23). Përkthimi i parapëlqyer i këtij fryti të fundit të Frymës është vetëkontrolli. Vetëpërmbajtja ka patur të bëjë kryesisht me kufizimin e përdorimit të pijeve dehëse. Vetëkontrolli mbart mendimin e të qenit i matur ose i përkorë në çdo fushë të jetës. Përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë, besimtari aftësohet që të ushtrojë …
Sa i fortë është durimi juaj?
«Fryti i Frymës është […] durimi…» (Gal. 5:22). Durimi është virtyti që u bën ballë me durim dhe madje me fitore shqetësimeve të jetës. Ndonëse mund t’i referohet reagimit të duruar ndaj rrethanave të pafavorshme, ajo i referohet zakonisht qëndresës së mëshirshme ndaj provokimeve të njerëzve. Perëndia është i durueshëm me njeriun. Mendo për një çast për ligësinë e madhe …
A nuk ka vendosur Perëndia një mbrojtje rreth besimtarit?!
«Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës» (Gjoni 11:9) Kur Jezusi sugjeroi që të ktheheshin në Jude, dishepujt u tmerruan. Judenjtë ishin përpjekur për ta vrarë Atë me gurë përpara pak kohe dhe tani ai po fliste për një vizitë kthimi. Si përgjigje ndaj frikës së dishepujve, Jezusi tha: «Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës». Në pamje të parë …
Nëse gjithçka varet nga Perëndia, përse duhet të punojmë atëherë?
«Ai do t’i shkatërrojë […] që ti t’i përzësh dhe t’i shkatërrosh» (Ligji i Perterire 9:3, NASB) Në të gjitha marrëdhëniet e Perëndisë me njerëzimin, kemi një kombinim të çuditshëm të hyjnores dhe njerëzores. Le të marrim Biblën, për shembull. Kemi Autorin hyjnor dhe kemi autorët njerëzorë, të cilët shkruan të shtyrë nga Fryma e Shenjtë. Për sa i përket …